Fevzo ngatërron Doktorin për Kongresin e Lushnjës

17 Janar 2012, 21:54Antena TEMA
Fevzo ngatërron Doktorin për Kongresin e Lushnjës

Doktori ka ditë që është vënë në siklet për 21 Janarin. Kërkoi nga Akademia e Shkencave një listë të gjatë të ngjarjeve që kanë ndodhur më 21 janar në Shqipëri. Nuk kishte asgjë me rëndësi. Hapi kalanderin enciklopedik, nuk ishte gjë. I duhej patjetër një ngjarje e rëndësishme që të ndalonte protestën e opozitës.

Fevzo, si historian i ri i oborrit, më në fund e gjeti.

-Kongresi i Lushnjës, i tha. Kongresi është mbajtur më 21 Janar.

-E mrekullueshme, tha Doktori, e gjetëm.

Mori në telefon Akademinë e Shkencave t’i tërhiqte vëmendjen. Në telefon i doli kryetari.

-Dëgjo, më vjen keq, por s’jeni në pozita pune. Një gjë ju kërkova dhe nuk ishit në gjendje të ma gjenit. Ju kërkova një ngjarje për 21 Janarin dhe më thatë nuk ka. Është Kongresi i Lushnjës, ja ku po ta them unë!

-Më vjen keq zoti kryeministër, i tha kryetari. Unë jam kryetar këtu, nuk luaj me fjalëkryqe. Për ato ka të tjerë. Meqë ra fjala, ne jemi të depolitizuar dhe nuk merremi me kongrese partie.

-Nuk asht’ kongres partie, por Kongres i Kombit, Kongres i Shtetit, Kongres i Kryeqytetit, ulëriste Berisha.

-Na fal, s’e kisha digju këtë, tha kryetari. Një herë kena qenë në Lushnjë në një kampionat peshëngritje, por për Kongres s’kena digju.

Berisha u bë nervoz dhe i mbylli telefonin.

Mori Beqirin.

-Më thuaj tamam kur është mbajt Kongresi i Lushnjës, i tha?

-Tamam- tamam, më 28, i tha Beqiri.

-Si është e mundur, po unë e di më 21 Janar, i tha Doktori. Dhe Fevzo ashtu thotë.

-Më 21 do mbahej, i tha Beqiri, por ca miq të gjyshërve të Fevzos nuk donin të binte Qeveri e Durrësit dhe sabotuan shkuarjen e delegatëve dhe u shty për datë 28.

-Po si i bëhet të quhet datë 21?

-E bëjmë me dëshmitarë, tha Beqiri. P.sh merr Ilir Banon si deputet të Lushnjës dhe deklaron ai që gjyshi i ka thënë që Kongresi është mbajt më 21.

-Shkëlqyer, i tha Berisha.

Mori Ilir Banon.

-Ilir, a të kujtohet kur kena ardhë tek shtëpia e gjyshit tënd dhe kemi thënë që është shtëpia ku u bë Kongresi i Lushnjës? Kur është ba ai Kongres, a është ba më 21?

-Nuk ka qenë tamam shtëpi e gjyshit tim ajo, i tha Iliri.

-Po ç’rëndësi ka, ne po e quajmë të gjyshit tënd, ti na thuj që është bë në datë 21 janar.

-Me sa di unë është më 28 janar, i tha Iliri, se e thoshte gjithmonë gjyshi ngelëm një javë duke pritë se delegatët e jugut s’donin me ardhë dhe delegatët e veriut, prisnin trimat e Ahmet Zogut t’i shoqëronin se s’dinin rrugën.

-Ilir, si me ja bë me bë një deklaratë që është bë më 21? Na duhet se duhet me e pengu këtë 21 Janar.

-E bëjmë Doktor, s’ka problem, po më mirë ta bëjë Fevziu se ai ka 8 gjyshër, në mos njëri, tjetri do ketë qenë. Ai imi një ishte dhe i ngel hatri fisit.

-Jo, Fevziu nuk e bën dhe ka një arsye personale, ma tha. Po e bëra dhe këtë, tha, të gjithë do mendojmë që jam nga Lushnja, mezi e fitova me gjyq që jam nga Tirana.

-Atëherë thuaje vetë Doktor, kush do të dalë kundër ty. Ne të tjerëve s’na mban shumë kurrizi.

-Dakord Ilir, po e baj. Më thuj ndonjë gjë tjetër për këtë Sulejman Delvinën. Çfarë ka bë ndonjë gjë ky?

-Ai s’bëri ndonjë gjë Doktor se kaloi në depresion pas Luftës së Vlorës. E kuptoi që nuk ishte mirë nga ana psiqike dhe iku, doli në pension.

-Ashtu… S’e dija këtë d.m.th. Si, paska ikë ai se kishte depresion… Mirë, dakord, mirupafshim.

8 komente në “Fevzo ngatërron Doktorin për Kongresin e Lushnjës”

  1. sorge says:

    O,zoti kryeminister i Shqiperise feudale!!!Te gjitha datat historike te Shqiperise ketej e tutje do te vendosen sipas nje llogjike(tenden sigurisht):CLIRIMI I SHQIPERISE ESHTE BERE ME 28 NENTOR ,sepse ate dite u LARGUA USHTARI I FUNDIT NAZIST NGA SHQIPERIA!!!Ndersa KONGRESI I LUSHNJES ESHTE MBLEDHUR ME 21 JANAR,se ate dite erdhi DELEGATI I PARE I KONGRESIT!!!Pra,nu7k ka rendeswi ,se kur u mblodhen e bene kongresin,por se kur ju intereson ZAGAREVE POLITIKE NE SHQIPERI!!!Per deri sa Berisha beri “HERO” kriminelin lushnjar HAMIT MATJANI,perse te mos e nderroje edhe daten e KONGRESIT TE LUSHNJES????

    1. Salisuma says:

      Ja gjej une nje dite dhe arsye per te festuar me 21 Janar, le te festoje 1 vjetorin e vendosjes se diktatures fashiste ne Shqiperi. Ka shume kohe qe festat e Saliut nuk jane me festat e popullit dhe festat e popullit nuk jane me festat e Saliut. U deshen disa vjet per te kuptuar se Sali Berisha eshte qenia me e ndyre e kombit shqiptar, qe shkaterroi me mijra e mijra familje, qe shkaterroi nje vend te tere, qe ndertoi nje shtet ku sundon i forti, i pasuri, hajduti, injoranti. Ndertoi nje shtet per te cilin nuk ka respekt asnje shtetas, jo me bota rreth nesh. Saliu i Vucidolit duhet te dije mire se: historia e tij eshte shkruar, por edhe fati i tij eshte vendosur. Ai do vdese dhe ate dite do jete nje nga festat me te medha te shqiptareve. Ai do vdese, dhe ate dite do permbyset familja e tij biologjike, dhe bashke me te edhe shtazet tropojane qe e rrethojne. Puna eshte si do te zhdukim shtazet e tjera zvaranike qe jane majmur me te pegerat e ketij zarboje, mallkim i madh i ketij populli. Madje edhe e ema, nje grua me emrin Sheqere, i vuri emrin Sali se e dinte qe ai monster eshte ngjizur diten e Marte, ka lindur diten e Marte dhe sa e pa i tha te shoqit, Rames se Vucidolit se ky rob eshte nje ters, eshte mallkimi i fisit. I duhen qi robt me sa ka, femije, mbesa, nip, dhe ajo kurva e vjeter serbe do hudh ne hale pa breke ne bythe. I zencin vdejket deren e shtepise, dite per dite.

  2. LORA says:

    Me 21 janar Tirana do jete e mbushur me frymen e protestes si asnjehere tjeter.Kurse dr. dhjeramani do t’i largohet asaj, ne festa te percudnuara qe i perkojne ekzaktesisht nje qenje perverse inferiore.
    Cdo gje qe ben eshte e dhjere si ai vete.Ishalla lushnjaret do te jene ne oret me te mira te 1997-es,kur modifikuan tritan shehun ne mes te mexhlisit.Sa per historine,,,,,,ai e di qe shqiptaret ia kane rezervuar,me kohe, vendin ne gjirizin e saj.Nuk ka nga te bishtnoje vetem sillet e rrotullohet si pordha neper breke.

  3. Kalciani. says:

    Me fale,z.Baze,por ke harruar te pyesesh Tritan Shehun,deputetin ish te Lushnjes.Ai e di mire kete pune,se e ka bashkelidhur edhe me PRESHIN.Patjeter ne mendjen e Tritan belbezakut rrine perbri njera-tjetres PRESHI,e ne anen tjeter Kongresi i Lushnjes!Ai e mbane mend me siguri daten e sakte.

  4. brigada 8s says:

    Hamit Matjani dhe kelyshi i tij ne Parlament qe krimineli Berisha e beri Minister mundohen me kot te mbulojne m…. me sh… .Keta jane vertet jashteqitje te kombit

  5. TA says:

    “Pyesim Fevziun se ai ka 8 gjysher…”. O Mero Baze je i papare hahahahaha

    1. Eri says:

      Humor i kendshem me plehrat e kombit, por kjo batuta e 8 gjysherve dhe gjyqit per t’u bere tirons jane me pikantet.

  6. Aldi says:

    Berisha duhet te largohesh sa me pare me te mire se do ta hash me te keq, po cpo them edhe une qe ti o Berishe po nuk e cove vendin ne gremine nuk e le dot postin me mire jep doreheqen me te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje