Flamuri zbërthen fjalimin e doktorit për dixhitalizimin e bujqësisë

11 Janar 2012, 21:45Antena TEMA

Mbas fjalimit të atij Burrit për dixhitalizimin e bujqësisë dhe për detyrat që u dilnin Rulit e Bodes, Flamuri e mori seriozisht çështjen dhe nisi nga puna.

U ul vetëm në zyre, e printoi fjalimin dhe me nënvizime e me shënime anash tekstit filloi të zbërthejë direktivat. Kur po e lexonte në disa rreshta s’po kuptonte gjë, por me mendje të vet ia hodhi fajin printimit nga interneti për të cilën nuk merrte vesh. Pastaj në disa vende fjalitë iu bën aq lëmsh sa nuk po kuptonte as ç’do bënte ai Burri, as si do ta bënte, as se ç’kërkonte, as se ku donte të dilte.

Kur e pa që kjo s’qe punë për të, i ra shkurt me vete të vet.

-Po mua ç’më duhen të gjitha këto, ai Burri i di vetë ç’do, unë mjafton të lexoj fjalimin pjesë- pjesë korrekt pa le ta kuptojnë si të duan njerëzit. E rëndësishme është që unë të mos jap përshtypjen sikur si di këto gjera, por sikur i di mirë dhe sikur i kemi bërë bashkë.

Për të testuar sa mund ta hanin ministrat këtë, i nisi një SMS Rulit.

-Kur do përfundojë dixhitalizimi, se ka shumë kërkesa nga njerëzit në bazë?!

Ruli në fillim u çudit nga SMS-ja, por kur pa që e kish nisur Flamuri, buzëqeshi dhe i ktheu përgjigje.

-U thuaj fshatarëve të tu që nga Topojani do ta nisim dixhitalizmin, sapo të na vijë fara e parë dixhitale.

Flamuri lexoi përgjigjen dhe u hutua.

-Kjo paska qenë që nuk kuptoja nga fjalimi i atij Burrit, tha me vete. D.m.th këta do prodhojnë farë dixhitale ndaj i thënkan bujqësi e dixhitalizuar. Përfytyroi një moment farën dixhitale të patates, një kompjuter dhe fshatari që komandon sa e do kokrrën e patates, si e do, kur e do dhe si rritet…

-Mrekulli, tha me vete Flamuri, kam me i hutu katunarët e zonës sime. Ndërkohë u kujtua që tre prej tyre po e prisnin tek Bar Kalaja që në mëngjes për hallet e tyre.

U bëri telefon nëse ishin ende aty.

-Ty po të presim or taj, i tha fshatari.

Flamuri nxitoi tu dukej pak i rëndësishëm me fjalimin e Doktorit.

-Si keni qenë, cullët si i keni pasë, a janë rrite hiç a… filloi t’i pyesë. Po bora a ka shkri, ato bagëti si i keni…

-Jo mor burrë, na mori shpirtin, na mbeten bagëtitë brenda, s’e kishim mendu kaq gjatë.

-Po a kini mbjellë gjë për lopët apo jo?

-Jo besa na zuri gafil bora. Kisha mbjellë ca hasëll, ma thau ngrica dhe atë, veç ushqim prej Kosove ju kena sjellë me ju mbajte frymën. Duhet me vënë dorë qeveria, i tha fshatari.

-Do ta dëgjoni sot atë Burrin tha Flamuri. Kemi punui bashkë për një program të bujqësisë dixhitale… Keni me e drejtu në mënyrë dixhitale tani e tutje krejt procesin.

-Or ti shoq, s’kena lekë na me ble Digitalb-in, ça thu ti, ne nuk na ndihmo gjë ai, na duhet do hasëll për lopë e për qe me mbjellë tokën në pranverë me parmendë se aty s’hyn as traktori.

-Nuk thashë që do tu japim karta Digitalb-i, tha Flamuri, por do ta bëjmë bujqësinë dixhitale me i drejtu krejt me kompjutera si me televizor, a keni pa televizor?

-Po pash Zotin kena pa boll se kanë dy katunarë tanët ene kena pa dhe rrugës kur kena ra në Kukës, por dona hasëll, hasëll për bagëti se osht borë.

Flamuri u bë nervoz.

-Shif se po ua lexoj tha ça ka thanë ai Burri e pasandaj po ua shpjegoj ç’do me thanë.

“Shqipëria ka prodhimtarinë më të lartë. Kemi kushtet natyrore, plot ujë, plot dritë, plot diell. Nuk ka një vend tjetër, zor të gjesh një vend tjetër që t’i bashkojë këto tre kushte siç i bashkon Shqipëria”.

-Pasha zotin diell s’kena. Kurrkund s’kena pa diell tash e një muaj.

Flamuri nuk u dorëzua. Nxitoi tu lexojë paragrafin tjetër:

“Po ecim më shpejt me prodhimin se sa me përpunimin. Duhet të përqendrohemi maksimalisht që të nxisim industrinë e përpunimit. Përpunimi është jetik për prodhimin e madh. Përparësi  duhet të ketë edhe ndërtimi i rrjetit të vaditjes”.

Fshatari prapë ngriti supet.

-Pasha zotin Flamur, na s’dojna me e përpunu hiç se e hajnë lopët siç asht veç me u ba. A thotë gjë qysh me u ba bre?

-Prit, prit, tha Flamuri, po ua lexoj më poshtë:

“Fermerët kanë nisur të krijojnë shoqëri vullnetare bujqësore, gjë e cila rrit rendimentin për të gjetur tregje të leverdishme për prodhimet e tyre, d.m.th kooperativa…”

-Pasha Zotin a po e bëjnë dhe një herë kooperativën, tha fshatari. Jo bre, nuk bëhet se brigadieri që ka pasë qenë ka vdekë, gratë s’dalin më me punu, s’kena burra në krejt fshatin, 5 vetë janë… drita s’kena hiç, na i ka pre çeku se s’e kena pagu, ku me e mbjellë farën me televizor digjital siç thu ti…

-Prit një minutë, i tha Flamuri, të flas me Ministrin e Bujqësisë dhe ta zgjidhë ai këtë punë.

-Zoti Ruli, i tha Flamuri me ton zyrtar. Kam këta hasianët këtu dhe duan sqarime për këtë bujqësinë dixhitale që u shpjegoi ai burri sot, se kena dy muaj që punojmë për të. Çfarë t’iu them unë nga ana ime?

-Ça tu thuash biro, i tha Ruli. Deri tani bujqësia ka qenë konkrete, e shikoje në fusha, në kodra në vreshta. Tani do ta bëjmë dixhitale, do ta shikojnë vetëm në televizor.

-Mos u tall, i tha Flamuri, se u premtova farën dixhitale që më the.

-Aha, jemi ngatërru, i tha Ruli. Kujtova se kërkoje vibratorë për gratë e fshatit ngaqë kanë ikë burrat se i kanë sjellë ndihma Tritanit tek spitali dhe do t’i ndajë gjëkundi për sevap.

Flamuri nuk e dha veten para fshatarëve dhe e falenderoi për sqarimin.

-D.m.th fara dixhitale u prodhoka me vibrator, tha me vete dhe nxitoi ta shënonte diku mos ta harronte.

4 komente në “Flamuri zbërthen fjalimin e doktorit për dixhitalizimin e bujqësisë”

  1. gjethi says:

    O Mero me kete antenen tende ke per t’i dhene idene Sales qe Flamur(feimin) origjinal ta zevendesoje me ndonje vibrator. Eshte koha per ndryshim, per modernizim. Duhet ndjekur shembulli modernizues i Tritan Shehut, i cili prasin e Lushnjes na e paska zevendesuar me vibrator sic duket me rastin e 15 vjetorit te historise se prasit te Lushnjes.

  2. LORA says:

    Kam qeshur me lot,faleminderit “Antena”.
    Dr.krimi me te tijte tallen ne menyre naziskine me ata qe ua grabisin me lehte voten,me fshataret.Duke qene vete fshatare!!!!!!!!!

  3. sofra says:

    eh mor flamur si vijne kohet!?U bere dhe ti me vibrator!!!

  4. Eh says:

    Eh, ja kena mrrite mesimeve te mjaoCedungut: ”FshAti te rrethoje Qytetin! ” As shokuenver s’ja mrrini dot! Na rrofte (per me met Zombi-Shqypni) demokraciShkerdhm…na rrnofte e qofte Integrim e BEe(=me bo….. be be be…….)… beje zot enderr!!!….flini burra flini!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje