Ngatërresa fatale e Flamurit me prishjen e provave

20 Janar 2012, 23:33Antena TEMA
Ngatërresa fatale e Flamurit me prishjen e provave

Pasi u njoftua se ambasadori i SHBA do t’i shkonte në zyrë, Doktori thirri Flamurin në zyrë  me urgjencë.

-Dëgjo, tha, dua të gjitha faktet e hollësishëm si janë  shkatërruar provat më 21 Janar. Më duhen urgjent për nesër. Patjetër. Uli, mblidh Gjergjin, Ndreun, kë kemi tjetër, dhe dua një raport të hollësishëm. Kam me i shkatërru, tha.

Flamuri që u çudit shumë pse ia ngarkoi atij këtë detyrë, doli jashtë i hutuar.

-Përse ta dojë këtë raport, tha me vete. Mos dyshon tek ndonjë nga këta që ka rreth tij. Mos do ta dijë çfarë ka bërë dhe të jetë i qetë në intervistat që do japë këtë javë? Pyetjet e mundonin dhe stërmundonin, por sidoqoftë i hyri punës. Thirri Gjergjin të parin dhe i dha porosinë. Pastaj Ndreun e me radhë.

Pas tre orësh kishte gati raportet mbi tavolinë. I hodhi një sy të parit. Atë që kish bë Gjergji. Nënvizoi vetëm një pjesë që iu duk më pikante.

“Pasi mbaroi gjithçka, hyra në zyrë të Doktorit. Ai ishte i qetë. Nuk e di sa janë vrarë, po gjithçka u bë sipas planit, më tha. Tani kemi versionin tonë, që ata kanë vrarë vetveten, d.m.th njëri- tjetrin me pistoleta të qëlluara nga afër. Ka biseduar dikush me mjekët tek spitali, do thonë dhe ata ashtu. Dil e hiq gëzhojat që janë në  oborr dhe bëni inventarin e armëve. Siç ju kam thënë, nuk dua të jetë qëlluar me asnjë  armë të regjistruar.

Të gjitha porositë e kryeministrit i zbatova. Vura gratë të mblidhnin gëzhojat e plumbave me fshesë, por nuk kishte pastruese turni i dytë  se ishin trembur. Kërkova fshesë vetë, por nuk gjeta dhe mendova se mund t’i fshija herët në mëngjes. Por për fat të keq, në  mbrëmje vonë erdhën prokurorët dhe i fotografuan. Ky është problem që duhet parë.

Pastaj ishte puna e filmimeve. Më kërkoi një djalë që tha se kishte porosi nga Doktori të riformatonte serverin. I thashë bëje, por na gjej një arsye ta shënojmë. Më tha që shënoje se ne e kemi zakon që pasi kalon ora 12 e natës dhe nuk ka gjë  interesante, e fshijmë. Për ne s’ka gjë interesante sot, tha, dhe vazhdoi punë. Këto ishin dy detyrat e mia. Mbetem i hapur për më tej.”

Pastaj i hodhi nj sy raportit të  Ndreas.

“Me çështjen e provave ke punuar mirë. Për ne nuk ka shumë  prova. Që në mëngjes kam armatosur Gardën me armë të paregjistruara. Kemi pasë ndihmë  të madhe nga policia private B… si dhe nga militantë të armatosur që i mbanim tek Ministria e Financave. Disa prej tyre njihnin dhe demonstrues dhe shpesh i merrnin në shenjë për t’i qëlluar, kështu që Garda nuk është përzierë në këtë punë. Pati vetëm një rast që deshën që  unë të jepja urdhër për të qëlluar, por nuk pranova dhe A. më qëlloi me grusht. Ja kam falur se nervozizëm në punë e sipër është. Doktori më tha që  dhe këtë provë do ta prishësh dhe do thuash që të kanë qëlluar demonstruesit. Ne jemi në  dispozicion dhe për të prishur prova të tjera.”

Raporti i tretë që kishte Flamuri, ishte i Gimit. Ai tregonte se si agjentët në  bulevard ishin të policisë  tatimore dhe nuk i ka kuptuar askush. Ai tregon se 25 vepruan në bulevard, të tjerët në zonën  përreth. Në fund shënon dhe emrat e personave që kishin rrahur…

Flamuri i ra shkurt, i mblodhi raportet në 1 raport dhe ja çoi Doktorit.

-Urdhëro Doktor, i bëra gati, ja ku i ke, i tha duke i dhënë  tre faqe.

-Shumë mirë, lëre aty, i tha Doktori. Vjen ky ambasadori tani dhe kam për t’ia plasur në fytyrë.

Ambasadori mbërriti sapo doli Flamuri. Doktori filloi t’i kërkojë llogari se prokuroria, që  ai dhe qeveria e tij mbështet, nuk ka arrestuar asnjë  deputet socialist.

-Për çdo deputet socialist lëshoj një  gardist, i ka thënë. Këtu kam raportin si kanë prishur provat socialistët, i tha dhe u mat t’ia zgjaste. Në  sekondat e fundit pa diçka që  nuk i pëlqeu. I hodhi një sy dhe u zverdh. Flamuri i kishte dhënë raportin se si kishin prishur provat pala e qeverisë.

Doktori e bëri shuk dhe e plasi në dysheme.

-Zoti Ambasador, nuk dua tua jap se nuk dua të investohem kundër opozitës, por ju duhet të më siguroni që disa deputetë socialistë do futen në burg, i tha.

-Unë dua vetëm një siguri, i tha ambasadori, të mos kundërshtosh ekspertizën e FBI, pastaj ajo vendos drejtësinë. Nëse mundeni, më jepni një kopje të raportit si i ka prishur provat opozita, vazhdoi…

-Jo, jo, s’dua ta bëj, tha Berisha gjakprishur. Vetëm ta dish se ata nuk duan të hetohet 21 Janari, dhe shikonte nga shuku me letër që desh e mori më qafë.

2 komente në “Ngatërresa fatale e Flamurit me prishjen e provave”

  1. Tani97 says:

    Mero je i madh fare! Ajo pjesa e fundit eshte fantastike.

  2. asso says:

    eshte shume e pabesueshme qe do bej dicka prokuroria.Po shume mend e kalem nuk don se kush prishi provat.Gjergj mustaqja, i lindur dhe i performuar mire per kesi punesh, e ben me zell krimin.ne fund te fundit, cfare meritash profesionale e mbajne ate ne ate karrige??????Edhe Agimi ja ka borxh shefit te tij, e rehabilitoj dhe i shpetoi biruces.Por te sigurt jemi, ndonje fakir fukara do e haj burgun, se keta do jene si kokkra e molles, pale shefi tyre, si kokrra hudhres!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje