Biseda e pazbardhur e Doktorit me ambasadorin amerikan

9 Janar 2012, 21:01Antena TEMA
Biseda e pazbardhur e Doktorit me ambasadorin amerikan

Doktori priti dje ambasadorin amerikan. Tensioni ishte rritur pasi në prag të Vitit të Ri ambasadori amerikan kishte deklaruar në një televizor privat se do të ishte i lumtur sikur të fitonte opozita. Doktori ishte shqetësuar shumë dhe me takt i kërkoi takim. Ambasadori, i cili vazhdon ta marrë seriozisht kryeministrin, kishte përgatitur një axhendë të ngjeshur për diskutime, ku hynin standardet e zgjedhjeve, reforma elektorale, zgjedhja e presidentit dhe ligjet me shumicë të cilësuar, sidomos formimi i Gjykatës Administrative.

Doktori turfullonte pasi i rrinte mendja tek deklarata. Glori, që e këshillon gjithmonë për punë të jashtme, i shkoi në zyrë me laps dhe letër për të mbajtur shënim këshillat e Doktorit për bisedën.

-E di unë si ia bëj këtij, tha. Do t’ia bëj fytyrën si këpuca… Do t’i them nja dy gjëra….

-Unë them t’i shmangësh temat e nxehta, tha Glori, foli në përgjithësi.

-Jo zotëri, do flas si duhet folur, mos u bë merak ti, kupto apo jo… dhe turfullonte me vete.

Ambasadori erdhi buzagaz dhe zuri vend në kolltukun pranë kryeministrit. Porositi një çaj dhe biseda filloi.

Doktori, pasi e uroi për festat e fundvitit, filloi.

-Desha të ndaj me ju një pikëpamje lidhur me rolin e SHBA në botë, i tha. Ai është një rol i pazëvendësushëm…

Ambasadori tundi kokën i kënaqur, i bindur se ai do vlerësonte rolin e SHBA në Shqipëri.

Doktori vazhdoi:

-Roli i SHBA në botë ka një rëndësi të madhe. Kjo rëndësi merr një kuptim të ri në kushtet e sotme ku në shumë vende ende nuk kemi zgjedhje të lira, ku korrupsioni bën kërdinë dhe ku mungojnë liritë politike që shpeshherë degradon situata deri në vrasje për arsye politike.

Ambasadori tundi kokën me shpejtësi në shenjë pohuese dhe brenda vetes pësoi një lloj krisje. “Më duket se po i biem më qafë kot, tha me vete, paska reflektuar”. Fytyra i shndriti nga një lloj mirësie për fjalët që dëgjonte dhe përsëriste fjalët, “absolutisht po zoti Berisha”.

Doktori mori zemër dhe vazhdoi më tej.

-Zgjedhjet e lira zoti Ambasador janë një institucion i rëndësishëm që dallon demokracitë nga diktatura. Regjimet që nuk bëjnë dot zgjedhje të lira, janë jo vetëm regjime diktatoriale, por dhe regjime regresive, pasi shtyjnë shoqërinë drejt fanatizmave fetare dhe akteve të tjera të dhunës mbi shoqërinë. Kombet nuk dallohen në lindorë dhe perëndimorë pasi kultura është universale, kombet dallohen në vende që zgjedhin vetë fatin e tyre dhe në vende që nuk e zgjedhin dot vetë atë…

-Absolutisht po zoti Berisha, vazhdonte t’i thoshte ambasadori i kënaqur… Paska reflektuar thellë, thoshte me vete, më shkoi dëm axhenda.

-Desha të ndalem dhe tek një pikë tjetër e rëndësishme zoti Ambasador, i tha Kryeministri. Korrupsioni është një armik për çdo komb që do të përparojë dhe të rreshtohet me kombet e lira. Korrupsioni e mban një komb, një shtet, një shoqëri të lidhur me krimin dhe punën e pandershme dhe fokuson energjitë pozitive tek krimi. Ai është një armik i madh i lirisë dhe demokracisë, një armik i shtetit ligjor dhe për rrjedhojë është një armik i vendeve të tilla si SHBA dhe vendeve të tjera. Ne do jemi gjithmonë në krah të SHBA kundër tij.

-Absolutisht po zoti Berisha, vazhdonte ambasadori i kënaqur që gati sa nuk fluturonte. E paska ndarë mendjen, tha me vete, e fut në burg Ilir Metën. Duhet ta raportoj patjetër.

-Zoti Ambasador, desha të ndalem dhe tek liritë politike që dallojnë një komb të qytetëruar nga kombet nën regjime. Edhe pse mund të ketë kombe të pasura dhe individë të pasur, ata janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre për liritë politike, për lirinë e fjalës, lirinë e votës, lirinë e të demonstruarit. Amerika është një mbështetëse e madhe e këtyre njerëzve. Ne do të jemi gjithmonë në krah të SHBA për këtë çështje…

-Absolutisht po zoti Berisha, ju jam mirënjohës, i tha ambasadori. Qenka penduar për të vrarët e 21 Janarit, tha me vete. Ndoshta s’ka dhe faj, mund t’i kenë qëlluar pa leje…

Fiks kur ambasadori po meditonte për reflektimin e Berishës, ai vazhdoi:

-Të kam thirrur zoti Ambasador për të të thënë se problemet që përmenda pak më lart, nuk ekzistojnë në vendin tim, në qeverinë time dhe në Shqipëri, por në Azinë e largët. Shqipëria është gati të mbështesë SHBA për t’i luftuar ato kudo që shfaqen…

Ambasadori u hutua dhe nuk u besonte veshëve.

