Debat i OJQ-ve me Ramën dhe Berishën për futjen e grave në politikë

28 Janar 2012, 22:12Antena TEMA
Debat i OJQ-ve me Ramën dhe Berishën për futjen e grave në

Disa organizata të shoqërisë civile i kanë dërguar Ramës dhe Berishës një peticion, në të cilin kërkohet që 30 për qind e parlamentit të jetë me gra. Rama e ka pritur me gëzim lajmin dhe i ka sugjeruar OJQ-ve që ta rrisin pragun deri në 50 për qind.

-Unë kam pasur sukses me gratë në Bashki, u tha, dhe ju sugjeroj ta bëjmë 50 për qind.

-Kemi frikë se nuk pranon Berisha, i thanë përfaqësuesit e OJQ-ve.

-Ou, po pse, ç’ka Berisha, tha Rama, ai gjysmat e deputetëve hajvanë i ka, ç’punë i prishin t’i vërë gra?

Pas kësaj drejtuesit e OJQ-ve shkuan në zyrë të Berishës.

-Duam të pranosh kërkesën tonë që 30 për qind e listës të jetë me gra, i thanë ata. Por i duam në vende të sigurta.

-Patjetër, i tha Berisha. Jam plotësisht dakord. Në këto kohë gratë janë më të sigurta se burrat. Jam dakord. Shkruj!

-Çfarë të shkruaj, i tha përfaqësuesi i OJQ.

-Shkruj emrat e grave të mia.

-Ah, po, i tha përfaqësuesi. Pse i keni që tani në mendje?

-Patjetër, i tha Berisha. Shkruj: Jozefina Topalli, Mesila Doda, Albana Vokshi…

Përfaqësuesi i OJQ ndaloi.

-Shiko zoti Berisha, është më mirë të konsultoheni dhe një herë dhe nuk ka nevojë të na i japësh emrat një për një tani. Mjafton të na sigurosh që 30 për qind do të jenë gra.

-E keni të sigurt, i tha Berisha. 30 për qind i keni gra, biles në Kuvend, jo në listë.

Përfaqësuesit e OJQ-ve dolën të kënaqur nga takimi dhe vendosën të shkojnë tek ambasadori i OSBE për t’i kumtuar lajmin. E gjetën në një birrari afër zyrave.

-Projekti u mbyll, i thanë të gëzuar përfaqësuesit e OJQ. Edhe Rama, edhe Berisha pranuan të fusin 30 për qind të grave në Kuvend.

-Gut, gut, tha ambasadori duke përtypur qofte me birra.

-Biles zoti Rama ishte gati ta bënte 50 për qind, i thanë përfaqësuesit e OJQ-ve.

-Gut, gut, tha prapë ambasadori.

-Edhe Berisha na premtoi që 30 për qind do t’i ketë në parlament i thanë përfaqësuesit.

-Gut, gut, tha ambasadori duke hapur sytë jashtë mase.

-Biles Berisha na dha dhe emra, i thanë përfaqësuesit e OJQ-ve.

-Gut, gut, i tha ambasadori, çfarë emrash?

-Na dha emrat e grave që do jenë, por ne nuk ia morëm.

-Kush ishin ato, tha ambasadori duke fshirë buzët.

-Jozefina Topalli, Mesila Doda, Albana Vokshi…

-Scheisse, tha ambasadori. Pse gra i quan këto?

-Kështu na tha, por ne nuk e lejuam të vazhdonte gjithë listën, i thanë përfaqësuesit e OJQ-ve.

-Scheisse, tha prapë ambasadori. Po i ka të tilla, duhet ta çojmë pragun e grave 70 për qind me shpresë të ketë ndonjë grua në listë.

4 komente në “Debat i OJQ-ve me Ramën dhe Berishën për futjen e grave në politikë”

  1. Salvatore B says:

    Mesila eshte femer, e kam provue vet. Tjeter pune se sa e mire eshte, por nganjehere njeriu bie ne hall dhe shkon edhe me lopen. Apo jo?

  2. Realist says:

    Sa per transparence: Scheisse-dmth Mut ne gjermanischt,dhe me siguri do te jete nje nga shprehjet stadarde te ambasadorit qelbanik te OSBE… Ne fund te fundit kjo eshte nje shprehje aq e perdorur ne lokalet e sarahosheve gjermane!

  3. Besa says:

    Kjo eshte nje nder gazetat me mizogjene ne shqiperi, pikerisht sepse ka opinione te forta politike dhe shquhet per inteligjencen e analizes ose te pakten per faktin qe mundohet ta demaskojne korrupsionin e qeverise, eshte e pafalshme te jete kaq primitive kur vjen puna te portretizimi, shfrytezimi dhe konceptimi qe i ben figurave femerore, qofshin ato ‘pozitive’ apo negative.

    Jo vetem per menyren sesi i ndan femrat, ne ‘kurva’ dhe ‘engjej’ po edhe pse merr persiper te thote sesi duhet te jete femra, bazuar ne koncepte mashkullore seksuale dhe asgje me teper. Ky nuk eshte emancipim shoke, ky qe po beni ketu, pertej humorit skarco te kesaj pjese ne vecanti, por edhe atyre lajmeve qe botoni ne fund te faqes “per te na relaksuar” nga politika e ndryre shqiptare, me artikuj qe perdorin trupin dhe figurat e femrave per t’i dhene komunitetit te lexuesve tuaj prej derrash maskiliste kenaqesine qe ‘ndersa ndihen te fuqishem te shajne qeverine’ t’i fusin edhe nje te masturbuar. Turp te keni gazeta Tema, qe nuk ngriheni mbi nivelin e injorances gjinore qe ju rrethon. Ju shani politiken per primitivizem, kur as nuk e kuptoni gjuhen denigruese me te cilen i drejtoheni te gjitha femrave ne Shqiperi. Edhe te guxoje njeri te me drejtohet me fjale ofenduese tani sepse nuk kam aspak respekt per luften tuaj te shtirur per emancipim.

    1. Horri i bulevardit says:

      Besa jam shume dakort me mendimin tend, qe rolin e femres, nuk duhet ta margjinalizoje deri ne denigrim dhe kjo me te vertete eshte e dhimbshme.
      Por zonje apo zonjushe, kur dalin femra, natyrisht ato qe pretendojne te bejne politike dhe na bejne te fortin dhe tregojne dhembet e qeverise dhe nuk turperohen per ate qe thone, se eshte imuniteti jo vetem, por dhe pushteti qe i mbron, cfare duhet ti themi, ose ku duhet ti fusim keto te ashtuquajtura femra, as une se di se ne cfare gjinije. Se ne fakt roli i femres, vetem ne raste te vecanta, ka shprehur butesi dhe mirkuptim dhe besueshmeri, por ne rastin qe po flasim, keto te ashtuquajtura femra, kane dale komplet jashte cdo instikti femeror, duke na kujtuar retorika diktatoresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje