Jozi u takua me Martinezin. Parlamentari i njohur europian, kishte përgatitur një skedë për takimin me Topallin. Sekretarja i kishte shënuar katër pika kryesore të nënvizuara fort.
E para, zonja Topalli do të theksojë se opozita për dy vjet bllokoi integrimin, por tani ajo po bashkëpunon për reformat dhe ne do t’i plotësojmë menjëherë kushtet.
E dyta, Europa është e zhytur në krizë ekonomike për shkak të luhatjeve të sistemit bankar, por Shqipëria nuk është prekur nga kjo krizë, fal vitalitetit të saj dhe rritjes ekonomike.
E treta, Shqipëria ka bërë hapa para në shtetin ligjor dhe ka rritur performancën e institucioneve të drejtësisë, si Gjykata e Lartë, Kolegji Zgjedhor etj.
Së katërti, Shqipëria do të dijë t’i zgjidh dhe problemet e tjera, brenda kuadrit të saj ligjor, siç është zgjedhja e presidentit. Këtu sekretarja kishte vënë një shënim me kllapa (Kujdes, është kandidate për presidente!).
Martinez i mori pikat, i lexoi e rilexoi dhe nuk po i jepte dum. Sekretarja i ishte dukur gjithmonë njeri kot dhe për herë të parë i kishte bërë një skedë kaq të hollësishme për një takim që atij i ngjallte bezdi.
I lexoi dhe rilexoi me dyshim sërish dhe vendosi të bënte humor. Sapo u përshëndet me zonjën Topalli, u ul dhe nxorri skedën e sekretares përpara. Pa një here pikën e pare:
“Opozita ka bllokuar dy vjet integrimin….por…”
Jozi filoi të fliste. E pabesueshme! Pikë për pikë si kishte parashikuar sekretarja. Martinez tundi kokën i gëzuar dhe i lehtësuar që më në fund sekretarja e tij kishte arritur një aftësi të madhe parashikuese.
Kaloi tek pika e dytë. Jozi filloi t’i fliste për krizën europiane dhe atë të bankave dhe në fund, e pabesueshme, por po përsëriste pikë më pikë çfarë i kishte shkruar sekretarja.
E treta po ashtu..e katërta po ashtu!
Martinez u çlirua plotësisht nga kurioziteti që i kishte shkaktuar sekretarja dhe filloi të bëjë humor.
-Ju zonja Topalli nuk ka nevojë të hyni në Europë, tha. Ju jeni po aq europianë sa ne, keni të njëjtat huqe dhe të njëjtat të mira. Epërsia juaj është se nuk jeni në krizë dhe vendi ka arritur standarte më të larta se shumë vende të Europës, kuptohet pas Gjermanisë.
Topalli i buzëqeshi dhe ja miratoi deklaratën. I kërkoi një minutë kohë ta mbante shënim t’ia jepte sekretares.
-Si i keni marrëdhniet me sekretaren, e pyeti papritur Martinez?
– Të mira, i tha Topalli. Në fund të fundit sekretare është. Idetë i merr prej meje
-Çudi, tha Martinezi. Ju dhe sekretaret i keni ndryshe. Unë për shembull, për këtë takim i kam marrë gjithë dijet nga sekretarja dhe po mbetem i mahnitur! Ajo ka parashikuar gjithçka që ju thatë.
Jozi u bë shumë kurjoze!
-Përnjimend, tha? A ban me e pyet si e ka gjet, jam shumë kurioze? Unë jam e njoftun boll në Europë, por se kam dit që më njeh dhe sekretarja juaj.
-Po e pyes, tha Martinezi dhe mori sekretaren në telefon.
E falenderoi për skedën e përgatitur dhe i premtoi një shpërblim, me kusht që ajo t’i tregonte se ku e ka konsultuar skedën e takimit me Topallin, që i kishte parashikuar gjithë pikat e bisedës.
-Kollaj, i tha sekretarja. Pyeta këtu në Bruskel kush është kjo zonja dhe më thanë është një vartëse e Berishës, që përsërit fjalë për fjalë çfarë thotë ai. Berisha kish qenë në Francë, i kërkova një koelgu tim çfarë ka thënë në takim ai dhe ua shkrujta ju. Duket që s’ma ka gënjyer…
-Qartë, i tha Martinezi duke qeshur.
-Çfarë tha, çfarë tha , pyeti gjithë kuriozitet Jozi.
-Kjo është e lehtë, tha Martinezi. Ju jeni skeduar si grua besnike e Berishës në politike dhe sekretarja paska kopjuar fjalimin e Berishës në Francë dhe më ka përgatitur skedën.
Topalli eshte politikane qe ka me shume se 14 vjet qe ri ne zyre , si n/kryetare dhe si kryetare e parlamentit, pa kontribute te tjera.
femer me debile nuk behet
prandaj jemi ketu ku jemi
na kishin ardhur dikur ne France Berisha ,Topalli Mustafaj e disa te tjere…U takuan me disa shqiptare e me disa franceze,edhe kur vjen puna me shku me flet,nje shqiptar pyet Besnikun:besnik jeni 7 e keni marr 6 dhoma,ose ka nje cift homo me ju,ose dikush i hyp kesaj?
Kryetarja ke shume sekretare. dhe drejtoret e pergjithshem jane sekretare dhe ndoshta me pak te fuqishem se sekretaret e zakonshem. Ata kane zevendesuar shume specilaiste dhe njerez te perkushtuar dhe me merita te cilet qe nga viti 2005, u nenshtruan nje presioni dhe dhune te vazhdueshme deri sa lane vendet e punes, per tu zevendesuar nga miq te aferm dhe bashkeqytetare shkodrane. Nga 140 vete ne administrate te parlamentit u hoqen me shume se 50 vete , Sot administarta ka rreth 200 vete. 200=140-50+110. Pra 110 vete ka shtuar josefina gjate ketyre viteve te saj ne krye te parlamentit. Ku do te shkojne keta shkodrane te paafte pasi shefja e tyre do te largohet. Si do te justifikojne mosrealizimet e procedurave te hyrjes ne pune sipas statusit te nepunsit civil. si do te justifikojne shpenzimet e larta te bera per projektet e reja dhe asnje parlament te ri te perfunduar, e s shume gjera te tjera te renda dhe te perballueshme nga te varferit shqiptare. Cdo gje e jashte ligjshme e ndodhur aty , eshte monitoruar dhe do te nxirret pergjegjesia nje dite. Kontrolli i shtetit me shefin e ri ta fillije me mire punen ne Kuvend. O sekretare duajeni veten dhe femijet tuaj me shume.