-Më falni zoti Berisha, i tha, unë jam ambasador në Shqipëri. Kam qenë dhe në Kore në Ambasadë, por nuk ka pasur nga këto probleme që thatë. Të tilla kam parë vetëm këtu.

-Më vjen keq zoti ambasador që e shikoni realitetin me syzet e Edi Ramës, ti mund të jesh i lumtur të kesh Edi Ramën kryeministër, po ja ku po ta them se unë, qeveria ime dhe miqtë e mi në SHBA jemi të fokusuar që t’i luftojmë këto fenomene të gabuara në Azi. Ju doni t’i shpikni dhe t’i importoni në Tiranë, por këtë nuk ua pranon askush. Qeveria ime, unë dhe familja ime, i jemi mirënjohës SHBA për këto parime që zbaton në Azi, por nuk do të lëmë kurrë që element diplomatikë të ardhur nga Azia të kërkojnë ta bëjnë Shqipërinë si Azia.

Ambasadori nuk po e mblidhte veten nga fjalimi.

-Qartë, qartë zoti Berisha, i tha. D.m.th ju mendoni të përdorni eksperiencën tuaj negative për të ndihmuar SHBA në Azi. E kuptoj shumë mirë, shumë xhentile nga ana juaj, por mua më duhet dikush që të më ndihmojë ta luftoj këtu.

-Ke Edi Ramën zotëri, tha Berisha nervoz. Jo, e di unë, keni Edi Ramën, ju, danezi, anglezja, dhe disa të tjerë që s’dua t’i përmend, kupton apo jo? Nejse, bëni si të doni, ky është qëndrimi im.

U ra gjunjëve me të dy duart dhe u ngrit i pari në këmbë. Ambasadori i hutuar i dha dorën dhe doli më i paqartë seç hyri. Shkoi në zyrë dhe filloi të shkruajë kabllogramin.

-Berisha ofroi ndihmë për demokratizimin e Azisë. Stop. Më ndihmoni me dikë për demokratizmin e Shqipërisë. Stop. Ky nuk pranon ndihmë në këtë drejtim. Stop. Më ktheni përgjigje nëse duhet ta ndihmojmë me forcë. Stop.

 

7 komente në “Biseda e pazbardhur e Doktorit me ambasadorin amerikan”

  1. Kalorsi i zi says:

    O Sali nga do e kthesh sumen, nga BE, Afrika, USA apo kush ta vej me fort moj bucja e vicidollit

    1. xha veli says:

      Te dashur lexues
      Takimi i Arvizuse me Vucidolin eshte thjeshte per ti bere nje pyrtje se sa do te vrase ne 21 Janarin qe vjen.Duke ti thene qe Amerika i toleron deri 200apo 300 vete .Po e kaloi kete numur atehere Amerika do te reagoje Ashper e nuk do e quaje me BURRE SHTETI

  2. bardhyl peti says:

    SI NUK E KUPTON Z.ARVIZU KETE NJERI PER TE CILIN EKZISTON VETEM FAMILJA E TIJE DHE ASKUSH TJETER NE KATA BOTE, CDO LIGJ MIRATOHET VETEM PER FAMILJEN, CDO TENDER FITOHET VETEM PER FAMILJEN.

  3. drita bashaj says:

    Z Arvizu, po s’e hoqet Saliun, do t’ju heqe juve me ndonje skandal aq te madh sa nuk do keni fyfyre te ktheheni ne vendin tuaj. Maskarrallekun dhe intrigen e tij nuk e kalkulon dot as edhe nje formule e Ajshtajnit. Sa me shume ta mbani ne pushtet aq me shume do e pesoni, se sa per Shqiperine , e hengri te gjalle, vetem kockat i ka lene. Rreziku me i madh eshte ai qe nenvleftesohet. Ai duhej derguar shume kohe me pare ne gjyqin nderkombetar, po i ka lyer te tere dhe tani rrine urte drejtuesit evropiane….

    1. Kuzhinieri says:

      Ky blog-u i Arvizu – jo. Gazeta tema ne web -po.
      Komunikim me Arvizu – jo. Komunikim me tema – po.
      Gjithe te mirat.

      1. shkembi says:

        Z.Avziu, Si perfaqesues i nje Shteti dhe nje populli dashamires me popullin shqipetar,ne keto kushte teper te renda per shqipetaret,ju
        jeni “Drita ne fund te tunelit” Ju lutemi beni C’eshte e mundur qe edhe ne Shqiperi te funksionoi drejtesia dhe shteti ligjor.
        Opinioni i pergjithshem i shqipetarve eshte qe Sali Berisha eshte e keqja me e madhe e atij vendi. Ai shkateroi PD- shpresen dhe besimin per krijimin e nje shteti demokratk ne Shqiperi; Ai esshte
        nxites i krimit dhe korrupsionit ne ate vend.
        Ne keto momente teper te veshtira per kombin shqipetar ju , Z.Avziu kini shansin te ngeleni mik i perjetshem i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje