Ambulanca e Doktorit, debat me rojën e Klanit

16 Dhjetor 2011, 21:48Antena TEMA
Ambulanca e Doktorit, debat me rojën e Klanit

Doktori dje ishte tek Klani. Ambulanca, që ka filluar të shoqërojë atë në çdo udhëtim, hyri në oborrin e televizionit dhe kërkoi të parkohej anash derës.

Roja i Klanit iu afrua dhe e ndaloi.

-Nuk mund të parkosh anash derës, i tha, këtu as Sandri nuk parkon.

-Jemi për Doktorin, i tha  shoferi. Mund t’i bjerë sëmundja dhe duhet të jemi ngjitur me derën që të kemi mundësi ta hipim shpejt.

-Doktori nuk ka asgjë, tha roja, ishte shumë mirë. E di gjithë bota.

-Dakord, dakord, por ne jemi për urgjenca, i tha mjeku dhe nuk lëvizi nga vendi.

Pas një zënke të vogël ranë dakord që mjeku dhe roja ta ndiqnin direkt Doktorin në TV dhe të shikonin gjendjen e tij shëndetësore.

Filloi emisioni. Mjeku i mbante sytë ngulur mbi mimikën e Doktorit.

-Më shqetëson buza e sipërme, i tha rojës. Nuk e lëviz fare thuajse. Po ta vësh re, i mban dhëmbët shtrënguar dhe tenton të flasë vetëm me buzën e poshtme.

-Mua më duket shumë mirë, tha roja. As që kuptohet fare ajo që thua ti. Shiko sa bukur flet.

“Ai [Edi Rama] është bërë tmerrësisht obsesiv që unë t’ia lexoj librin, e keni vënë re? Ai vdiq që unë t’ia lexoj librin… por jo zotëri unë nuk lexoj librin e Edi Ramës, unë lexoj biografinë e Steve Jobs, përjetimin e tij për vdekjen, krenarinë e tij për të mposhtur sëmundjen dhe trajtimin që rekomandonin mjekët… Shiko, dëgju mue ti, sa herë kanë thënë për mue që jam i sëmurë, ja ku jam, kam refuzuar mjekimin e tyre, më sollën haloperidol, u thashë zotërinj kam heqë dorë nga ky ilaç, më sollën risperon, u thashë nuk kam nevojë… Shiko, Edi Rama nuk më detyron dot mue të lexoj librin e tij,. Jo, atë s’e bëj unë. Unë komunikoj çdo natë me Steve Jobs… Ai është fati im, idhulli im, ëndrra ime…”

-A të thashë që s’ka gjë, i tha roja. Shiko flet çdo ditë me këtë amerikanin. Çfarë është ky, zëvendëspresident i SHBA?

-Ky ka vdekur, i tha mjeku. Të thashë që s’më duket mirë se ka fillu flet me të vdekurit. Është shenjë e keqe.

-Prit, prit ta dëgjojmë, tha roja, seç po thotë…

“U ndjeva keq vetëm kur e shpalli veten kurban timin. E imagjinoni ju apo jo, Edi Rama Kurbani im… Po pse mo zotëri çfarë jam unë Ibrahimi, që Zoti më çoi mua si kurban Edi Ramën. Pastaj e kuptoi që e kishte keq dhe tha që jo, nuk jam unë kurbani. Po kush është Kurbani xhanëm, e kuptoni ju apo jo, hapa librin, e pashë faqe më faqe ta gjeja pse ishte Kurbani im, s’e gjeta… ai vdes që unë t’ia lexoj librin, po jo zotëri, unë nuk e lexoj atë libër….”

-E shikon, tha mjeku. E humbet fillin. Dhe thotë s’e kam lexuar dhe thotë e pashë faqe më faqe. Nuk është mirë, duhet më ndenjtë gati. Bë gati ilaçet, i tha infermieres.

-Prit, prit, i tha roja, se s’ka gjë Doktori. Shiko se ç’po thotë…

“Unë që thoni ju në një moshë shumë të hershme, pasi shkrova e shkrova poezi dhe pasi pashë se të gjitha ishin nga mendja dhe jo nga zemra, e mbylla e u betova që të mos shkruaj më. Se tani e kuptoni vetë mendjen time ju”. Qeshi pak, i ngriu prapë buza e sipërme dhe zgjati të qeshurën. “E kuptoni vetë ju, vazhdoi. Mendja. Nuk shkruhet gjëja me mendje, shkruhet me zemër. Zotëria do të përdorë mendjen për të shkruar. Po ku keni parë e dëgjuar ju zotërinj të përdoret mendja për të shkruar. Mora, shkruajta një tregim, mbusha një fletore me tregime, e lexova, e rilexova dhe sërish pashë se nuk dilte nga zemra, por nga mendja, dhe vendosa të mos shkruaj më se do bija në mediokritet. Jo, mendja të çon në mediokritet. Ndaj po ta kini vënë re unë mendjen s’e përdor kurrë. Përdor vetëm zemrën. Bëj si të më dojë zemra.”

Mjeku u nxi në fytyrë.

-U rëndua shumë, tha. Si t’i dërgojmë Blendit fjalë të mos e vazhdojë më se nuk më duket shenjë e mirë.

-Po lëre, i tha roja, Blendi po kënaqet, nuk e shikon fytyrën.

-Nuk e njoh, s’e kam pacient, i tha mjeku, po Doktori nuk është mirë.

Po fliste për Presidentin. Roja i ngriti zërin…

“- Ju më pyesni nëse i qëndroj faktit që unë nuk do të kandidoj për president. Po ke parë ndonjëherë që të mos i qëndroj deklaratave të mia? Nuk ke parë asnjëherë. Unë u qëndroj gjithnjë deklaratave të mia, se nuk ka si të ndodhë ndryshe. Hë, më thoni mua jua, kupton apo jo ç’do të thotë kjo? Asgjë s’do të thotë. Ua them unë ju, jo një herë po një mijë herë dhe të mos mendojë kush se më mbush mendjen mua për një gjë që e kam thënë…”.

Mjeku u çua në këmbë, nuk e mbante vendi.

-Më duket keq fare, tha. Bë diçka, hiq dritat apo lajmëro të fusin reklama t’i japim disa pika se nuk është mirë.

-Mua më duket mirë, tha roja. Ndoshta ngaqë jam mësuar me Sandrin se dhe ai na i thotë këto gjëra. Po prit, prit se po thotë që duhet të ngjitet në Dajt me këmbë. E shikon që është mirë…

-Mos, tha mjeku me zë të lartë. E lexoi në gazetë tek Antena. Ka dy ditë që e lexon dhe ma thotë që ata i bëjnë shantazh që të mos ngjitet në Dajt, po ai do ngjitet. I qenka bë fiksim, tha mjeku.

U ngrit në këmbë, mori shiringën, përgatiti ilaçin dhe u nis drejt studios. U futën reklamat dhe pas një ndërprerje paksa më të gjatë, Doktori u shfaq prapë. Rojes ju duk më mirë.

8 komente në “Ambulanca e Doktorit, debat me rojën e Klanit”

  1. Rezart says:

    Nuk dua te perdor shprehjet e Arian Canit, por je i PAPARE Mero! Sa kam qesh ? Keto Antenat e fundit i ke brilante fare!

    1. Gusmari says:

      Shume e forte!!!Komplimente z. Baze. Per te miren e te gjithe opozitareve te cdo lloj kohe, cdo lloj pushteti, vazhdo keshtu te lutem.Respekt & mirenjohje!

  2. VERONIKA says:

    po kur te ngordhe me ke do qeshni?

    1. Gusmari says:

      Po ka sa te duash ketu per te qeshur, nga t’a zesh me pare: Po do ngelet Liria me femijet, pa do shikojme se si do t’u versulen atyre si qente, shoket e idealit te Saliut, keta qe i rrine prane tani. keshtu beri dhe Sali ziu dje me ish birone politike, ashtu do bejne edhe te tjeret me te. Bota rrotullohet. Ne tullum u qofte, aq sa e meritojne!

      1. Cfurku says:

        shume e sigurte. Lirise do i versulet Jozi dhe do e shqyeje, nese nuk e qeron Saliu keto dite. Lirise do i sulet edhe Majlinda bregu, se ajo eshte lezbike dhe do e perlaje me lecka. Lirise do i versulet edhe Mesila, Albana, e shoqja e Azemit, ajo Zymbylja dhe ne fund, kupen do ja vere Raimonda e Eleni Pashkos. Mjere Liria cfare do i punojne keto kur…..te bjere Saliu.

  3. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    “-Më shqetëson buza e sipërme, i tha rojës. Nuk e lëviz fare thuajse.”

    …i modh je o Mero Baze. Po ku i sajon keto perla te humorit me kryeministrin tone.

  4. Elona says:

    Ore, po ky ka njezet vjet qe rromapertoma flet dhe si ben pershtypje njeriu.

  5. Vlora says:

    ha ha ha o mero sa i madh qe je….sinqerisht…..

    me kete semundjen ja ke gjet…dhe po e le edhe pak pushim flamurin se u lodh shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje