Flamuri heton për armiqtë pas sëmundjes së Doktorit

12 Dhjetor 2011, 23:43Antena TEMA

Sapo u mësua se Doktori e kaloi gjendjen e tij të keqe, Flamuri shkoi me urgjencë tek zyra e Jozit.

-Kjo ngjarje nuk duhet të na kalojë pa një analizë të thellë, tha. Në kohën që ti po qetësoje miliona njerëz të shqetësuar për shëndetin e atij Burrit, unë kam hetuar disa fytyra të liga që po gëzonin në heshtje në sallë. Unë mendoj se duhet t’i bëjmë një raport të hollësishëm atij Burrit.

-Patjetër duhet me ja ba, i tha Jozi. M’i difto pak kush ishin ato fytyra që u gëzun përveç Lul Bashës se atë e pashë vetë. Ai nuk u besonte syve që ai burri u këput, dhe mori një pamje prej gjeli duke hedhur sytë sa andej- këtej nëpër sallë, për të treguar që asht i pari. Në atë moment vendosa fill me dalë në tribunë me e përcjellë atë Burrë e me qetësu njerëzit. E kam pa mer Flamur si u ba në fytyrë krejt kuq, si me i pasë rënë atij tensioni e jo atij Burrit.

-E drejtë, e drejtë, tha Flamuri, por ti nuk pe Genc Rulin. E kisha afër. Ju zvogëluan sytë nga gëzimi dhe shikonte gjithë kureshtje si e merrnin bodigardët dhe si reagonin njerëzit. Kur u sigurua që ai iku, të gjithë njerëzit po dilnin jashtë se s’kish më kuptim festa, ai mori një gotë tjetër.

-E shikon mer Flamur çfarë man afër ai, gjarpnin në gji mban.

-Prit, prit, i tha Flamuri. Genc Pollo gjithë kohën bënte mesazhe. I shkova nga pas dhe ia lexova. Në një mesazh thoshte: “Abiu u këput. Nuk dihet sa i mbajnë gjunjët”.

-Kujt i thotë Abiu ai mer Flamur, ç’ka d.m.th Abiu?

-E thotë me tallje për Doktorin, është fjalë myslimane si me thënë vëllai i madh.

-Plehna, tha Jozi. E shiko ti, krejt mezi po presin me vdekë ai?

-Pashë dhe Ben Imamin, tha Flamuri. Të gjithë u vrenjtën në fytyrë, ai shikonte me një buzagaz nga tribuna ku rojet po mbanin atë burrin duke e marrë thuajse në krah dhe i tha njërit që kishte në krah: “Qenka më lehtë se sa e kemi menduar. Na iku jeta në tank kundër këtij”

-E shikon mer Flamur kë ka ba Ministër Mbrojtje. Ku ku për na thuj. Krejt duhet me ja shkru këto.

-Kam dyshimet e mia dhe për Ridvanin, tha Flamuri, por s’dua ta besoj. Me atë e kam pak problem se ai rri fytyrë zymtë gjithë kohën dhe s’dihej nëse e kishte atë fytyrë nga sëmundja e Doktorit, por kur dole ti dhe the që Doktori është mirë, mu duk sikur ai u nxi dhe më shumë akoma në fytyrë. Kam frikë se ai diçka i fsheh Doktorit.

-Ah mer Flamur, s’i dihet kurrë kush ta do të mirën sot. Mu më ka çuditë Ilir Meta. Më ka marrë në telefon e më thoshte ‘më thuj si është, më thuj të vërtetën, ke Petrit Vasilin në dispozicion’. Ishte i shqetësum mar Flamur, ça me të thanë unë, i dridhej zani. Po iku ai, ikëm të tanë, tha. Dukej njeriu që e ndjente tamam.

-Unë them t’ia shkruajmë të gjitha, tha Flamuri. T’i themi se shumë njerëz nga të qeverisë ishin të gëzuar për sëmundjen tënde dhe t’i përshkruajmë gjithë detajet që ai i beson. T’i shtojmë dhe masat që duhen marrë në raste të tilla që të mos krijohet konfuzion.

-Çfarë thu mer Flamur? Si me i thanë tjetrit kur të vdesësh ti, e kena ne dorë a? Po me e pa vajza e tij raportin apo gruja e tij e na fshijnë krejt para tij. Duhet me kenë të kujdesshëm. Unë them veç t’i tregojmë kush është gëzu. Por duhet me shtu dhe diçka për Kunatin. Për sy të ballit, më tha dikush, që ka ngritur dolli me shishe birre me atë partnerin e vet që ka, çka ashtë njoni i Hekuran Isait që e ka mik e paska thënë iku dhe ky tani, erdhi tamam radha jonë. Janë plehna mer Flamur, çfarë nuk u shko mendja kundër atij.

-Ta shkruajmë dhe këtë, tha Flamuri. Duhet t’ia bëjmë të qartë se kush do gëzohet nga vdekja e tij. Janë të njëjtët që po gëzojnë dhe nga pushteti i tij. Duhet t’ia themi këtë.

-Hajt mer Flamur se s’kanë ça na bajnë. Ti ke me pasë të njajtën punë, i dyti pas meje ke me kenë, s’të ndërroj me askënd.

 

6 komente në “Flamuri heton për armiqtë pas sëmundjes së Doktorit”

  1. Ramy says:

    hahahahahhh Shume perralle e bukur kjo per femijet ne kopesht

  2. puttitdown says:

    ….sikur po i behet realitet, ajo shpallja e vdekjes qe i bene ato te “Rinise Aktive”! hahahahah!

    Jozi te bej nje nekrologji vdekje per Saliun dhe te veproje si doktor Adhamudhi…aty te shikoj se kush do te qaj! ASJNJE! AS LIRIA ME KELYSHET E VET NUK KA PER QARE!

    1. Vlora says:

      ha ha ha rinija aktive pacin doren e mbare………….

  3. eli-Tiv says:

    …”qe te qesoje miliona njerez”???…JO…per te ulur entuziazmin e miliona njerez….kjo eshte arsyeja e daljes se Zhozefines…kuptohet edhe konfirmimi i te qenurit Nr 2..

  4. S'e gjen gje halene says:

    Po Luli ne momentin e pare qe Sala jep shpirt ia mbath nga Shqiperia. Kellqet e Lulit jane me te dobta se te Sales, keshtu qe ai eshte i pari qe uron jete te gjate Berishes.
    Si perfundim halene nuk e gjen gje, vec ne paste ndonje kancer qe qindra mijera shqiptare ia urojne me shpirt.

  5. Albert says:

    Llumi qe ka mbledhur gjithe kete kohe rreth vetes mocalishtja Sali eshte problemi me i madh per shqiptaret. Servilet dhe sherbetoret me mendesi Gestapo-je te tipit Noka,Balliu ….etj do jene kosto e madhe per t’u pastruar nese nje dite do dalin burra te perballin kete murtaje qe ka kapluar Shqiperine. Zoti na ndihmofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje