Më në fund erdhi dhe dita. Luli bëri gati fjalimin, e lexoi dy herë dhe u mat të dilte nga zyra. Asistentja e shtypit, që i rri gjithmonë afër, i dha zemër duke i thënë dukesh shumë bukur, mos ki emocione.
-Nuk kam emocione, po kush i dëgjon këta pisat, tha. I kam thënë Kunatit, që të mos duket aty, të lërë vetëm të fejuarën dhe ajo të thotë që unë kam tre vjet që e kërkoj këtë biznes, para se të lidhesha me Kunatin.
-Pa merak se nuk merret njeri me atë punë më. Këtu ke dhe skaletin e ceremonisë.
Një gazetare e ABC ju turr asistentes se donte hollësi.
-Po ja, mbaj shënim, i tha asistentja. Ceremoninë do ta hapë e fejuara e Kunatit, si e ka emrin ajo se ia harrova, ceremonia do të zhvillohet tek Rruga e Kunatit, si e ka ajo rruga se ia harrova, ka të bëjë me fillimin e punës së këtij fshatit të Kunatit, si quhet në këto raste këto fshatrat me kioska se harrova, është ndërtuar me leje të Kunatit të Kunatit, dhe ka për autorë partnerin e Kunatit, si e ka emrin se ia harrova, bashkë me partneren e Kunatit, si e ka ajo se ia harrova….
-E kuptova, i tha gazetarja, d.m.th të pyes Kunatin.
Pas kësaj Luli dhe ekipi i tij hynë tek Rruga e Kunatit, arritën në qendër të fshatit të Kunatit, dhe ceremonia filloi.
Në fillim foli partnerja e Kunatit që falenderoi partnerin e Kunatit, për ndihmën e dhënë me kioskat nga biznesi i Kunatit, si dhe Kunatin e Kuantit për lejen e shfrytëzimit që bëri të mundur ëndrrën e saj tre vjeçare ta bënte një biznes bashkë me Kunatin.
Pastaj foli Luli, i cili theksoi se është hera e parë që ai nuk u ka marrë asnjë lek qytetarëve, por ia ka lënë këtë gjë në dorë Kunatit, partneres se Kunatit dhe partnerit të Kunatit, të cilët siç tha ai, do t’ia marrin bizneseve.
Ndërkohë një grup kalamajsh, të cilët ishin përzgjedhur nga disa shkolla të kryeqytetit, duartrokitën Lulin dhe filluan festën.
Gazetarja e ABC shkoi t’i intervistonte ata.
Pyeti gocën e parë.
-Nga çfarë shkolle vjen këtu, i tha.
-Unë vij nga shkolla amerikane, i tha ajo, dhe zysha na ka thënë sa herë të ketë festa babi i Zetës, do jeni dhe ju në festë. Ishim tek pema e Vitit të Ri, dhe u kënaqëm. Tani do kënaqemi dhe këtu. Zeta na ka thënë se mund të marrim ç’të duam se janë të dajë Erionit.
Gazetarja uli mikrofonin, i buzëqeshi vajzës dhe u largua të intervistonte dikë tjetër.
-Pse keni ardhur këtu, iu drejtua një djali të vogël dhe çfarë është ky aktivitet?
-Ne kemi ardhur këtu se na solli zysha, e cila na mblodhi nga 5 mijë lek në klasë se tha do vizitojmë fshatin e xhaxhi Kunatit. Ajo na premtoi se do na nxirrte në fotografi me xhaxhi Lulin. Ky aktivitet është dyqani i xhaxhi Kunatit, na ka thënë zysha.
-Po zysha ku e di?
-Zysha tha që po e mbajti fjalën xhaxhi Kunati, dhe po u sollët mirë në aktivitet, mua do më bëjnë drejtoreshë dhe do tu kem shumë xhan, nuk u bëj më provim në klasë.
Gazetarja uli prapë mikrofonin. I duhej një zë fëmije, por s’mund të përdorte deri në atë kohë asnjë. Vendosi të bëjë një pyetje të thjeshtë me shpresë që fëmija të përgjigjej shkurt. Ju afrua një vajzë që dukej më e gëzuar se të tjerat.
-A je e gëzuar që je këtu, e pyeti.
-Po, jam shumë e gëzuar, tha, po më ka thënë babi mos fol me gazetarët se të pyesin për dajo Erjonin.
-Si e ke emrin ti?
-Më ka thënë babi mos tu tregoj gazetarëve, tha vajza, dhe vrapoi të kapte Lulin nga dora.
SI E PIN KAFEN AI KUNATI I SHOKUT LUL ME PAK SI SHOKU XHEMAL.HA.HA.HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA