Ditën e djeshme të pritjes në PD Flamuri ja kishte kushtuar arsimit. I pari në radhë e priste një biznesmen, i cili donte të takohej doemos me Flamurin se nuk kishte shumë kohë të priste. Flamuri e shoqëroi nëpër korridoret e PD, që vinin pak era myk se kishte një javë pa u hapur dera. Hynë në zyrën e Flamurit, u rehatuan dhe Flamuri nuk dinte nga t’ia niste.
-Më fal zotëri, tha, se sot e kam lënë takimin vetëm për njerëz që kanë probleme me arsimin, i tha. Ju më duket sikur keni ndonjë biznes.
-Jo, tha, për arsimin kam ardhur. E kam çunin tek kjo shkolla amerikane. Paguaj mijëra dollarë në vit. Të lutem shumë, unë i paguaj ato pare se dua ta kem çunin para syve, jo për të bërë qoka në shkollë.
-Më vjen keq, i tha Flamuri. Ato janë shkolla private, nuk ndërhyjmë dot.
-Si nuk ndërhyni, tha. Po paret e mia kush i mbron?
-Po çfarë ka ndodhur, i tha Flamuri.
-Shiko, unë kam ardhur tek ju se kam krijuar një lloj respekti, i tha biznesmeni, se kam dëgjuar që ti ia tregon vendin këtij Bashës.
-Jo, tha Flamuri, secili ka vendin e vet. Unë jam i dyti pas atij të madhit në parti, ai është i pari në Bashki.
-Leri këto se këto i di unë, tha, por dua të të rrëfehem për diçka. Dje mësuesja e çunit tim, që është 5 vjec, dhe që unë paguaj qimet e kokës ta mbaj në atë shkollë, ka mbledhur klasën e çunit dhe u ka thënë ‘sonte mbasdite të gjithë tek sheshi se Babi i Zetës do ndezë pemën e Vitit të Ri’.
-Kush është Zeta, pyeti Flamuri.
-Zeta quhet gocë e Lul Bashës në anglisht, kurse për shqiptarët ka emrin Dafina.
-D.m.th zysha paska keqpërdorur të miturit për takimin me Lul Bashën, pyeti Flamuri. Mos ka qenë gjë Kunati nga shkolla paradite?
-Jo, nuk e njoh as Kunatin, askënd tjetër, vetëm dua të protestoj fort, dhe nëse ju nuk e bëni problem, unë do ta çoj zyshën në gjyq. Ka ardhë çuni duke qa në shtëpi, dhe ra përmbys. Më thoshte pse ti nuk je kryetar baskie dhe babi i Zetës është. Po prit mo të keqen babi, i thashë, se unë jam biznesmen, ja kam bërë biznes, kam bërë para, po të çoj ty në shkollë.
-Edhe ai është biznesmen tha, ka para më shumë se ty, po është dhe kryetar bashkie. Nuk shkoj më në shkollë, tha, se ajo Zeta na shet mend që e ka babin kryetar bashkie dhe ajo zysha mban anën e Zetës po mburrëm dhe ne babat tonë. Tani unë dua ta zgjidh këtë punë menjëherë, ndryshe unë do padis shkollën.
-Ça të thotë Flamuri. Unë do flas me këta të ministrisë të pushojnë mësuesen, t’i heqin akreditimin si mësuese. Të drejtë ke. Po qetësoje çunin, i thuaj Bashkia varet nga PD-ja, s’ka gjë në dorë babai i Zetës.
-Po, po, i thashë që ka fitu PD-ja, jo babi i Zetës, po ai tha e di, e di se Daja i Zetës është kryetar PD-je, ai është më i madhi. D.m.th Kunati, e kupton ti apo jo?
-Ky qenka fundi, tha Flamuri. Do merrem unë menjëherë. Pa merak, dil jashtë.
Doli biznesmeni dhe hyri një burrë modest, që nuk rrezatonte pasuri.
-Zoti Flamur, kam ardhur për shkollën e djalit, i tha.
-Ça shkolle e ke djalin, e pyeti Flamuri.
-Edit Durhami, në klasë të pestë, i tha burri.
-Ça problemi ka, e pyeti Flamuri.
-Nuk e di, por tek lënda Vendlindja që kanë, zysha u ka dhënë detyrë shtëpie më përshkruani TEG-un, si është dhe çfarë mrekullie është të bësh pazar atje. TEG siç e di është ky dyqani i ri i Zamirit. Unë e kam rrogën 280 mijë lek dhe nuk shkoj dot me bë pazar aty. As çunin s’e kemi çu se na kanë thënë që është nj dyqan Jambo aty afër dhe kemi hall se na kërkon gjë me ble dhe s’kena pare. Kështu që as çuni s’e kish pa dhe s’e bënte dot detyrën, as ne s’e kena pa dhe s’e ndihmojmë dot. Sot mësuesja e ka nxjerrë çunin para klasës dhe i ka thënë turp për ty dhe prindërit e tu që nuk të kanë çuar tek TEG.
-Skandal, i tha Flamuri. Ke të drejtë. Ty do të ndihmoj unë. Kam unë një material të gatshëm ça është TEG, dhe ta bëjë djalin detyrën. Për të tjerat do merrem unë.
Prindi doli i hutuar nga dera, kur radha ishte shumë e gjatë.
-Ça ke ti, i tha Flamuri të parit.
-Ka marrë goca katër, tha, se i ka rënë në detyrë cila është personalitetja më e madhe femen pas Nënë Terezës dhe goca s’e ka ditë që është Jozefina Topalli dhe e kanë ngelë.
Flamuri tundi kokën dhe mbylli derën.
-Çfarë pisash, tha. Shkollat private në shërbim të gocës Lul Bashës, shtetëroret në shërbim të Zamirit, Sandrit, Jozit. Unë numri dy dhe nuk kam hyrë në asnjë libër. Ja tregoj unë qejfin këtij Myqerem Tafajt, tha.
…S’ka problem se do te harrohet edhe myqeremi,ashtu siç u harrua MEMUSHI.Te gjithe shanim neper dhembe kur binte fjala ke arsimi,po s’patem fat, se edhe kete here cop mishi emeruan prap.Do pyetur te vjetrit se mos eshte vend ters territori ku ngrihet ministria.Kalamjte te rrine te qete dhe 2 vjet,se kur te vije fushat e rradhes(2013),pune e madhe i pret…
…me shaka pa shaka, keta prinder u ankuan ke flamuri,por turp ata prinder te tjere ne mbare shqiperine ,qe lene femijet e tyre t’i terheqe zvarre drejtori ose mesuesi kujdestar neper mitingje shefash qe vijne nga tirana!!!Femijet lume me pankarta neper sheshe,prinderit lume neper lokale,duke pare kronika lajmesh me shprese se mos dallojne femijet e tyre…