Telashe me IT-në e gazetës Tema

25 Janar 2012, 23:16Antena TEMA
Telashe me IT-në e gazetës Tema

Shefi i IT-së i gazetës Tema, që kujdeset për faqen online, i ka dërguar një letër të gjatë kryeredaktorit të gazetës. Në letër i kërkon tri gjëra kryesore. E para, ngritje rroge për shkak të volumit të punës kur përmendet në gazetë Mesila Doda. E dyta, siguri që nuk do arrestohet po të fshijë komente të rrezikshme, dhe e treta të njoftohet paraprakisht kur në gazetë do të bashkohen shkrime për disa persona, të cilët i kishte renditur sipas kësaj liste: Ilir Meta, Kastriot Islami, Albana Vokshi, Monika Kryemadhi, Argita Berisha Malltezi, Genc Pollo, Aleksandër Frangaj dhe Arben Malaj. Sipas shefit të IT, ai kërkon njoftim paraprak që nëse do të ketë shkrime për këta emra, ai do forca rezervë për ta ndihmuar në përballimin e sulmeve që vijnë nga forumi i gazetës.

Kryeredaktori, i shqetësuar nga kërkesat ekstreme në kulmin  kësaj krize, vendosi të bisedojë me djalin e IT që të zbusë gjakrat.

Sa i përket kërkesës së parë, i premtoi se ‘emrin e Mesila Dodës do ta zëmë sa më pak të jetë e mundur në gojë, por nuk e shmangim dot kur ajo del në TV dhe bën gjeste si ai që ka bërë tek emisioni i Fevzos, kur i tha deputetit të opozitës do të var tek palma’.

Djali i IT e dëgjonte në mënyrë mosbesuese.

-Nuk e kuptoj, tha, nuk e di kush është kjo gruaja, por i bie të ketë 100 komente për 5 minuta dhe duhet t’i fshish të gjitha se më e moderuara e shan që është e shëmtuar. Të tjerët e marrin me libër shtëpie.

-Ke të drejtë, i tha kryeredaktori, fshiji të gjitha, nuk themi gjë.

-Po, po, ashtu i thoshin dhe ata në kryeministri atij IT, fshijini se nuk ka gjë, por shkoi në burg ai. Vajta dje ta takoja tek shtëpia, pasi doli nga gjykata dhe ishin nja dy BMW X6 para pallatit të tij dhe s’më linin të afrohesha. Njëra ishte me targa greke dhe mendova se s’kish punë me të. Sa më pa që u drejtova tek apartamenti i tij, ma bënë me shenjë të ndalesha. Unë thashë se ishin të policisë meqë ai ishte në arrest shtëpie… Ata ishin të kryeministrisë, për t’i kërkuar besën që s’do fliste. Unë nuk mbaj vëlla. Po më thatë fshijini, i fshiva, por do përgjigjeni ju.

-Dakord, i tha kryeredaktori, përgjigjemi ne, vetëm mos na ik nga puna këto ditë.

Ankesa e tretë ishte më racionale. Kryeredaktori pasi pa listën e personave që u ngrejë nervat lexuesve, i premtoi se do t’i shmangte sa të ishte e mundur.

-Ja ta bëj premtimin që tani, i tha. Dhe për t’i mbushur mendjen e ftoi ta mbante shënim. Shkruaj, i tha: Ilir Meta do përmendet vetëm kur të dali kaseta tjetër, Kastriot Islami do përmendet vetëm po u bë anëtar i LSI, Albana Vokshi do përmendet vetëm po mori dhe Albpetrolin, Argita Berisha do përmendet vetëm po doli prapë në ndonjë kopertinë reviste, Genc Pollo do përmendet vetëm po e rrahu Albert Xhani se po i kërkon lekët që i ka dhënë, Aleksandër Frangaj do përmendet vetëm po e rrahu Pal Dajçi se nuk i jep tokën në Lezhë, kurse Arben Malaj do përmendet vetëm po mori pjesë në ‘Miss Kukësi 2012’.

Djali i IT i mbajti shënim të gjitha me seriozitet duke shpresuar se e zgjidhi këtë punë. Kur po mbyllte bllokun, pyeti:

-Ah, se harrova. Zakonisht këta gratë si burra kur shajnë meshkujt thonë ‘do të varim për koqe, pse kjo Mesila i tha do të var në palmë atij Saimir Tahirit?

Kryeredaktori u vu në siklet dhe i ra shkurt.

-Epo i duken ato kokrrat e palmës si koqe, i tha, ç’të të them unë. Vetëm mos na lërë punën këto ditë se do rregullohemi.

 

 

13 komente në “Telashe me IT-në e gazetës Tema”

  1. Ahaha says:

    Mesilen po patet derman mos e nxirrni me se se mbaj dot te sharen!

    1. Vlora says:

      HA HA HA CNA KENAQE O TEMA…………

      dhe un qe nervozohesha dje qe nuk me shfaqnit komentet per shemtaraqen mirsala………

      ajo i meriton te gjitha ato qe ne i shkruajme dhe ju duhet ti shfaqni………

  2. sofra says:

    e vertete!dje tek shkrimi per mesilen,vinin komentet si tek ajo videoja qe tregonte diten e pare tek teg-u…E duan more njerzit,s’ke ç’i thua.

  3. Robi says:

    Megjithese eshte rubrike humori,une ja qaj hallin vertet ketij djalit te IT-se Temes dhe,me kete rast,e pershendes dhe e falenderoj per punen e pa lodhur qe ben.

  4. Shtegtari says:

    Andej nga anet tona ka nje shprehje qe thote; “Mo e luj se e prish”
    Eshte i vetmi koment i vlefshem per kete shkrim. Ose ne gjuhet e perendimit do te perkthehej fare thjesht: “No comment”

  5. Horri i bulevardit says:

    Ajo i tha vrite qenin
    Ai ja boni tka vlu me u nrejt
    Ajo pse tu ka cu dhe …
    Ai po sun duroj mo
    Ajo tmarojm iher emisjonin
    Ai orajt gati jemi
    Ajo pse nshumes
    Ai po ne kta po presin
    Ajo ske turp
    Ai e hongrem me buk
    Ajo hahahahahahaha i modh je

  6. mjalti says:

    E MADHE E MADHE E MADHE.NOBEL

  7. Djali i IT-se says:

    Mero,
    te ndihmoj me kenaqesi dhe do te vazhdoj ta bej!

    1. Eri says:

      Premtim burrash! ?

  8. vio says:

    me duket se e ka patur mamane shitese buke tek dyqani afer rruges se ambasadave…

  9. megi says:

    Po lereni ore mamate e burrat rehat.Si kjo jane pothuaj te gjitha femrat politikane,semundje profesionale.e cfaj ka familja.te merr rrjedha.do mbajt vendi i punes.

  10. tironci says:

    ha ha ha e forte .. sidomos ajo Melisa pale cfare ere i vjen nga poshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje