Sandri u çudit nga lajmi që dëgjoi në Al- TAQI. Lajmi filloi me një pompozitet të madh. “Presidenti i Grupit “Taqi Oil”, Rezart Taqi, në një akt të pazakontë, u është gjendur pranë duke ofruar ndihmën e tij refugjatëve të përzënë nga rajoni Nagorni- Karabak, në Azerbajxhan, një prej komuniteteve më në mjerim të botës. Z.Rezart Taqi, i cili ndodhet për një vizitë pune në Azerbajxhan, ka shprehur solidaritetin e thellë me dhimbjen dhe me mundimet tyre të bartura prej shumë vitesh, që prej konfliktit të përgjakshëm në këtë rajon. Ndërkohë në takimet e shumta që zhvilloi me autoritetet më të larta të Azerbajxhanit, Z.Taqi shprehu brengën e tij për vuajtjet dhe padrejtësinë e gjatë ndaj refugjatëve, të cilët u larguan me përdhunë nga një konflikt disavjeçar, i cili shkaktoi mijëra të vrarë.
Z.Taqi në këto takime përsëriti qëndrimin e tij se padrejtësia ndaj këtyre njerëzve dhe ndaj gjithë rajonit të Nagorni- Karabakut duhet të marrë fund dhe se ai vetë do të lobonte fuqimisht për rikthimin e të drejtës së Azerbajxhanit mbi këtë rajon dhe kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre…”
Mori Zamirin në telefon se nuk u besonte veshëve.
-Ore si është kjo punë mo vëlla, ç’është ky k… që bo si udhëheqës në Azerbajxhan dhe ka 100 milionë euro borxh këtu? Unë jam kam nda gazetarëve për vit të ri tollona të blejnë tek Mercator dhe Bata, ky shkon bën si p… s… u jep para gjoja atyre refugjatëve?
-S’e di vëlla, po ai ka borxhe shumë atje. Ka 70 milionë. Dhe me sa duket u thotë atyre jam italian dhe do ta zgjidhim këtë çështjen e Nagorni Karabakut me shpresë që ia falin borxhet.
-Qenka bole ky, po atë as Pandi Majko s’e zgjidh dot sikur ta dërgojë OKB, jo ai.
-Le Sandro mos bë gjë në TV se akoma s’na ka pagu lekët e vilës, kur t’i paguajë ato, bë ça të duash. Se është shumë legen dhe s’na jep paret pastaj.
Por Sandrit nuk i iku marazi. Thirri një gazetare që dinte anglisht dhe i tha të merrte në telefon kryeministrin e Azerbajxhanit dhe ta pyeste si kanë shkuar negociatat e Taqit me Nagorni Karabakun. I tha të prezantohej si gazetare italiane.
Pas pak gazetarja, pasi gjeti adresat në internet, i telefonoi sekretarisë së kryeministrit azer. Sekretarja e lidhi dhe drejtorin e shtypit. Gazetarja ju prezantua si gazetare italiane e rrjetit të Berluskonit. I tha se një partneri jonë i fuqishëm është dërguar aty për të zgjidhur konfliktin në Nagorni Karabak. ‘Quhet Rezart Taqi. Cilat janë rezultatet e vizitës?’.
-Mund të merrni pak më vonë, tha drejtori i shtypit se më duhet të informohem.
Gazetarja e Sandrit telefonoi prapë pas gjysëm ore.
Drejtori i shtypit ishte gati të fliste.
-Dua tu them diçka, por nuk është për përdorim publik, i tha drejtori. Zoti Taqi ka një vizitë pune në Azerbajxhan pasi i ka 70 milionë euro shefit tonë, të cilit i premtoi se do blinte kompaninë e naftës në Shqipëri dhe do t’ia kthente. Tani kanë kaluar gjithë afatet dhe ka ardhur të negociojë që shefi jonë t’i japë dhe 50 të tjera se do blejë dhe një kompani tjetër që nxjerr naftë nga toka, quhet Albpetrol, është më Shqipëri, në atë vendin përballë jush dhe pastaj po e bleu dhe këtë do t’ia kthejë të gjitha bashkë. Por shefi jonë nuk para i beson shumë këto dhe e çoi nja dy ditë në Nagorni Karabak për t’i treguar se ku do përfundonte po të mos i kthente paret. Zoti Taqi u trondit shumë nga varfëria në atë krahinë dhe mori përsipër që nëse shefi ia shtynte pak më tej borxhet, ai do fliste me Berluskonin dhe do anulonin një blerje lojtari tek Milani nga Spanja dhe do ndihmonin çështjen e Nagorni Karabakut.
-Po ju besoni se zoti Taqi e zgjedh çështjen e Nagorni Karabakut?
-Ai na ka premtuar se e zgjidh. Se në fakt këtë sherr e ka pasë ndez Gorbaçovi kur e kishim Sekretar të Parë të KQ të PKBRSS. Ky Taqi i ka dhënë një milionë dollarë këtij Gorbaçovit tani dhe ky ia ka treguar si është puna. Armenia e kërkon kot, se ai na përket neve. Zoti Taqi tani është i bindur se Berluskoni do na e japë ne Nagorni Karabakun.
-A e dini që Berluskoni nuk është më kryeministër, e pyeti gazetarja.
-Po, na ka thënë Taqi, i tha drejtori, kanë biseduar që të rrijë ca muaj pushim se kishte probleme shëndetësore dhe do kthehet prapë. Ne e besojmë se ai shefi jonë ka që nga ’79-a s’ka ikë nga pushteti.
-Po nëse Berluskoni nuk u ndihmon dhe Taqi nuk ua kthen paret, çfarë do bëni?
-Allah- allah, tha drejtori i shtypit. Deri më sot s’ka burrë t’i mbajë lekët e shefit tonë. Nuk ka arsye ta bëjë Taqi këtë.
Gazetarja e falenderoi dhe i premtoi që nuk do ta përdorë.
Pas pak shkoi në zyrë të Sandrit dhe ia shpjegoi të gjithën.
-Vari k…, tha Sandri. Na iku jeta duke gënjyer njëri- tjetrin. Ky ka lezet vëlla, del e gënjen katër shtete njëherësh me një copë TV që s’e shikon njeri. Ne na biem leshtë këtu dhe u telendisëm duke i kërku lek Doktorit.
Gjithsesi zoti Mero nuk duhet marre shume me tema anesore si kjo e Taçit apo kioskat e kunatit,jane peme pa kokrra ne gazetari hulumtime dhe lajme te tilla. Taçi gjithsesi eshte nje milioner dhe nuk e beson kush perrallen se mbreteroka me borxhe azere a italiane. Ne qofte keshtu,edhe me teper bravo i qofte. Mileti nuk kane leter higjenike per te fshire qurret,ai i jep miliona Gorbaçovit….
Tema,nje gje nuk kuptoj pse germen Ç e beni Q.TAÇI e beniTAQI.Po na habisni,gjithe maloket keshtu e bejne(nga injoranca).Pashe nje tabele sot tek nje dyqan “Qmime Shumice”
TemA tallet mor burre me maloket e Bathores,Berishes apo Parlamentit qe flasin keshtu,nuk eshte se ka bere a shkruar gabim emrin e TaQit.
te lumte tema! ky Taqi i Dhoksise eshte vertet legen e kaluar legenit…