Shqipëri e dashur

26 Janar 2012, 11:33Antena TEMA
Shqipëri e dashur

Nga Arben Duka

1.Shqipëri e dashur,

që të themi nënë,

mjerë ti e mjera,

në ç’duar ke rënë!

 

2.Që të gjithë e njohim,

kryetar Salinë,

mbushur me hunj gardhi,

e ka qeverinë!

 

3.Shqipëri moj xhane,

kot që lëshon nure,

ke një goxha kungull,

ministër kulture!

 

4.Ai për kulturën,

është analfabet,

po Salep Sulltani,

ka bërë kabinet!

 

5.Një ministër tjetër,

turp i madh i shtetit,

ai që zbuloi vjet

grushtin e shtetit!

 

6.Ai meritonte,

t’i vinim kapistër,

po Salep Sulltani,

e bëri ministër!

 

7.Para tij Habili,

ministër i tersit,

kryekarafili,

i gjithë Universit!

 

8.Haxhiu i jashtëm,

te Ure e Qabesë,

qesh dhe kur s’na hapen,

dyert e BE-së!

 

9.Me i vetëkënaqur,

dhe nga Don Kishoti,

hesht kur duhet folur,

dhe flet kot së koti!

 

10.Shqipëri moj xhane,

si s’të ra damblluqi,

ministrinë e shkencës,

drejton Pollo Kuqi!

 

11.Shkencë përmbi shkenca,

po bën Shqipëria,

ministri me Genca,

s’ka as Gjermania!

 

(VIJON)

5 komente në “Shqipëri e dashur”

  1. TELI DACI says:

    ME TE LUMTE DORA O ARBEN DUKA,NA KENAQ ME KETO VARGJE TE GODITURA PER KETA PLERA QE PO NA SHKATEROJN VENDIN DHE KOMBIN
    NAVJEN TURP TE THEMI JASHT QE JEMI SHQIPETER SE NE KRYE KEMI GOMAR

  2. Horri i bulevardit says:

    Shqiperi e dashur
    qe me je zbuluar
    spo te gjejme breket
    i ka marr Saliu hua

    Tek nena Milice
    ne obor ti vari
    tok dhe me fazllice
    shqiptarin e plasi

    Sec na pergjysmoi
    ne tufezat te ngrata
    po na tho dhe bota
    minoritet nballkan

    Shqiperia ime
    te moren ne duar
    biznesmen tfuqishem
    te ben bythzbuluar

    Shqiperia ime
    e ardhmja atomike
    me endra te bukura
    si nuse e coptuar

    Edhe po u vrave
    mbetet shqiptaria
    ashtu te llangosur
    te ka ber Sali perendija

    Arben Duka je i paperseritshem, je Migjeni yne, ashtu si Migjeni i dikurshem, qe ishte thumbi i mbreterise zogolliane, ashtu dhe ti sot je uragani kunder qeverise saliniane.

  3. Vlora says:

    te lumte pena o ARBRN DUKA……….

    i qan keto vargje…….

  4. VERONIKA says:

    ooooo zt DUKA,po cne mo qe kalove ktej nga MERUA???!te merzitem andej???po pse mo ne te flisnim gjithmone,thuajse kishe krijuar *partine*tende.po ska gje,se te shkruajme dhe ktej.ndimoe pak dhe MERON,mase po krijon ndonje parti dhe ai…..sido qe te jete,do jete me mire se opozita qe kemi.une sdo komentoj kte poezine qe ke bere sot,se e di ti si e mendoj une,dhe do kemi raste te komentohemi,se neser prap kto do shkruash,po doja te te thoja te rene:EDI,EDI PIKTORI,PO BENE NAMIN,KA THERRIT PER POLITIKE PRAPE ….NNNNNAAAANIIIN!do na thuash ndonje gje dhe per kte,kur te kesh mundesi,ose leje ti thuaj per SALIUN,se per te tjeret ti them une.

  5. tironci says:

    vargjet jane te bukura ..
    ………………….
    po nuk pyet.
    per vargje ..
    ky sali berisha,,
    per te je armik..
    po s,ngrite dy gishta..
    …………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje