Pallati i Lulit po mbahet i rrethuar. Kryebashkiaku i ri ka blerë dy kate tek pallati pranë pastiçeri Venecias. Vetëm një banor nga kati poshtë tij nuk ka pranuar t’ia shesë hyrjen. Të tjerët kanë pranuar ta japin duke marr apartamente më të mira me sipërfaqe më të madhe tek Pallati i Sandrit dhe Zamirit, që nuk është legalizuar akoma tek Liceu.
Kunati tani po merret me rikonstruksionin e pallatit. Dhe pati një ide origjinale. Luli vendosi të prishte zyrën e Ramës pasi i dilte Rama para sysh në çdo cep. Aq shumë u fiksua pas këtij fakti, sa dhe kur shkonte në tualet i dukej sikur ai kishte gdhendur portretin në pllakat e dyshemesë së banjës.
I fiksuar për prishjen e zyrës së Ramës, thirri Kunatin të merrej me këtë punë. Kunati thirri arkitektin e pallatit të tij dhe e pyeti ç’do bëhej me këtë.
-Kam një mendim, i tha arkitekti. Ky mermeri është i paparë dhe mermer si ky nuk gjendet. Ta heqim me kujdes dhe e përdorim tek shtëpia e re.
-Jo, jo, në asnjë mënyrë, ai nuk e duron dot po e mori vesh që është mermeri i Ramës, i tha.
-OK, e çojmë tek pallati në Vlorë atëherë, i tha arkitekti.
Këto mobiliet janë të mrekullueshme se janë dru i gjithi, i çojmë aty të mobilojmë studion.
-Në asnjë mënyrë, i tha Kuanti. Luli dhe kështu e ka bezdi të ulet të punojë, jo më të mendojë që është tavolina e Ramës.
-Epo mirë, po e çojmë dhe këtë në Vlorë tek pallati, tha, rregullojmë shtëpinë tënde.
Kunati nuk foli, po i pëlqeu shumë.
-Këtë sfondin po e prishim se nuk vlen gjë, stampime janë, i tha arkitekti.
-OK, prishe, i tha Kunati.
-Kurse tavanin ta heqim dhe ta montojmë tek tavani i restorantit që kemi tek pallati në Vlorë, i tha arkitekti.
Kunati nuk foli, por i pëlqeu.
Pastaj u ulën të dy dhe bënë llogaritë dhe fitonin rreth 50 mijë euro nga materialet që merrnin.
-Po tani si do ta bëjmë zyrën, i tha Kunati.
-Unë them ta bëjmë thjesht, i tha arkitekti. Kemi ata punëtorët e gipsit tek pallati në Vlorë që kanë mbaru punë dhe i fusim të prishin këtë fasadën dhe ta bëjnë me gips, thjesht të imitojnë ca kolona. Pastaj dhe një tavan të varur. Kam dhe unë një shok që ka një mobilieri në Laprakë, aty ky futet rruga për ke Bregu i Lumit, kur merr djathtas është në një bodrum. Na bën ai një tavolinë laminatë të madhe për mbledhje.
-Shumë mirë, i tha Kunati.
-Për karrige kam nja dy kolltuqe që na ka sjellë njëri që do leje ndërtimi, janë kolltuqe vere si për plazh, po i shkojnë zyrës se janë ngjyra të hapura.
-OK, futi një faturë të mirë, i tha Kunati. Pyete pak dhe atë gocën e tezes t’i shikojë se ka qejf dhe merr vesh nga mobiliet.
Bëri dhe nje herë llogarinë. Atë tavolinën laminat të mbledhjes po e fus një 3 mijë euro, këto punimet e gipsit nja 30 mijë euro, këtë parketin po e fus me 100 euro metri katror dhe po paguaj atë kolonjarin që ma ka shtru tek shtëpia…
Bëri një llogari të shpejtë, i fitonte dhe nja 50 mijë të tjera me mobilimin.
I kënaqur shkoi në zyrë të Lulit.
-Jam gati, tha, fillojmë që nesër dhe mbarojmë shpejt. Ka për të dalë alamet zyre. Këto gjërat do t’i flakim, do t’i shkatërrojmë mos të duken gjëkundi.
-Shumë mirë, i tha Luli gjysëm i trembur. Fole nga shpia, dakord janë.
-Po, po, fola, mos ki merak.