Ka dy ditë që tek Rruga e Kunatit, ku nisi të lulëzojë biznesi i kioskave, ka rrëmujë. Natën makina me vinça vijnë e heqin kioskat, për të cilat Kunati siguroi dhe një vendim të Këshillit Bashkiak t’i mbante gjithmonë. Por sherri plasi javën që shkoi kur u mbush një muaj nga kontrata e parë e qerasë së Kunatit. Biznesmenët, që kishin paguar nga 3 mijë euro në muaj, dolën si rruar- qethur dhe nuk fituan dot as 500 euro. Kunati shiti me këtë rast kioskat e Megatekut, ku është pronar, dhe nxori ca lek për vete.
Kunati u zhduk nga qarkullimi pasi disa biznesmenë të inatosur e kërkonin t’i merrnin lekët mbrapsht.
Kunati, i trembur, u mbyll në shtëpi dhe po bisedonte me nënën e vet.
-Si ia bëtë më ‘97 kur u kërkonin njerëzit lekët e VEFA-s, i tha Kunati me takt.
-Eh, si ja bëmë të keqen nëna. Ja, mori yt atë makinën, mbushëm bagazhin me lek dhe ia futëm nga Kakavija, s’kishim nga të dilnim. Ata të Salarisë, i njihja unë që të dilnin para e të merrnin lekët, dhe dolëm pa na hy gjemb në këmbë.
-Po me njerëzit si ia bënit, kur u kërkonin lekët?
-Ehu, thoshim e di Daja, se kështu i thosha unë Vehbiut. Ç’të bënim, ç’punë kishim ne? Unë arkëtare isha, pa firmë nuk bëja gjë. Po pse pyet të keqen nëna?
-Jo, jo, kot, i tha Kunati i hutuar. Është shumë e bezdisshme kjo pjesa kur të kërkojnë lekët kupton apo jo? Fytyra të këqija, bëjnë si shpirt i keq për 3 mijë euro.
-Mos u mërzit, i ka puna këto, i tha e ëma. Ruaj qetësinë se të tjerat rregullohen. Po Luli sikur tha që ajo do ishte angari nga tregtarët?
-Ç’do të thotë angari, i tha Kunati.
-Eh, si i thoni ju të rinjtë sot, punë vullnetare, se njëherë koha kur punoje pa para quhej punë angari.
-Epo tani u kujtuan që duan lekët e tyre, tha Kunati, se gjoja s’i kanë fituar dot as çerekun e lekëve të qerasë. Hoqëm dhe kioskat se kemi frikë se na i djegin.
-Mirë bëtë të keqen. Se ja erdhi data 21 janar dhe nga inati i Lulit djegin kioskat e tua. Dhe atëherë më ‘97 i hoqëm gjithë gjërat që mund të na merrnin. I bëmë lek dhe ja me ato u nisëm ju dhe Lulin nëpër shkolla.
-Nejse, mirë, dakord, i tha Kunati, po s’di ç’t’u bëj këtyre tregtarëve, më çmendën. Për çdo gjë më kërkojnë mua lekët. U them që do flas me Lulin, po qeshin, s’e marrin seriozisht. Hajt se e dimë ne që ti je i pari, më thonë. E kam shumë problem këtë punë. Më thonë na lë kioskat tre muaj pa lek që të nxjerrim lekët e qerasë. Po mirë ma kujtove tu them që kemi frikë se ua djegin më 21 Janar.
-Ashtu thuaj të keqen. Nuk bëhet gjë, thuaj, se ua djegin. Biles tregoju dhe një plan si do tua djegin. Fundja ndonjërës vërini zjarrin dhe vetë.
-Jo, jo, ato i hoqëm ne, po duam ta bëjmë treg të shtunave, dhe nuk biem dot prapë kioskat se na i zaptojnë këta borxhlinjtë.
-Ç’të të them unë e shkreta. Me kioska s’kemi pasë punë atëherë. I kishim lek të thata, i fusje në makinë dhe ikje. Me kioska bela është.
-E gjeta, tha Kunati. Do tu them e di kompetenti atë punë. Nuk jam unë kompetenti. Sa të gjendet kompetenti shpëtoj ca ditë.
-Nuk e di të keqen nëna. Kompetenti ishte i Sudes. Ne tek VEFA i thoshim Marshalli, se gjeneral i thoshin Xhaferit.
-Hajt mo po u them kompetenti se kompetenti nuk u gjet kurrë, këto të tjerat u gjetën, tha Kunati i lehtësuar.
hahahahahh shume gjigande kjo, dhe vjen nje dite hostoria perserit vetveten.
Barbaret e ndyre
…kur gjen k…. , le tu marri jo 3 po dhe 10 000 euro per koke.
biznesi duhet ta kuptoje qe pa rregull nuk ka zhvillim.Biznesi me dallavere nderon me fatlumin,te tjeret myten me borxhe.pastaj marrin kredi qe tja japin kunatit per fushate, pastaj marrin prap borxh per te ngritur firmen e mbyllur,pastaj kunati s’ja var prap,pastaj,,,po t’jene me fat NUK VRASIN VETEN nga borxhet..
te isha une ja caja marmiten kunatit jo per 3 mije por dhe per 3 euro nese do me mashtronte, i beja Tourkofagos Marmitas artificiale.. nuk luhet me djersen dhe gjakun e tjetrit. ata qe kane dale te humbur duhet me patjeter ta denoncojne nese me zor sja marin dot
Mire ja ka bo kunati qe ju ka marre leket se jane sahan lepires dhe asnji nuk i kerko paret. Kot sa bojn gam gam me kap nonji llokem tjeter.
Kur japin ka 7000 euro per te hy ke mromjet “bamirse” te Lirise per te ndihmu femijet e vobegte Argita e Shkelzen pun e modhe per 3000 euro.
Fare e qelbur
i pastroi nje dore pare lul-b me sal katilin.