Flamuri shpërthen kundër Kunatit

5 Dhjetor 2011, 22:08Antena TEMA

Disa karrotreca të kontraktuara nga Bashkia po transportonin në mesnatën e së dielës kioskat e Kunatit për tek rruga këmbësore në krah të Galerisë së Arteve deri tek Bar Kalaja. Flamuri ishte duke u kthyer në shtëpi kur u ndesh me karrotrecën e parë, të dytë, të tretë dhe më pas një autokolonë e gjatë. I bëri shenjës njërës që drejtohej nga një tropojan dhe ai ndali.

-Hë mo, paske fillu punë në Bashki, i tha Flamuri, i cili e kishte ndihmuar dikur të blinte karrotrec dhe të lidhej me shefin e qarkullimit rrugor për të bërë ndonjë lek.

-Na ka marrë krejt Kunati në punë i tash, kena shpëtu, tha shoferi. E dimë që fitojmë më pak, po e kena të sigurt. Na e gjen ai punën. Thotë sot je në filan lagje, i du gjithë makinat në parkim të Bashkisë, ene e ke të caktueme 100 mijë lek dita.

-Po këto ku i çoni, i tha Flamuri.

-Aty ke Rruga e Kunatit.

-Ku është Rruga e Kunatit, pyeti Flamuri.

-Aty mor burrë nga Bulevardi për tek Bar Kalaja që shko tek PD. Nuk di si e ka emrin nga shteti, po tani Rruga e Kunatit i thërrasin mo.

-Po ku i morët këto kioska, i tha Flamuri.

-Aty mo tek ai shoku i Kunatit që ka dhe Megatekun.

-Po kush do merret me menaxhimin e kioskave atje?

-Ajo mo, shoqja e Kunatit, që rri me të, ku di unë si e ka ajo goca që merret me reklama. Është një brune dhe një bionde. S’di kë ka vallahi shoqe.

-Po kush do shesë në këto kioskat, e pyeti Flamuri.

-Ku di unë, po do miq të Kunatit na kanë thonë. Ja ka bë për nder këtë radhë se shtrenjtë e ka- 3 mijë euro, por u ka premtu leje ndërtimi atyre që do paguajnë.

-Po pse, ai i ka në dorë lejet e ndërtimit, po bënte të paditurin Flamuri…

-Po mo burrë, ai arkitekti i pallatit të Kunatit është bo i madh.

-Mirë vëlla, mirë, ec vazhdo punën, i tha Flamuri.

-Nuk o çun keq Kunati, kot e ke marrë inat, i tha shoferi që kuptoi xhindosjen e Flamurit. Është Numri 2 në Bashki.

-S’ka problem, i tha Flamuri, s’merrem me Bashkinë unë, jam numri 2 i pushtetit.

-Po mer shef, po, s’na bëjnë kurrë nr.3 në Tiranë ne, na thonë jena malok, sikur ky Kunati nuk o malok. Fshati i tij është më lart se fshati jonë. Vetëm se osht malok nga Tepelena e bëjnë nr.2.

-S’ka problem, i tha Flamuri. Hajt se do ta shohim. S’ka për ta pasë të gjatë. Po ndonjë gjë tjetër ça thuhet?

-Asgjë shefo. Mirë në përgjithësi, çohena në mëngjes, flasim me Kunatin, na trego rrugën ku do marrim makinën, na cakto çmimin, kthehemi në drekë, marrim lekët tek Kunati, shkojmë tek puna, flasim me atë shokun e Kunatit, na bën ca instruksione për punë, pastaj ikim tek zyrat, është ajo kushërira e Kunatit, na shënon orët e punës, pastaj kthena në shtëpi, s’ka ujë, marrim atë inxhinierin që e ka pasur në punë shoku i Kunatit që është bo drejtor i madh në Bashki se merret ene me ujin, i thojna atij me na shlu pak ujë na ktej nga Yzberishti, na shlon ujin ky inxhinieri i shokut Kunatit, pastaj shikojmë TV, del ky dhandrri i Kunatit në televizion, flejmë gjumë, çohena prap, takohena me Kunatin… e kshu.

-Po për mu u ka folë ndonjëherë Kunati, pyeti Flamuri gjithë kërshëri.

-Jo me thonë të drejtën. Një herë ja hapa unë muhabetin, më tha s’merrem me ata katunarët e PD-së, dhe qeshi me të madhe ajo vajza brune që rri me të. Është ene një bionde, ene se dijmë akoma kë ka të fejume d.m.th që me e marrë me të mirë si gruja e Kunatit.

Flamuri u xhindos dhe më keq.

-Mirë, mirë, tha, ç’t’i bëj atij Burrit unë që zgjedh gjithmonë burra-gra në krye të PD dhe na bie të kemi në krye Kunetërit pastaj.

 

 

 

 

 

 

3 komente në “Flamuri shpërthen kundër Kunatit”

  1. detroit says:

    Dikur qeshnim me humoret e Zef dedes kur bente kunatin e shokut xhemal tani po qeshim me kunatin e shokut lules .kohe te ndryshme historite njejta.

  2. Tani97 says:

    e bukur shume fjalia mbyllese.

  3. Vlora says:

    ha ha ha katundaret e PD….shyqyr qe i ka mbledh te gjithe e ska len me per parti tjeter …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje