Pas rëndimit të djeshëm të shëndetit, ku Doktorit iu desh të qëndrojë dy orë tek Klinika Qeveritare, Flamuri mori urdhër të përgatisë sa më shpejt ngjitjen e Doktorit në Dajt. Doktori e thirri tek Klinika Qeveritare pas Akademisë së Arteve, ndërkohë që mjekët kishin filluar t’i bënin analizat.
-Tani nuk është se unë jam keq, i tha Doktori, unë mirë jam, jam hiper-energjik, por organizmi reagon shumë ashpër ndaj virusit dhe rrëzohem. Për pak u rrëzova sërish tek Akademia. Ndaj duhet përgatitur me kujdes një video ku ngjitem në Dajt në dëborë.
-Kemi pamje nga ajo e vitit të kaluar, tha Flamuri, ku je bashkë me mbesat dhe takon ata të rinjtë e Forumit Rinor.
-Dakord, mirë, s’ka problem, por duhet një e re. Të shikojmë një ditë që të jem pak më mirë, shkojmë e bëjmë, e regjistrojmë dhe ta kemi para Vitit të Ri. Për Krishtlindje më mirë. Vijnë shqiptarët në Shqipëri dhe janë të shqetësuar. Tu japim një lajm të mirë. Shiko, lajmi për shëndetin tim kam vënë re që u intereson më shumë se çdo gjë tjetër. Tani fol pak me mjekun, kur mund të përmirësohet shëndeti im dhe të zgjedhim ditën. Fol pak dhe me ata të metreologjisë kur ka borë.
-Ata i kemi futur në burg, i tha Flamuri.
-Ashtu, mirë se e shikojmë në internet, fol pak me doktorin për kartelën time.
Flamuri thirri mjekun e Klinikës për tu konsultuar. Mjeku erdhi me një dosje të madhe në dorë.
-Pse e ka këtu dosjen ky burri, e pyeti Flamuri.
-Këtu është kuruar gjithmonë, i tha mjeku. Për herë të parë kjo sëmundje i ka rënë në vitin 1988, gjatë komunizmit. Atëherë klinika jonë e çoi në Vjenë, tek një klinikë ku çonim shokët e partisë.
-E njëjta sëmundje, i tha Flamuri i çuditur…
-Po, po, e njëjta. U bë keq. U bë alarm dhe Ahmet Kamberi, atëherë Ministër Shëndetësie, na bëri namin. Plotësojini urgjent kartelën, tha, dhe çojeni në Vjenë. E çuam. E shoqëroi doktor Veveçka. Mjekët austriakë thanë se ka një gjendje hiper-energjie, gati- gati epileptike, që tregon skizofreni të rangut të lartë, që herë- herë kur del nga kontrolli jep gjendje lipotimie, d.m.th përhumbje dhe rrëzim.
Flamuri uli kokën sikur nuk dëgjonte.
-Mori ilaçet dhe që atëherë ilaçet i blen në Vjenë, tha doktori. Dhe gjatë kohës që ka qenë president ne e kemi ndjekur. Kur ishte në opozitë ia blinte e bija në Austri gjithmonë. Tani i kemi futur tek barnat e rimbursueshme dhe ia bie ISKSH me postë speciale.
-Qartë, tha Flamuri. Ai Burri ka thënë që më ka rënë tre herë gjithsej, a ka lidhje mes tre rasteve?
-Nga ekzaminimi jonë na rezulton se këtij i ka rënë mesatarisht tri herë në vit që nga viti 1988, që i kemi hap ne kartelën. Ndaj duhet bë kujdes. Sivjet i ka rënë katër herë gjithsej. Një herë në fund të janarit, një herë në mars, një herë në mes të majit dhe tani. Sidoqoftë ju duhet të mos e stresoni dhe të mos i lini ngarkesë pune.
-A mund të shëtisë ky në mal të Dajtit në një ditë me borë në fund të muajit, pyeti Flamuri.
-Kam frikë se nuk është mirë, tha mjeku. Por nëse e çoni aty me makinë dhe ambientohet pak me mjedisin, mund të bëjë disa metra sa për tu filmuar.
-Kjo na duhet, tha Flamuri. Je në rregull. Dhe kujdes me këtë kartelën se mos bie në dorë të dikujt. E di vetë ti pastaj.
-Jo, jo, i tha mjeku. Unë me këtë po ha bukë se vetëm unë e di që nga viti 1988.
Flamuri u kthye tek krevati ku ishte shtrirë Doktori.
-Fola, i tha Flamuri. Ishte mjek i saktë ai. I kishte gjithë shënimet nga viti 1988.
-Ashtu, i tha Doktori. Po mirë, shumë mirë. Shiko, Ali Alushani është mjek i zoti. Jo, është i zoti, s’e mohon dot.
-Nuk ishte Alushani, tha Flamuri me ndrojtje…
-E di, e di, shiko, Alushani ka qenë mjek i mirë dhe e kemi pasur mik shtëpie. Por shiko, atë e detyroi Ramiz Alia të më çonte në Vjenë për të më nxjerrë të çmendur. Çfarë s’kanë ba. Po unë u qëndrova. Shkova në Vjenë, u vizitova dhe ju luta doktorit austriak, i shpjegova situatën dhe u bind. Ke të drejtë, tha. Duhet përmbysë komunizmi, pastaj duhet të merremi me ty. Dhe kishte të drejtë, kupton apo jo, se komunizmi ishte prioritet më i madh. U ktheva. Kur panë që kisha marrë kurë dhe nuk më shtruan për skizofreni, u ra pika.
-Paskan qenë të poshtër, tha Flamuri. Po ku është ky Alushani tani?
-Jo, s’ka faj Isuf Kalo. Shiko, s’e bëri Isufi atë. Isufi që ta dish ti na ka mbrojtë. Ka qenë burrë i mirë. Vinte ndonjë letër nga Sigurimi kundër nesh, e mbante mënjanë, na e tregonte vetëm ne. Jo, na ka mbrojtë. Ndaj e mbaj afër. Por i poshtër ka mbet Ylvi Vebiu. Ai ka shkru librin e Edi Ramës, jo, jo, ai e ka bë Kurbanin.
-Kush është ky, tha Flamuri i hutuar krejt nga përçartja e Doktorit.
-Ah, s’e njeh ti Ylvi Vebiun, a, mirë, pastaj kot flasim. Po ai që ka shkrujtë librin e Edi Ramës është, se ai zotëri e bëri të gjithën. Ai donte të më mbyllte në çmendinë që atëherë. E thirri Ramiz Alia dhe i tha këtë e dua në çmendinë. Ai u tregu frikacak dhe më çoi në Austri, pastaj kur u ktheva unë, iku në SHBA. Vetëm kur e pashë një ditë në TV që fliste për librin e Edi Ramës. Ai ia paskësh shkruar.
-S’e kam parë, i tha Flamuri dhe kërkoi me SMS të shfletonte dikush librin dhe të shikonte a kishte mbiemër Vebiu aty.
Pas pak mbërrin një SMS. Po, është Adrian Vehbiu.
-OK, Doktor, e sqarova ky foktori e paska emrin Adrian Vebiu.
-A, jo, asht i biri, asht i biri, po shiko i ati ia ka lënë porosi, mos e diskuto. Dakord. E dija që ai e ka lënë amanet. Se donin të më fusnin në psikiatri atëherë. Nga ’88-a deri tani, 24 vjet u kam rezistu. Asht tregu burrë i mirë austriaku.
-Dakord, po unë me kë mjek të konsultohem tani, i tha Flamuri, se Isuf Klaos s’i them dot, ky Ylviu që thu ti paska vdekë, djali qenka gazetar, këtë Veveckën s’po e gjejmë dot…
-Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ata nuk më mundën dot. Kam 24 vjet zotëri që u them nuk jam i çmendur, dhe ata tmerrohen nga kjo. Janë zhdukur si plehra, njëri në Amerikë, tjetri në Evropë, tjetri në gropë. Sa të bjerë bora e parë do shkojmë në Dajt. Dua te jenë aty të gjithë mbesat, fëmijët, ti, prit kush duhet tjetër, prit kush duhet tjetër, shiko, thirr dhe medien, Koha Jonë, Albania, TV Arbëria, TV Shijaku dhe Telenorba… Boll janë kaq.
Flamuri u hutua fare.
-E paska humbur, tha, ngatërron mediet e ‘97 me 2011.
-Mirë, mirë, patjetër, i tha. Po Frangaj të vijë me Zamirin?
-Në asnjë mënyrë. I kam bë një nder, e kam nxjerrë nga burgu, kaq. Mirupafshim tani.
Per 100 vjetorin e pavaresise duhet shtuar nje statuje prej dylli (qe nuk ndjell keq) per Mero Bazen prane asaj te Skenderbeut. Ose diku perballe Kryeministrise. E meriton me keto perlat qe shkruan.
ha ha ha o mero se na kenaqe ..
ne kete linje qendro se e ke kap per bukuri asnje nuk ka ps guximin ta thot te verteten edhe pse ai duket qarte qe eshte skizofren………
dhe ate statujen prej dylli e meriton.
Ali Alushanin e ka patur”mikun”e pare te lilit,tani prite kur ti bien tè fiket prape nga xhelozia e vjeter…
SA HISTORI TREGOJNE PER LILIN DHE AJLIUN – NUK KA PENE QE I SHKRUAN. SE SALIU E GJETI GROPEN E HAPUR – POR ESHTE EDHE NJE TJETER QE E KISHTE HAPUR GROPEN PARA AJLIUT. ISHTE NJE DJALE MINISTRI QE I KISHTE QEF VAJZAT E MJEKESISE DHE PALLONTE NGA DY NE VIT NGA ATO, I KISHTE SI GJAHTARI ROSAT DHE LILIN E RREZOI ME DY SACME, DHE JA LA AJLIUT.
Te lumte Flamur! Plotsoja amanetin e fundit; vetem kujdes me motin. Dajti duhet te jete i mbuluar pa tjeter me debore , se po i ra kriza e kerkon tu zeri me gur,nuk do mundet e me e shumta do u qelloi me topa bore.
Vetem nje saktesi. Sala kishte halle se mos Dr. Ylvi Vebiu e hapte fjalen qe ne krye te vendit, shqipetaret kishin nje skizofren e thirri ate dhe e kercenoi :”Ne se hapet fjala per cfar kurohem i merr me mend pasojat qe do kesh”. Megjithse Z.Ylvi s’kishte ndermend ta linte Shqiperine, duke e ditur mire me ke kishte te bente dhe me mencurine qe shpreh popull
ne fjalet e tij te urta: Hapi rrugen budallait;ose fshati qe duket s’do kallauz, emigroi.
Satire e madhe.
Nje pyetje per autorin; Sa te verteta ka brenda ky shkrim?
Dhe nje saktesim; Ne burg eshte metrologjia e jo meteorologjia (jane 2 drejtori te ndryshme, njera merret me motin e tjetra me masat/matjet ne tregeti).
edhe kjo pjese besoj ka qene satire e meros per te ironizuar injorancen e flamurit.
Nuk eshte se duke e nxjerre salen te cmendur dhe te semure, kur nuk eshte asnjera as tjetra, por e kunderta komplet, Edi Rama do vije me shpejt ne pushtet.
Persa kohe nuk vleresohet si duhet kundershtari, shanset jane qe betejat te humben me shume sesa te fitohen.
po je vertet erjon brace me mire mos shkruaj ketu
ne shpresen e kemi te ngordhja e plakut se te jete per edin ai ri deri 2035 si ka thene vete
E mire po qe se mbaheni me shpresa duke ju treguar histori te tilla, puna juaj.
Fitoret nuk dhurohen, ato meritohen, fitohen.