Nga Arben Duka
1.Dhe në Hollivud të ishe,
do ishe nga më të mirat,
në çdo film një rol do kishe,
një e vetme mbi vampirët!
2.Po ta them qysh në fillim,
që fjalë mos kesh me mua,
jam poet pa diskutim,
dhe të bukuren e dua!
3.Po këtë bisedë moj Iné,
s’ta bëj se je bukuroshe,
ka plot që ta mbushin synë,
po nga brenda janë boshe!
4.S’të kam matur në ballancë,
po jam njësh në vlerësime,
je plot nur dhe elegance,
po mbi të gjitha je trime!
5.Ty të shau gojë e ndyrë,
po emri aspak s’tu nxi,
gdhende një emër të mirë,
një simbol në drejtësi!
6.Të të trembte ai deshi,
të ta bënte jetën mort,
e gjithë bota e përqeshi,
ti u bëre më e fortë!
7.Jetojmë kohë të vështira,
dita- ditës më e keqe,
s’mendonin këta mynxyra,
se ti s’e di fjalën:”PEQE!”
8.Ti nuk je një Silvia Konti,
dhe pse një jini nga fama,
je një yll tek horizonti,
je vetvetja Ina Rama!
9.Për ty Sala do bëjë zhurmë,
përsëri e përsëri,
nga ai s’do mbeten gjurme,
ti do hysh në histori!
10.Do thonë brezat që do vinë,
kur të shkruhet historia:
“Këtu ish një herë një Inë,
që s’u tut nga kusaria!”
11.Po ti je ende rini,
zëri gjate do të kumbojë,
se për simbole si ty,
vendi ka gjithmonë nevojë!
12.Dhe unë krenohem me ty,
të kam në tabelë të zemrës,
se babain tënd-Haxhi,
e kam mik të ngushtë të këngës!
i madh je o arben duka……………
do te beje shum mire tema qe te botoje vargjet e ketij poeti madheshtor……..
po ik or palle meso shqip njehere ,pastaj behu avokati i plehrave te pd.arben duka eshte star-
S’po te marr vesh o “beni-bence”. Jam plotesist dakord qe A. Duka eshte “Star” siç e thua ti. Po me duket se dhe “Vlora” ka te njejtin mendim (“i madh je o arben duka” thote Vlora).
Atehere kush eshte ky “palle” duhet te mesoje shqipen? Une nuk shoh tjeter koment ketu.
Kur s’e mban pse e pi te shkreten? (Shaka dashamirese, pershendetje)
Si gjithmone i madhi Arben Duka godet ne shenje
Qe tani e tutje per te vleresuar nje njeri ne cdo cep te Shqiperise na u dashka te pyesim kete poet bejtexhi! Se vetem ky eshte njeriu me i afte ne Shqiperi per te vleresuar gjith te tjeret. Aferim i qofte ketij bejtexhiu.
Une nuk them se Ina Rama nuk eshte e zonja, por nuk mbeti ose nuk ka nevoje Ina Rama per vleresimet e ketij bejtexhiu(qe shok mund t’a kete hazhi Ramen, por nuk jane njelloj per nga puna. Ku Haxhiu e ku arben ziu). Ina Rama do te vleresohet sipas pune qe ben dhe jo se thote arbenii dukes!
O Arben, ta kam mik nga yt vella A… Isha nje dite ne supermarket me time shoqe. Nder te tjera gruaja po kerkonte boje flokesh edhe une vajta pas saj. Duke pare vajzat e bukura mbi kutite e bojes, mua m’u duk njera si Ina Rama. I them gruas: “Merr kete, Ina Ramen.” Rastisi qe kutia kishte numrin e ngjyres se flokeve te gruas sime dhe e morem. Kutine e “Ina Rames” ne e ruajme mbi komo per moster. Mirepo, gruaja ime me tha nje dite: “Na plase me kete Ina Ramen. Une do t’i bej floket si Shpresa Becaj. Eshte zonje grua, s’ke ç’i thua!”
Aman o Arben, hidh ne leter ca vargje per Shpresa Becajn, se po me vdes gruaja nga meraku…
Pershendetje shoqerore.
shoku(shtegtari)kishte nje koment tjeter qe u fshi.fliste ashper prandaj komentova
bejtexhiu a.duka e ben sh.mire punen e vet,por nuk eshte i zoti te vleresoje punen e i.rames. i.rama me prokurorine ka aq lidhje sa a.duka me tragjedine. pa punuar nje dite prokurore,e ngjet saliu ne krye te prokurorise tamam per tu bere miss prokurorja kete profesion e ka te vetin,kuptove z.duka kjo eshte e verteta.
Arben Duka i ngjan strrallit
Shkruaji Ti ato vargje
Syri yt si sy shqiponje
Shikon edhe mbrapa malit…..
Ju pershendet dhe ju uron Bujari
pak e kercenoi plaku i rjedhur i vicidolit dhe ina rama e shpetoi me procedura lulin e saliut per vjedhjen 220 milion euro te rruges durres kukes
Strofa e fundit e justifikon mundimin e Ben Dukes,se babai i Ines eshte mik i Benit.E di çfare Ben Duka?Doreheqja e Ines do bente me shume buje.Pastaj do shkonte ne kishe a xhami dhe do falej per aq sa s’mundi te bente dhe te ngushellohej se nuk vazhdoi qe te lidhte nyje litari kot.Po asnje s’heq dore per princip,se ka hall se nuk do ti hipe me fikut,pavaresisht se logjika thote se fiqte me te mire jane atje ku eshte dega me e holle.
Ina Rama