Në ditën e parë të Panairit të Kunatit, pati pak njerëz. I vetmi që kishte filluar nga puna ishte biznesi i qofteve dhe birrave, të cilat kishin mbushur rrugën me tym dhe shije qoftesh. Pak më lart ishte dhe një dyqan që shiste të brendshme grash të markës Cotanella.
Flamuri kishte dërguar dy militantë të PD-së të verifikonin si po shkonte dhe t’i raportonin atij. Dy inspektorët e Flamurit e nisën nga qoftet. Si gjithmonë ai është biznes i kuksianëve dhe dy njerëzit e Flamurit u kënaqën kur gjetën një fshatarin e tyre që po shërbente aty. E nisën me nga 5 qofte secili dhe nga një birrë.
-A jeni tu shit gjë bre, i tha qoftexhiut.
-Mirë vallai sot, mirë, i tha qoftexhiu. S’ka pasë punë shumë dhe këta të panairit kanë ngelë pa bukë ene kanë marrë qofte tek unë. Të shohim ditët e tjera. Ene këta të ministrive kanë marrë. Këta të Bujar Nishanit m’i ka dërgu të gjithë ai, dhe unë do t’i çoj qofte falas në zyrë se nuk lëviz dot. Këta të Olldashit nuk vijnë se qenkan zanë me këtë Kunatin. Unë u thashë qoftet janë të mijat, Kunati i ka marrë lekët, po s’besojnë. Të bëjnë ç’të dunë. Ka ene ca nga PD-ja që iu bi rruga këtej, ene ata blejnë. Mirë, bereqaves.
-Hajt të shkoftë mbarë, i thanë dy inspektorët e Flamurit. Na i bë dhe nga 5 të tjera se qenkan të mira.
Qoftexhiu ua bëri dhe nga 5 të tjera.
Ndërkohë që këta filluan t’i hanë, në krye të rrugës u dukën ca të rinj me parulla të mëdha, “Rruga e Kunatit, Biznesi i Kunatit”… Dy inspektorët e Flamurit lanë qoftet dhe u dolën para.
-Ça doni ju këtu, i pyetën të rinjtë e egërsuar.
-Jemi në protestë, i tha një prej të rinjve, kundër abuzimeve të Kunatit me bizneset e Bashkisë.
-Ik or shikoni punën tuaj, ku ka kunat këtu, Kunati i ka marrë lekët e ka ikë, lerini njerëzit të nxjerrin lekët. A nuk i shikoni që ka vetëm qofte.
Të rinjtë nuk i përfillën shumë. Atëherë një prej policëve bashkiakë po i bënte një telefon disa të fortëve të vinin t’i shpërndanin. Ata lanë bilardon në krah të PD-së dhe erdhën me vrap. Situata u tensionua dhe të fortët pasi bënë ca llafe me të rinjtë, bënë si të mërzitur dhe u kthyen tek banaku i qofteve.
-Na i bë nga dhjetë qofte, i thanë qoftexhiut.
Qoftexhiu ua vuri para. Dy të fortët po hanin me uri dhe po kthenin birrat me fund.
-Pa q… nanën teme këta s’jam ka i la të të bien më qafë ty, i tha qoftexhiut.
-Jo, s’kanë punë me mua, tha qoftexhiu. Unë njerëz dua, vetëm të blejnë qofte.
-Jo mor burrë, a më dëgjo mu ti a jo, pa q… nanën teme nuk i lë me tu afrua. Ke mu ti dhe këtë shokun tim. I zhdukim na. Hajt mirupafshim.
Qoftexhiu u kujtua se ata ikën pa paguar. U mat tu fliste, por nguroi në minutën e fundit. Hodhi sytë rrotull për dy inspektorët e Flamurit. Ata ishin tek kioska tjetër. Po bënin fjalë me zonjën që shiste të brendshme grash, kryesisht tanga.
-Pse moj zojë i paski sjellë krejt brekët e kuqe, a s’kish brekë blu a?
-Kështu i ka firma jonë, të kuqen përdor për të brendshme, po e sqaronte gruaja.
-Çfarë të kuqe thu ti mi socialiste e qelbur, a nuk e din ti që Ed Rama ka ikë nga Bashkia?
-E di, e di, tha gruaja, po kjo është ngjyra e kompanisë sonë. Po i bëmë blu s’na i ble kush.
-Si mo nuk t’i ble kush blu, pse më të mira qekan ato që i mbajnë të kuqe se ato që i mbajnë blu?
Gruaja u vu në siklet dhe bëri gati dy pako të vogla për secilin.
-Merrini, tha. Janë falas për ju.
Dy inspektorët e Flamurit panë me sy nga njëri- tjetri dhe morën pakot duke u larguar në drejtim të PD-së.
Qoftexhiu që i pa, u fpli me zë të lartë.
-Nuk është falas kjo, tha, duhet t’i paguani qoftet.
-Të fala Kunatit, i tha inspektori më i bëshëm. Vetë ka thënë Kunati i tij që osht falas. Ja dhe zonja falas na i dha.
-Po ju falas, ata të fortët falas, kush do paguaj për mua, i tha qoftexhiu.
-Hajt mo burrë se vjen ai i OSBE e të bën xhiro, ne nga 5 copë morëm.
Dy inspektorët u kthyen në zyrë të Flamurit.
-S’kish asgjë shefo. Do qofte që i bënte një kuksian dhe do brekë femrash, po dhe këto s’bënin se ishin ngjyrë e kuqe. Blu s’kish kurrkund.
-E dija këtë, tha Flamuri. Kunati është familje enveriste, mos prit të respektojë ngjyrat tona. Ju falenderoj për punën, u tha.
KUNATI VETE KA BREKE BLU. LULI I MBAN TE KUQE – SI DOMATJA
Luli ka mijera pale breke ngjyre pink, ia ka blere ai gjyshi holandez, kur e merrte per dore ne vitin 1992, deri sa vdiq