Nga Arben Duka
1.Jam Luan -Iliri tha,
po nuk u çudit njeri,
se nga lloji i tija
ka me shumice në Shqipëri!
2.Eshtë i shkathet fort shejtani,
tani gjithkush e beson,
domosdo është si luani,
po vetëm për korrupsion!
3.Po të jetonim në Francë,
do të ndodhte një çudi,
do kishim tjetër ballancë,
luani do bëhej mi!
4.Luani është mbreti i pyllit,
është mëkat mos e nderonit,
e ka prejardhjen prej yllit,
dhe është mbret i korrupsionit!
5.S’mund të jetë ai kalibër,
një gjë e vockël si skuth,
tani Saliu në libër,
i mbetet të jetë mamuth!
6.T’i largohemi rutinës,
çomni lajme me blututhe,
domosdo që Jozefinës,
i takon të jetë mamuthe!
7.Këto kafshë s’i mban çengeli,
janë gjigandé e të paepur,
domosdo Tavo Vangjeli,
para tyre është një lepur!
8.Ky lepur është deputet,
nga të listës- të kazanit,
do ndryshim në kabinet,
për t’i hapur vend luanit!
9.Është si punë e lajmëtarit,
për Salën i bjen bilbilit,
qe t’i japë luan krenarit,
vendin e Petrit Vasilit!
Mirë, o Arben Duka mirë, po këtë “muzikën” tuaj nuk po e dëgjon as opozita e të të bëhet krah, e jo më t’a marrë vesh Saliu.
e degjojne qe cke me te dhe jo vetem shqiptaret,,,, por me shume e degjojne sala me ilire…………
pene si e mero bazes, arben dukes, e bledi manes,e disa te tjere e bejne berishen qe ti mari ilacet edhe jasht orarit……dhe ti rine ambulanca dhe mjeket tek koka…………..
Kam nje mendim, z. kryeredaktor: ju lutem shume qe t’i botoni ne faqe te pare poezite sarkastike te zotit A. Duka.
Pershendetje!