Flamuri, vërejtje Mëzatit të Kamzës për haremin në Selanik

17 Dhjetor 2011, 21:24Antena TEMA
Flamuri, vërejtje Mëzatit të Kamzës për haremin në

Një SMS kishte mbërritur dje në telefonin e Doktorit. SMS thoshte se Mëzati i Kamzës paska shku me gra në Selanik ene gratë i paskan ikë nga kontrolli dhe kanë hy në takimin e Ramës në hotelin ku promovohej Kurbani. Doktori ia përcolli Flamurit. Ky i fundit u tërbua fare nga SMS dhe mori në telefon Mëzatin.

-Ku je ti se të kërkon ai Burri.

-Jena në Selanik Mulo, kena dalë me bo qejf këtë fundjavë.

-Ou, paskeni shku me ndihmu Ed Ramën kështu, i tha Flamuri.

-Jo mor burrë, jena në hotel, s’kena dalë fare, jena mbyllë brena. Kena pyet ku është Skënderbeu këtu në Selanik, d.m.th ky është ky sheshi i këtyre siç kemi ne Skënderbeun, nuk e kupto njeri dhe kena ngelë brenda.

-Ai Burri është xhindosur fare. Ne nuk u japim pensionistëve shpërblim, tha, ai Mëzati shkon në harem në Selanik.

-Po jo mo burrë ça haremi. Ne kena ngelë këtu në hotel s’po dalim dot gjallë.

-A është e vërtetë që gratë e Bashkisë kanë shku në takim me Ramën, pyeti Flamuri.

-Po mor burrë, po s’kanë shku se e dun Ramën, por e kupto ti, na është hapë nam i keq për gratë dhe rrijnë krejt bashkë, numërojnë njëra- tjetrën dhe përpiqen të rrinë në vende publike. Aty se kush tha që ka një kamera të TVSh që do dali në Tiranë dhe vrapuan aty t’i shohin burrat që kanë qenë në takim. S’kanë shku për politikë mo burrë, ti e di ku e kena hallin ne malësorët, nuk dum me na u hap llaf i keq. Na e boni ajo shamikuqja këtë të keqe.

-Shiko, mua s’më intereson shumë pse kanë shku ato gratë në takim, nga frika për ty, apo nga qejfi për Ramën, po du të ktheheni menjëherë këtu dhe keni për të pasë në ngarkim krejt shpenzimet, thotë ai Burri.

-Po ça ke mor shef që mërzitesh, ja i heq unë gratë nga takimi menjëherë, por kena me rënë në sy keq se ato rrinë të gjitha bashkë në holl dhe do duket sikur janë militante të PS që nuk i nxë salla. Më mirë me qenë brenda.

-Në asnjë mënyrë brenda, i tha Flamuri. Dhe ke për të mbajtë përgjegjësi për këtë që ke bë.

Mëzatit po i dilte përgjumja.

-Po ca ke mor burrë se s’kena bo gjë. Ene ky Rama s’po flet kundër Doktorit më thanë, seç flet për atë kamzaliun që boni atë dashin kurban, e mba mend atë që më kërkove ti atë ditë.

-Është libër, është libër, i tha Flamuri…

-Jo mor burrë të kanë gënjy, ai është ka flet për një kurban. I paska ardhë inat shumë që kur është bë ky kryetar bashkie s’ka bo kush kurban. Ene është myll aty në sallë ene flet për Kurbanin. Një nga ato gratë i dërgoi SMS këtij shokut tem që po i thotë eja boll tani dhe ajo po i thotë po dëgjojna Ed Ramën se flet për Kurbanin. Ça o ky kaur mor burrë që flet për Kurbanin?

-Po është libër mor burrë, të thashë, i thotë Flamuri.

-Flamuro, kam respekt, por ne s’jena injorantë se e kam pa që doni me na bo të trashë. Pse mo, s’e di ça është libri e ça është kurbani? Po flet për Kurbanin mor burrë, e kena me SMS nga një grue, ja nisi shokut tem.

-Mirë, mirë, por mblidh njerëzit dhe kthehuni urgjent në Kamëz, i tha Flamuri. Dhe kur të vish do paraqitesh tek unë në PD.

-Po vij mor burrë se u bë qameti, s’di ca e keni kapë me mu. Unë s’kam as pensionistë në Bathore se janë krejt të rinj që kanë lonë shtëpitë në katune dhe kan bo shtëpi në Bathore. Pleqtë janë në katune. Unë s’mbaj përgjegjësi për ta.

-Nejse, ti kthehu urgjent se e shikojmë atë punë, i ta Flamuri. Se me ja thënë unë tani atij Burrit që SMS është e vërtetë dhe Mëzati ka shku me gra në takim të Edi Ramës, të shkrin krejt. Po unë po i them që Mëzati futi do gra në takim me ia prish takimin Ramës.

-Po është e vërtetë mo burrë, pasha Zotin. Ka shku një grue në fund ene i ka thonë ma jep ene mua një Kurban. Ai i paska zgjat një libër.

-Ça o ky defter me, i ka thënë guraja. Unë du Kurban, nuk du defter. Ku ke pa Kurban me lek ti or çun.

-Merre zonjë, i ka thënë ai, se të sjell fat. Të vijnë lekë më pas.

-Qyqja, e paski bo mishin me triska si në kohë të Enverit ju socialistët, i tha gruaja. Thoni shpërndajmë mish kurban ene të jepni letra.

Plasi një e qeshur e madhe, ia dhjemë takimin komplet, vazhdonte  Mzati.

-Pse s’thu që na paske fëlliqë krejt, i tha Flamuri, po të paktën ikni shpejt nga hoteli.

3 komente në “Flamuri, vërejtje Mëzatit të Kamzës për haremin në Selanik”

  1. Vlora says:

    ha ha ha edhe xhelal mziu objekt i antenes……….
    me keta shpellare ka qyfyre…….
    heren tjeter mzati eshte per harem ne turqi se ja ka ndjer lezetin…..

  2. Salvatore B says:

    XHELAL MEZATI KA RA NGA TAKATI SE JA DHJEU KALLAMIN SHAMIKUQJA NGA BERATI.

  3. haskoduka says:

    Për Vlorën. Zotëria i redaksisë shkruan për Mëzatin e Kamzës, “besoj” që nuk ka lidhje me Xhelal Mziun? Përshëndetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje