Nga Arben Duka
1.Jo nuk mori plagë,
por u pushkatua,
dhe vdekja e saj,
këtu u festua!
2.Shqipëri mavria,
lumi të të marrë,
bos i korrupsionit,
flet si fitimtar!
3.Është për të ikur,
jo ditën -po natën,
korrupsioni i zi,
hëngri dhe gjykatën!
4.Shqipëri mavrinë,
çdo ditë po e vrasin,
dhe minjtë e halesë,
po duartrokasin!
5.Sot për Shqipërinë,
është një ditë e zezë,
sot ajo e gjitha,
u bë një varrezë!
6.Jo për korupsionin,
dhe derrat e ndyrë,
po për drejtësinë,
dhe njerëzit e mirë!
7.Kjo është më shumë,
nuk është thjesht skandal,
kur qymyri i zi,
shpallet si kristal!
8.Unë nuk mund të hesht,
të bëj harakiririn,
se kam sy në ballë,
dhe e shoh qymyrin!
9.Unë nuk bëhem palë,
kurrë me harbutllëkun,
se kam sy në ballë,
dhe e shoh pisllëkun!
10.Si unë janë me mijëra,
nuk jam zë i vetëm,
që e njohin mirë,
Berishën dhe Metën!
11.Janë turp i turpit,
në gjithë historinë,
me bojë të zezë,
nxinë Shqipërinë!
te lumte pena o arben duka qe vazhdon dhe denoncon,,edhe pse e ka mare fera kete pune………
duhet te jesh shum i forte qe te vazhdosh e te luftosh ne kete vend te mare lumi………..
inati dhe merzia nuk duhet te jene as me meten dhe as me drejtesine por me opoziten qe rri dhe degjon ata palo ambasadore qe me te perkedhelura e ven ne gjume ….
do te kishte plasur lufta ne rast se ne pozicion te kundert do te kish qene berisha……hallall i qofte.
E vertete e hidhur,sot u dorzua de jure edhe DREJTESIA,mjerre ne per ditet qe do te vijne
vellezer budallenj!jemi bere shume,si do t’ia bejme?
Po shkruhet EPOPEJA E BERISHES
Thote nje fjale plake sa bota
ndaç me shkrim e ndaç me goje:
-Drejtesia nuk vjen shpejt
po patjeter s’do harroje.
Drejtesia s’eshte fjale goje
qe me mik e rrotullon
kur s’e pret do te kafshoje
si nje çark qe s’te leshon
Drejtesia eshte popull
qe s’te fal kur je harbut
te merr koken,ta sjell rrotull
koke gjeli ta keput
Drejtesia eshte moral
qe peshtyn drejt e ne faq
dhe s’degjon njemije”me fal”
po e mbushe kupen paq.
Qe te prije Drejtesia
do rrezuar gjithe taborri
se nuk zene vend pellumbat
kur me glasa qelb oborri.
Hey there! This is my first visit to your blog! We are a group of volunteers and starting a new project in a community in the same niche. Your blog provided us useful information to work on. You have done a marvellous job!