Në udhëtimet e tij jashtë shtetit në seminare, takime apo forumi biznesi ku e ftojnë, që kur liderët evropian kanë hequr dorë ta ftojnë si kryeministër, Berisha merr me vete Glorin. Arsyet janë të shumta. Së pari ai pranon të bëjë gjithë punët e ekipit ndihmës, siç është roja që i mban valixhen, kameramani, fotografi, këshilltari i shtypit etj. Por mbi të gjitha ka rëndësi konfidencialiteti. Ngaqë takimet nuk kanë rëndësi dhe janë shpesh banale dhe të mërzitshme, nëse shkon me ekipin e vet, rrezikon t’i bjerë autoriteti, ndërsa Glori është gojëkyçur. Thotë gjithmonë që ishte takim i rëndësishëm dhe duhet të ishim kokë më kokë unë me Doktorin.
Por pas takimit të fundit në Francë, Glori nuk e mbajti dot sekretin. Sapo mbërritën në Tiranë, Doktori pa gazetat që shkruanin se Sarkozi nuk ka takuar fare Berishën në atë seminarin ku ai foli për arroret dhe kumbullat.
I xhindosur, Doktori thirri Glorin.
-Duhet me e përgënjështru këtë lajm, i tha, urgjent. A të kujtohet kur erdhi 5 minuta në seminar Sarkozi dhe i binte të kalonte tek rreshti ynë se për shkak të alfabetit të Shqipërisë ishim në krye?
-Si s’e mbaj mend, tha Glori, ne e morëm vesh dhe unë shkova tek vendi për të bërë foto.
-A e bane?
-E bëra Doktor, po si të të them, nuk dukesh mirë?
-Pse si dukem, keq nga fytyra?
-Jo Doktor, s’të kam kapyr fytyrën, duket vetëm koka nga pas dhe Sarkozi që kalon para teje…
Doktori u xhindos.
-Idiot, kreten, debil, debil d.m.th, po pse kot të marr unë ty të më kapësh qafën nga pas. Po dhe për një punë që të marr nuk di të bësh. Je debil d.m.th, jo ta them unë, debil. Shko qërohu tani, lidhu me kë të duash, dua fotografinë. Qërohu këtej, mos të shikoj këtu dhe dua fotografinë. Se mendon se të marr kot nga pas. Po pse mor zotëri dhe për një punë që të jap rrogën as këtë s’e bën dot. Po si mund ta humbisje ti atë moment historik, kur brenda sekondit presidenti i Francës më dha dorën ndërsa kalonte tek rreshti i parë….
-Ke të drejtë, i tha Glori, por s’kisha ça të bëja. Ti e di që unë jam i shkurtër dhe shkova tek një karrige në fund të hipja. Hipa mbi karrige, u bëra gati, po mendova se ti nuk do ngriheshe në këmbë se të tjerët nuk u ngritën. Ti u ngrite për respekt dhe më zure pamjen dhe të kapa vetëm qafën ty dhe atë përballë.
-Debil të thashë, kreten, mbylle gojën, pis. Debil, d.m.th s’ke faj ti, kam faj unë që të marr me vete.
Glori u tulat dhe më shumë. Hapi derën e zyrës dhe doli. Sekretarja po e shikonteme keqardhje.
-Ça ndodhi, i tha.
-S’ka dalë mirë fotografia me Sarkozinë, i tha. E kam kap nga pas, po unë jam i shkurtër dhe nuk e arrita dot. Ai as nuk qëndroi fare. E ruajta kur do dilte, ai pa Doktorin dhe ndërroi rrugë, doli nga dera tjetër. Nuk kam faj.
-Pu-pu, ç’të paska gjetë, i tha sekretarja. Po ndonjë kamerë TV nuk kishte aty?
-Po ku njoh unë i shkreti, pastaj ai ishte seminar koti, donin kamerat aty.
Glori u mbyll në zyrën e tij, qau pak nga dëshpërimi dhe pastaj hapi dhe një herë fotot. Ishin gjithsej 5 shkrepje. Por tek njëra dukej pak më mirë dhe dallohej nga pas që ishte Doktori. Vendosi ta shoqërojë me një shënim që Sarkozi duke i dhënë dorën Doktorit dhe tua shpërndante gazetave. Shkoi prapë në zyrën e tij dhe trokiti. Ia tregoi idenë. Doktori turfullonte akoma.
-Nejse, mirë, kaloi kjo, i tha. Dakord, mirë e ke bë, shkruj…. dhe filloi takimet me gjithë personalitet e tjera që ishin aty. Glori shkruante dhe dridhej. I kujtohej që s’u kishte bë dot foto fare. Në seancën kur foli Doktori për arrorët, u boshatis salla. Me gjysëm zëri i tha Doktorit.
-S’kam foto as për këta më duket.
-S’ka rëndësi, tha. Këta s’i njeh njeri. Po atë të Sarkozisë s’kam me ta falë kurrë. Nejse, shpërndaje tani…
Qofshi te pashtershem ju te “Antenes” !Faleminderit nga zemra!
ha ha ha hipi ne maj te kariges glori…..
po dhe ne tavan te ishe balcamosur skishe ca ti kapje o glor mavria…..
ka nje mundesi qe ta shpetojme GLORIN!kryeministria duhet t’i dergoje nje note proteste(ne forme kerkese) organizatoreve,ku tu thote se ATIJ i ka humbur celulari ne salle,ndaj duhet te marrin xhirimet e kameres se sigurise,se ne celular kishte informacione financiare qe rrezikojne rende sigurine tone kombetare.
Me tu siguruar kasetat e salles se komferences,sandri ben dokumentar pastaj,sepse cilesine e dobet te xhirimit e shet per stil filmik…
keshtu dhe ne genjehemi per takimin dhe glori shpeton…
PS-le behemi 100 000 veta ne FB qe ta shpetojme glorin,se, AI ka ik qe ka ik per lesh
kush eshte glori ?
lere se e gjeta me duket:
http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet&m=showpers&pID=10
HahahahahahahahahHaha
kjo eshte shkence e jo shaka per nje paparaco tre masteraaaaa. sa perpara kemi ecur ne shqipot. Kete paparacin e Vucidolit do ta kishin zili paparacet e gjithe botes per kualifikimet qe ka.