Pjesë nga fjalimi i Mzatit të Kamzës për gazetën ‘55’

27 Dhjetor 2011, 21:16Antena TEMA
Pjesë nga fjalimi i Mzatit të Kamzës për gazetën

Gazeta 55 u shpall një nga dhjetë Personalitet e Vitit për banorët e Kamzës dhe Bathores. Në ceremoninë e organizuar me rastin e dhënies së çmimit, Mzati i Kamzës kishte përgatitur një fjalim në të cilin theksonte vlerat e gazetës dhe arsyet pse e kishte shpallur këtë gazetë si një nga dhjetë personalitetet e vitit.

-Më lejoni tani të shpall gazetën 55 si një nga dhet personalitet e vitit 2011, tha Mzati. Në sallë shpërthyen duartrokitje dhe si me komandë dhjetëra njerëz tundnin lart gazetën 55.

‘Ishte kjo gazetë, që në një moment kulmor për demokracinë shqiptare, kur pushteti ynë vihej në rrezik, dhe udhëheqësi ynë Sali Berisha së bashku me pasardhësin e tij Lulzim Basha e mbrojtën atë me gjak, kjo gazetë ju vuri damkën armiqve të kombit shqiptar pasi i quajti e para kokëpalarë katër armiqtë e pushtetit tonë që donin ta përmbysnin atë me dhunë. Ne, populli i Bathores dhe Kamzës, që kemi aq shumë përvojë në mitingje dhe protesta. I jemi përjetë mirënjohës kësaj gazete, që nuk lejoi që institucionin e protestave të dhunshme dhe sulmet mbi kryeministri, të përvetësoheshin nga hajdutët socialistë, të cilët duan të na marrin dhe meritat për protesta dhe mitingje. Kjo gazetë u tregoi vendin duke bërë thirrje jo vetëm për ndëshkimin e tyre, por dhe për dënimin e grupit puçist që përgatiti atë zallamahi që tentonte të na merrte ne meritat historike.

Kjo gazetë ka përballuar dhe po përballon ende shantazhet e mafies. Drejtori i kësaj gazete, Fahri Balliu, po përballet me mafien e prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, të cilët duan ta prangosin për shkak se një ministër e ka incizuar duke i kërkuar një nder për 500 mijë euro. Në cilin vend të botës ndodhin këto gjëra? Si mund të dënohet një njeri që kërkon hakun e punës së tij dhe djersën e ballit? Kjo është drejtësi e kapur nga mafia, dhe falë kësaj gazete asaj drejtësie po i tregohet vendi. Ashtu siç u hodh në koshin e plehrave videoja e aleatit tonë të madh, Ilir Meta, ashtu ka për të përfunduar në kosh të plehrave dhe kjo video,” tha Mzati.

Shpërthyen sërish duartrokitje.

-Vëllezër dhe motra. Unë e kam parë atë video dhe ajo është një banalitet. Zoti Balliu, ky personalitet i madh i medies shqiptare i kërkon ministrit vetëm 500 mijë euro për një kontratë për blerje skrapi, shuma e të cilës shkonte miliona euro. A ka gjë me legjitime se kjo? Është njësoj sikur ndërtuesit që po ndryshojnë faqen e Kamzës dhe Bathores të më akuzojnë mua pse u kërkoj paret për lejet e ndërtimit.

Duartrokitje në sallë.

-Ishte kjo gazetë, e cila gjatë këtij viti më shumë se kushdo tjetër kontribuoi në zgjedhjet e 8 Majit. Ne kurrë nuk do ta harrojmë që ndërsa mediat armike i hapnin faqet dhe ekranet për Shamikuqen, kjo gazetë i tregoi asaj vendin duke e quajtur lavire, të cilën e përdorin për të njollosur figurën e kryetarit të Bashkisë, d.m.th timen.

-Të marrshin të keqen or taj, bërtiti një nga salla dhe dhjetëra duar u ngritën lart me gazetën 55.

Mzati u qetësua pak dhe vazhdoi.

-Kjo gazetë ka luajtur një rol të madh në promovimin e lëvizjes për mendimin ndryshe në Partinë Socialiste, e vetmja lëvizje progresive, e cila na ndihmon të gjithëve të shikojmë vlerat e pakta që ka opozita. Ajo u bë tribunë e fjalës së lirë për Kaçin e Bardhë, ose Kastriot Islamin siç quhet ndryshe, Ben Malajn, Gim Neshon dhe së fundmi dhe për Rexhep Mejdanin. Edhe pse shumë nga ju kanë kujtime të hidhura prej tyre, ne falë kësaj gazete kuptuam dhe mësuam se ata janë aleatët tanë të mëdhenj dhe duhet t’i respektojmë.

Por vëllezër e motra, përfundoi Mzati, gazeta 55, nuk respektohet vetëm nga ne, por nga gjithë administrata shtetërore. Ju e dini se Posta Shqiptare dhe vetë i madhi Arqile Gorja ka urdhëruar abonimin e çdo punonjësi të postës në gazetën 55 dhe gazetarët e kësaj gazete paguhen nga borderotë e postës. I bënë shantazh zotit Goreja për këtë çështje se do ta padiste Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe kjo detyroi zotin Balliu të çonte aty një njeri të afërt të tij. Po jo vetëm Goreja, por dhe zoti Imami ka urdhëruar repartet ushtarake të blejnë gazetën 55 si gazetë që nxit atdhedashurinë. Zoti Ruli po ashtu ka porositur fermerët ta blejnë atë se është gazetë fshatare dhe është në nderin e Bashkisë së Kamzës ta shpallë atë gazetë Personalitet i Vitit 2011, pasi është gazeta që na përfaqëson në ide, në kulturë dhe në standardin e saj të lartë intelektual.

Duartrokitjet shpërthyen përsëri.

Mzati i zgjati medaljen Balliut dhe i kërkoi të thoshte dy fjalë.

-Jam i nderuar që marr këtë medalje, tha Balliu. Shumë njerëz pyesin se ku e gjejmë ne forcën të qëndrojmë dhe të luftojmë përditë ndaj mafies së kuqe komuniste, e cila me disa pseudogazetarë të rinj kërkon të sulmojë ish gazetarët disidentë të gazetës ‘Zëri i Popullit’ si unë, Frrok Çupi, Mehmet Elezi etj. Ua them unë përgjigjen. Suksesi ynë gjendet tek Kyçi i Artë, që është uniteti Bathore – 55. Kjo i tërbon komunistët.

Duartrokitjet mezi pushuan.

8 komente në “Pjesë nga fjalimi i Mzatit të Kamzës për gazetën ‘55’”

  1. sofra says:

    …e ku ka si ty o shqiperia ime!?Mbijeton mes hijenash dhe matrapazesh. Mbijeton se ke fanar ndriçimi Fariun e ballinjve,penen me korrekte te te gjitha koherave…PS-perkthimi i “veprave ” te ketij legeni ne gjuhe te ndryshme klasifikohet si tradhti kombetare,se lejon te huajt ta mesojne se ne çfare llumi jetojme dhe kush na udheheq!

  2. Eri says:

    Si ka mundesi qe kishim qene njerez kaq te ulet ne shqiptaret…! mire qe na vjedhin na vrasin,por edhe na poshterojne . cjane keta lapangjozer qe krekosen si gjeli mbi plehra.cilen bythe te rradhes do lepijne…

  3. Kamza Republik says:

    zhelali …. ma kingu katunit..duhet perdhunuar ky kokrra malokut qe te behet shemull per te tjeret

  4. Abc says:

    Qenke fahre e keqe mer kokra e Buth….irit, te gjitha i ka te verteta Mero ato qe shkruan per ty,per ca para me shume thur cdq lloj intrige,ta dijsh mire se cdo gje del ne kte jete, turp te te vije nga njerezit e familjes tende more ndyresir.do ti paguash nje dite,pjelle e keqe…

  5. Abc says:

    PSE NUK PRANONI KOMENTET

  6. Endi says:

    E pyeten njehere Bahri Falliun: “O Bahro, po kjo gazeta jote shitet, apo jo?”
    “Shitet, shitet, – u pergjigj ky, – se, pasi lexojne te tjerat, thone njerzia “ore, ta marrim edhe kete 55-en njehere, ta shohim cfare shkruan ai qelbesira”.

  7. Gj.F says:

    Gjergj Fishta

    Perdo “gazetare”

    Edhe kshtu po qep e shkep,
    Me nji shqipe per gazep
    E si t’ishin ne kllapi,
    Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,
    Pa pase shkrimi as kambe as krye,
    N’ mereqep kartat kane zhye,
    E t’kane pjelle-me nder me thane-
    Njata artikuj qe ty dhane
    S’ tasht der sot me u vu me i kndue.
    Se ata, besa – m’ndigjo mue-
    Nuk i kane shkrimet zanat:
    S’ jane per pendë, por jane per shat.
    Jo, po, kshtu asht mor t’ungjatejeta!
    Per me shkrue zotnin’gazeta
    Duhet shkruesi t’ jete ma parë
    Njeri i ndershem e atdhetar,
    T’ jetefisnik, zemer-bujar,
    Jo intrigant e ngatrrestar
    Edhe kenë most’ket hafije
    Mandej duhet qe t’ ketedije-
    Dijet’hàptn’ekonomi,
    N’histori e ne tregti,
    N’politike e ne drejtsi;
    Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
    Shk’ asht lirija e qytetnimi,
    T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje,
    Fjala n’pende mos t’i ngurroje:
    Mbare e mbare punte t’i kallzoje
    Me t’ ngushtue me kndue perdhuni
    Shka nder shtylla ai rresht vuni,
    Tashti, pra nji sallahan,
    Vagabond e shakllaban,
    Njeri idiote e laraman,
    Qe mendon se per taman
    Te tane bote rri n’ “sahan”,
    Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
    Ky qi as byk nuk ka ne krye,
    Jo ma tru?…

  8. Titi says:

    E dini që Fari Balliu ka qenë mik i gjithë Ministrave të Brendshëm të kohës së monizmit. Personalisht e kam parë të shoqëruar me dy prej tyre. Kur të përndjekurit ishin burgjeve, ky pusht shëtiste me kryetarët e degave nëpër fshatra e hante e pinte. Ky njeri nuk quhet kurvë, quhet lavire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje