Meta, plan për të shpëtuar nga videot e tjera

18 Janar 2012, 23:07Antena TEMA
Meta, plan për të shpëtuar nga videot e tjera

Pas mbylljes së gjyqit, Meta me Fahron u ulën dhe bënë një plan si të shpëtonin nga videot e tjera. Hallin më të madh e kish Fahro, video e të cilit përveçse gjendet në disa redaksi, është dhe gati e titruar.

-Unë them t’i testojmë një herë i kanë apo nuk i kanë këto video, i tha Fahro. Timen e di që e kanë, por unë them t’i trembim, të themi kemi dhe ne tonat.

-Gjigant je, ashtu ëëë, t’ia fusim kemi video thua ëëë, e bukur kjo. Hahahaa, e bukur kjo, ëëë, po si të themi, si të themi, kemi video ëëë.

-Ore, shiko, puna është të mësojmë sa video kanë ata. Ne themi kemi një valixhe. Të tregon Mona ty një valixhe me kaseta kot. U themi atyre sa keni. Po treguan kaseta shumë dhe ata, bëjmë sikur s’ka lezet e nuk vazhdojmë…

-Haha, i madh je, po si ta bëjmë, si ta bëjmë, ta tregojë Mona valixhen ëëë, e fortë kjo, do tërbohet Ed Rama, hahaha, po si t’ia bëjmë, si, ëëë, nxjerrim kasetat ë? Po s’kemi ndonjë kasetë mo burrë?

-Po për kaseta ke hall ti? Ja thirr xha Brahon këtu, merr shoferin tënd, jo video thuaj, po audio e para. Shoferi të thotë që më ka thënë Edi Rama ke 2 milionë euro vetëm fut në burg Ilir Metën dhe të bëjë sikur ia thotë xha Brahos.

-E fortë kjo, bo sa e madhe ëëë, të vëmë shoferin ëëë, po se mos ia njohin zërin këtij ëëë, apo ku flet ky, kush ia ka digju zërin. E bukur shumë ëë, do çmendet fare Rama dhe hajt ta marrë vesh populli, u themi merrni ekspert ku të doni, pastaj u çojmë ekspertët tanë, del që fakti ekziston ëëë.

-Ore, kështu e do ai se do na vërë para. Se kushedi ça videosh të tjera ka aman të keqen. Më çmendi mua me atë videon, le që më duket se ka regjistru dhe rusët që i kanë thënë ia kemi dhënë lekët Fahros. Na gjeti belaja. Ajo shtriga kërkon tabulatet çdo ditë me kë kam folur, na futi në sherre pa fund.

-Le se na shpëtove. E madhe kjo. Po sikur të na thonë duam video, jo audio. Ëë, se do reagojnë ata flori?

-Po krijimtaria është pjesë e punës sime, ma lër mua, i tha Fahro. Marrim atë që ka thënë Tan Prifti në parlament për Ramën dhe i themi ja videoja. Puna është të nxjerrim Ramën në debat me Monën.

-Po s’del me Monën ai o flori. Po ne bëjmë zhurmë. Puna është t’i zhvlerësojmë këtë videot se do na mbajnë peng. Një video shkoi 3 milionë me gjithë shpenzimet. Sikur të ketë nja 6 ai, na falimenton vëlla. Se ka ai ore, është si kinostudio ëëë.

-E di mo, e di. Ndaj them t’ia plasim të parët. I testojmë njëherë, hidhe një shashkë sot ti. Pajtohemi dhe me këta të Topit, sikur s’kemi gjë. Dhe me Fiksin s’kemi gjë. Del bukur ajo. Hidhi dorën në qafë dhe gazetarit kur të dali.

-Ashtu thua ti ëëë? Mirë e ke, ta bëjmë sot se do jetë dhe kjo intervista e Withersit dhe të bëjmë pak zhurmë mos merren me kasetën time. Ëëë, e bukur do jetë ëëë, do çmendet Rama. Sa ta marrë vesh ai që s’ka gjë, ikën lajmet, shkoi Withersi për lesh. Se ia kam inatin atij shkërdhatës që tha atëherë se i kam dërgu letër Klintonit kundër tij. Ëëë. Në fakt e nisa, ia q… robt. Ëëë, po çfarë legeni mo burrë ëëë. Si flet njeriu me aq mllef për arritjet tona ëëë?

-Këto vendet e mëdha bëjnë gabime të mëdha. S’ke ç’i bën, ishte aksident ai. Shyqyr që e rregulluan dorën më pas.

-Do bëjë zhurmë thua ti gjigant, ëëë? E fortë do jetë ëëë. Pale të dalë Mona në TV ç’i bën atij ëëë. Po si i thashë, si thashë për Doktorin, e ka ftuar vajza ime e vogël, hahata, e di kush është vajza e vogël, ajo që hedh Haxhinasen në pishinë sa herë që vjen. Ëëë. E bukur shumë. Hidhet Haxhinasja me gjithë rroba i shkreti t’i bëjë qejfin ëëë. E bukur ëëë. E ka ftuar vajza e vogël, i thashë.

-Ajo iku tani, po duhet me pa këtë punën sa kaseta kanë. Duhet të dalësh patjetër sot.  Patjetër. Ka shumë rëndësi kjo kështu siç ta them unë, dëgjomë mua. Se po doli ajo imja këtë javë, më fiku.

-Ashtu thua ti, të dal ëë, mirë, po dal, po i them këtij të shtypit, të dal ëëë, t’i them dhe këtij Dylgjerit mos na tregon ndonjë shaka ëëë.

-Tregon o tregon, tha Fahro, po puna është se duhet ta shpjegosh që është shaka se ngaqë s’të bën të qeshësh ta marrin për serioze dhe nuk dukesh mirë.

-Ashtu ëëë, i madh je. E mirë, s’po e ftoj, le se po sajoj ndonjë gjë vetë. Ëëë, po e fortë ëëë, do çmendet Rama.

 

 

 

 

6 komente në “Meta, plan për të shpëtuar nga videot e tjera”

  1. boni says:

    shume ebukur kur antena zbulon sjelljet prapa kuintave kur nasja lahet ne pishine me rroba

  2. vllau tola says:

    E madhe me Haxhinasen. Urojm te kete gjithmon uj pishina.

  3. Ramy says:

    e ka nderuar e ka bere haxhipordha

    1. MEMEDHETARI says:

      Eshte vertet bisede e kendeshme kur Sali By… dhe Haxhipordha shkojne per vizite ne vilen e Ilir Mu…

  4. sofra says:

    NJOFTIM!!!
    shitet program montazhi -audio dhe video(si ai i fiksit).
    manipulim i garantuar.programi permbush te gjitha deshirat e klientit.
    nqs ti qe po aplikon per blerje je FARI BALLIU,jeni i lutur te kontaktoni shpejt,se dhe 2 cope jane.
    :
    – berisha- punoni per familjen time
    – berisha- ta bej fytyren si kepuca
    -ferdinad xhaferri – do te rrisim cilesine e diellit dhe reres
    – jozefina topalli – jemi ekonomia me e mire ne europe

    PS-nuk bejme shitje me klering,liçensa, apo asete te ndryshme akoma shteterore.

  5. sofra says:

    NJOFTIM!!!
    shitet program montazhi -audio dhe video(si ai i fiks-it).
    MANIPULIM I GARANTUAR.programi permbush te gjitha deshirat e klientit.
    nqs ti qe po aplikon per blerje je FAHRI BALLIU,jeni i lutur te kontaktoni shpejt,se dhe 2 cope jane.
    PER PRODUKTIN TONE FLET PUNA VETE:
    – berisha – grupe me nga 5 persona jane stervitur ne vende sekrete me urdher te presidenti,shefit te shik-ut dhe kryeprokurores,per te bere grusht shteti. te armatosur me çadra pistolete e thika me helm,ata kerkonin rrezimin tim me dhune.
    – berisha- punoni per familjen time
    – berisha- ta bej fytyren si kepuca
    -ferdinad xhaferri – do te rrisim cilesine e diellit dhe reres
    -jozefina topalli – kemi rritjen ekonomike me te larte ne EUROPE
    -jozefina topalli – femija 6 muajsh pershendeti me dy gishtat lart

    Edhe pse ta tender,kemi arritur te mbulojme cdo dite fjalimet e kryeministrit.Ato qe degjohen ne TV jane thjesht manipulim i rradhes,sepse i nderuari nuk flet kurre te tilla brroçkulla

    ngaqe punojme pa taksa,jemi te detyruar te perdorim vetem adresa interneti,ndaj na ktheni mbrapsht mesazhin,sigurisht me ofertat tuaja..FARO…shpejt se dhe nje komjuter ngeli…

    PS-nuk bejme shitje me klering,liçensa, apo asete te ndryshme akoma shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje