Flamuri, konsultë në INSTAT për censusin

21 Dhjetor 2011, 20:36Antena TEMA
Flamuri, konsultë në INSTAT për censusin

Sapo dëgjoi lajmin që censusi u krye, Flamuri u nis vetë tek zyra e INSTAT. Përveë shifrave zyrtare donte doemos të dinte të vërtetën mbi elektoratin. Gjëja që e kishte shqetësuar më shumë ishte fakti që tani Shqipëria kishte më shumë qytetarë se fshatarë dhe Flamuri i përkiste shumicës. E kish ndjekur ky fat gjithë jetën, me shumicën kish qenë dhe kur ishin shumicë fshatarët dhe tani që janë shumicë qytetarët.

Drejtoresha e priti në zyrën e saj dhe kishte hapur letrat mbi tavolinë gati për çdo pyetje. Pasi e uroi për punën e bërë, Flamuri hyri drejt e në temë.

-Më thuaj një herë cilat janë bashkitë më të mëdha, i tha.

-Tani si të të them unë, i tha drejtoresha, kemi disa komuna që janë më të mëdha se qytete kryesore. P.sh Komuna e Paskuqanit, Komuna e Kasharit, janë më të mëdha se Bashkia e Korçës apo Bashkia e Pogradecit. Pastaj kemi Bashki si Kamza që quhen kategori e dytë që janë më të mëdha se bashki të kategorisë së parë, si Fieri p.sh. Unë them se këtu ka vend për rregullime.

-Pse janë shtuar kaq shumë, a keni pyetur, tha Flamuri.

-Janë thjesht të ardhur nga Qarku i Dibrës dhe Kukësit, i tha drejtoresha. Kanë zbritë krejt këtu.

-Mos, i tha Flamuri, na more më qafë se ne në atë dy qarqe bëjmë katër deputetë diferencë me PS. Po qe se kanë ardhë këtu të gjithë, humbëm qarqet, se ata që kanë ngelë atje s’janë më me ne se kanë inatin e këtyre që kanë ik.

-Jo, s’i kemi ngacmu ata që janë atje, i tha drejtoresha. Janë edhe këtu, dhe atje, kështu që nuk u prishin punë.

-Po pra, tha Flamuri, se tani ja ku është Kukësi, për dy orë voton në Bathore, i hip furgonit shko voto dhe në Kukës. Kshu e bëmë dhe këtë radhë. Dibra pak më larg, po s’kanë nevojë me shku se votojnë ata që janë atje për krejt fisin. Pyetje tjetër kisha, nga popullsi e Veriut, cila popullsi del e para?

-Tropojanët i tha Drejtoeresha. Po të mbledhësh tropojanët në Tiranë, d.m.th në këto tri njësi, Paskuqan, Kamëz, Kashar, dhe ata që janë në Tropojë, dalin popullsia më e madhe në vend.

-Po si ka mundësi, i tha Flamuri, vlonjatet janë më shumë më kanë thënë.

-Po, por ata numërohen veç një herë i tha drejtoresha, tropojanët numërohen dy herë, një herë në Tiranë një herë në Tropojë.

-E kuptova, tha Flamuri. Një pyetje tjetër kisha. Gjendja e punësimit si është, cili rreth ka punësimet më të larta në administratë?

-Çuditërisht më del Kukësi, i tha Drejtoresha. Kuksianët janë shumicë në polici, devollinjtë në dogana dhe dibranët në tatime. Kurse në arsim kemi një përmbysje të raporteve historike. Ka ikur përfundimisht koha kur mësuesit ngriheshin nga jugu dhe shkonin në veri, tani gjithë mësuesit e shkollave nga Tropoja në Tiranë janë nga veriu.

-Bravo, i tha Flamuri, ja ky është lajm. Bile ky është më i fortë se ai lajmi që shumica e njerëzve tani nuk janë më fshatarë, por qytetarë.

-Ka të dhëna interesante, tha drejtoresha. P.sh po ta kthejmë dhe Paskuqanin dhe Kasharin në Bashki dhe t’i quajmë qytet, rritet edhe më përqindja e qytetarëve, bëhet rreth 60.

-Atë e bëj unë kollaj, tha, flas me atë Burrin dhe e bën me VKM. Ka ikur ajo kohë kur njerëzit torturoheshin të bëheshin qytetarë me vendim gjyqesh. Fevziu i shkretë e di çka heqë derisa e hoqi vendlindjen nga Çerma e Madhe në Tiranë. Tani e bëjmë me VKM.

-Ka dhe një të dhënë tjetër interesante, tha drejtoresha, sa i përket investimit në rrugë dhe punë publike, 70 për qind janë bërë në veri dhe 30 për qind janë bërë në jug.

-Këtë publikoje ndryshe, tha Flamuri, se na mërziten këta lebërit. Thuaj që 70 për qind e rrugëve shkojnë drejt jugut, por nisen nga veriu. Kështu duket sikur u çojmë ne zhvillimin atyre.

-Dakord, ashtu po e bëjmë, tha drejtoresha.

-Po si shpjegohet që megjithëse veriorët, i keni numëruar dy herë popullsia është ulur, pyeti Flamuri kurioz.

-E thjeshtë, i tha drejtoresha. Këta tironsit, durrsakët, vlonjatët dhe ata të jugut kanë ikur mbi 1 milionë e gjysëm në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA. Dibra, Kukësi kanë zbritur rrotull Tiranës dhe numërohen dy herë, por prapë janë pak për ta mbushur boshllëkun. Leverdia është vetëm që janë dyfishu njerëzit që janë me ju në statistika, i tha drejtoresha.

-Po ky qenka lajm, tha Flamuri. T’ia them shpejt atij Burrit. Po s’e kuptoj dot kurrë megjithëse ne numërohemi dy herë, megjithëse kanë ikur të gjithë, prapë dalin të parët këta dreq me vota.

-Eh, s’ke ç’i bën, i tha drejtoresha. Ato vota s’i numërojmë ne. Po na i latë ne, ua dyfishojmë. Deri tani jeni të parët në punësime në polici, dogana, tatime, mësuesa, dhe infermierë, tha drejtoresha. Është një rritje e madhe. Është përmbys gjeografia e Shqipërisë dhe tendenca e zhvillimit është që me këto ritme pas disa vitesh në Gjirokastër të shkojnë mësues nga Kukësi, në Vlorë mësues nga Tropoja dhe në Korçë muzikantë nga Dibra. Profesionet e tjera kanë depërtuar. P.sh gjithë shefat e policisë në jug janë o nga Kukësi, o nga Tropoja, përfshi Sarandën, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Lushnjë e me radhë. Por unë shpresoj që shumë shpejt depërtojnë dhe mësuesit nga veriu.

-Faleminderit shumë, tha Flamuri i lumtur dhe doli i qetë nga zyra e saj, duke mos ju nda nga sytë lajmi se njerëzit e Paskuqanit tani e tutje do quhen qytetarë dhe do kenë të drejtë të votojnë dy herë, edhe aty, dhe dikush tjetër për ta në vendlindje.

 

 

 

 

7 komente në “Flamuri, konsultë në INSTAT për censusin”

  1. Salisuma says:

    Shume mire, tani katunaret jane bere qytetare dhe qytetaret jane bere katunare. Prandaj edhe zgjedhjet jane sagllam-kryeministri katunar, presidenti doktor derrash, kryeparlamentarja injorante dhe kryebashkiaku GAY. jemi super modern. URRAAAAAAAAAAAAAAA

    1. Vila says:

      FLAMURI RA HERET TE FLEJE, PASI ISHTE LODHUR SHUME DUKE PRIT E PERCJELLE PENSIONISTE TE PD, QE I KERKONIN LEKET E GJELIT. GJUMI E ZURI SHPEJT DHE PASI U LIRUA MIRE E MIRE NE SHTRAT, SA EDHE FQINJI NJE KAT ME LART ZURI HUNDET ME SHAMI E VURI KUNDRAGAZIN, JA SHTROI ME GERHITJE. ATY NGA E GDHIRA, FILLUAN ENDRAT. NJERA ISHTE E TMERRESHME. ISHIN NE MBLEDHJEN E QEVERISE, ISHIN GJITHE MINISTRAT, POR EDHE AI I FTUAR SI PERFAQESUES I PD. PAPRITMAS, FYTYRAT NDRYSHUAN NGJYRE. SALIU MORI NJE NGJYRE EVGJITI, MULATI ME SAKTE. NDERKOHE, BODE DHE MEDIU U NXINE ARAP I ZI FARE, SI OTELLOJA. NGJYRE TE ZESHKET MORI EDHE TAFAJ, HALIMI U BE ARAP I PAPAM, KURSE RULI, BREGU, IMAMI, HAXHINASTO DHE VASILI MBETEN TE BARDHE, SI LLOKUMJA QE I BLENTE BABA NE KOHE TE ENVERIT TE DYQANI I KATUNDIT. NGJYRE TE ZESHKET MORI EDHE MEDIU, SI XONI I LANABREGASIT. FLAMURI U HABIT, POR MA SHUME U HABIT KUR TE TJERET FILLUAN TE QESHIN ME TE DUKE I THENE O ARAP, O ARAP. CFARE KISHTE NDODHUR: ZOTI KISHTE VENDOSUR, KUSH ISHTE LINDUR NE QYTET TE MBETEJ I BARDHE, KUSH KISHTE LINDUR NE KATUND POR KISHTE JETUAR NE QYTET MBI 25 VJET TE NGJYROSEJ EVGJIT NDERSA TE TJERET, ME VENDLINDJE KATUNDIN DHE TE ARDHUR RISHTAZ NE QYTET, TE NXININ SI AFRIKANET E NAMIBISE. KATUNARI DO NJE SHEKULL TE BEHET QYTETAR: SHQIPERIA KA VETEM 10% QYTETARE, 30% KANE IKUR ME KOHE JASHTE, KETA QE KANE MBETUR JETOJNE MES JEVGJVE DHE AFRIKANEVE NGA ALBANISTANI.

  2. Vlora says:

    le te beje nje VKM sala dhe keto geto si bathore,,,paskuqan e kashar te quhen qytete …………..

    me kete rast shpeton edhe tirana….ne tirane mbeten vertet qytetaret.

  3. sofra says:

    sa te behet liberalizimi real me BE-ne, atehere do te ndoshe hataja e madhe.Pastaj dieht do tu mbledhin taksa varreve, se ata te gjalle qe kane paguar dhe paguajne,do te kene ikur jasht. rrofte shqiperia etnike qe s’polli dot nje lider ne keto 100 vitete e fundit…

  4. VERONIKA says:

    Edhe ne kohen e zogut shefat e xhandareve ishin nga veriu.
    Tani vete ne spital degjohet dialekti verior
    shkon te pagush dritat po njelloj
    kalon te pallati i kongreseve ne kohen qe ishte rethuar nga garda pas 8 majit degjohej vetem tropojançe nga ushtaraket
    shkon me autobus urban vetem veriorçe bertasin

  5. ARDOS says:

    PO NE VETEM VOTUES ISHIM 2.8 MILION ZGJEDHJET E FUNDIT, SI QENKEMI GJITHSEJ 2.8 MILION BANORE…..MOS JASHTE SHTUAR GJE LISTAT….

  6. ivani i madh says:

    une kam mendim qe keto fshatra b,curi kuksi ,dibra e disa te tjera ne veri kur te behen zgedhjet te mos zgjedhin kryebashkiak po krye plak ose bajraktar qe te fuksionoje me mire qeverisja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje