Bisedë me Bamir Topin!

27 Janar 2012, 22:37Antena TEMA
Bisedë me Bamir Topin!

Nga Arben Duka

1.Unë për ty dikur kam shkruar,

dy vargje krejt ekskluzive:

‘Në PD-në o i uruar,

je si delja në mes dhive!”

 

2.Mirë i shkrova historitë,

tjetër krahasim nuk jap,

që të gjithë i shohim dhitë,

që u prin rrugën një cjap!

 

3.Tani s’kemi më të reja,

veç të vjetra more mik,

sapo dole nga kopeja,

cjapi të shpalli armik!

 

4.Po tek ty ju thye heshta,

keq me ty cjapi u nxeh,

se ti s’je ushtar për rrjeshta,

s’ishe për atë kope!

 

5.Dhe pse t’i hoqën fuqitë,

dy “ursuset” e partive,

nuk ju ule asnjë ditë,

cjapit dhe kopesë së dhive!

 

6.S’mund të haje si i gjorë,

ushqimin standard prej lèndësh,

ke formim krejt paqësor,

po luftës aspak s’i trembesh!

 

7.Një si ty veshtirë ta gjeja,

me kaq dije dhe talent,

po mos ikësh nga beteja,

ti rizgjidhesh President!

 

8.Llogaria është e thjeshtë,

si fjalët që janë këtu,

po të të votojnë në vjeshtë,

shtatë nga ish miqtë e tu!

 

9.Nga beteja s’mund të ikësh,

shume njerëz tek ty besojnë,

dhe ti shpresat s’mund t’ua fikësh,

se njerëzit nga shpresat rrojnë.

 

10.Arben Duka kot s’ja ngop,

edhe kur keq zemëronet,

po ike ti more Top,

do bien institucionet!

 

11.Do t’i shkelë Sala me këmbë,

dhe ato dy që kane mbetur,

ndaj do ndenjur dhëmb për dhëmb,

kryelartë dhe i paepur!

 

12.Mos e merr si personale,

e të gjithëve është gara,

po e bllokove në vjeshtë,

Sala kurrë s’do eci para!

 

13.Hollë- hollë në të vërtetë,

ty askush aty s’të mund,

po je Top me të vërtetë,

bëje luftën gjer në fund!

10 komente në “Bisedë me Bamir Topin!”

  1. Per Shqiperi Te Lire e Te Bashkuar says:

    Mire ja ka thene te verteten,e shpresojme qe jo ne vjeshte por menjehere te filloje ta bllokoje ”cjapin”Dhe beri gabim qe nuk e blloki edhe dje ne parlament per ceshtjen e Shqiptarit me Kreshnik.Edhe PS nuk veproi mire qe i la te lire.Po me sa duket, Kreshnikun KuqEZi,nuk e ka frike vetem PD e PS,por edhe vete Topi.

    1. Vila says:

      Kreshniku i Kuq e Zi eshte Saliu vete, eshte guri me te cilin Salushi vret dy zoq: i jep perendimit dhe amerikaneve pershtypjen se eshte kunder Shqiperise se Madhe dhe njeherazi shkeput apo mbledh tere votat perkateisht nga e majta dhe e djathta, per ti bashkuar me vone rreth vehtes per te qeverisur edhe 4 vjet te tjera. Kreshniku eshte kali i radhes i Trojes duke pasur Xhuvelin me 2005, Meten ne 2009 dhe ky do jete maskarai i radhes. Amerikanet jane te mendimit se Saliu eshte promotori i Shqiperise se madhe dhe perhapjes se Islamizmit ne Shqiperi dhe Saliut si pelqen kjo, se i trembet thyerjes se karrikes qe e don me shume se gjithshka ne bote.

      1. Labi Vlore says:

        Jam shume dakort me ju z.Vila.Kam menduar pike per pike te njejten gje me ju edhe une keto kohe.

  2. lulikaciicazzo says:

    posht pd parti e derave. arben qe topi esthe kryetar ikesh tedrejtesis e di a jo.shikon ku esthe drejteesia prandaj boll e mburre topin.1 dit sa riti te behej president por i trembur nga hija e malokut.kur u vran4 herojt po te jepte topi dorheqjen binte she sala po topi eshte ushtar i saliut.loja luhet sikur eshte kunder .dhe nqs po prap i pafytyr qe tani qe sala se zghedh u kujtua te bej parti rben mos u gezo dhe shpresopara kohe

  3. VERONIKA says:

    DUKA,prape me kto bisedimet ti…po te duket vetja,sikur punon me trupat diplomatik,jo sikur je bejtexhi.nejse ktij TOPIT ja ke qare,po dreq me ty,ja ke gjete tamam,me dhi e me dele.VETERINIER,ka mbaruar i gjori,ju duk kollaj nderrimi i zanatit.tani ka humb fare,ju duk kollaj nderrimi i flamurit.DUKA,ja ke fut kot,se TOPI i gjore do iki,se ka ardhur,simpatia e selise roze,i nderuari pioner..jo FATOS ,nejse pioner i xhaxhit,ka qene.ohu sa miq do bleje gjeri ne vjeshte,miku i te njejta idealeve me tya.pastaj mor zt DUKA,jooo ti je shoku DUKA,po u rrezua SALIU nga TOPI…..si i shkruan :po je top me te vertete;ah mor DUKA ,po andej ata malesoret e kane kapur dhe topin e vertet nga gryka,jo nje top….si ky top..i jot.leji fare kto bisedimet *diplomatike*nuk di nga politika,leja NANIT dhe PIKTORIT,EDI.

    1. ivani i madh says:

      vero shume e kruan me zDuka o ste ka punur mire e sje e kenaqur o sta ka varur e i vjen verdalle si dhelpra pas koqeve te dashit

      1. ardi says:

        Ja bere mire, se u can mender bythen te gjitheve! Kush ja kruan kesaj plakaruqe, ndaj shkon ne cdo faqe interenti dhe ben si histerike.

  4. Devolliu says:

    Me kokëboshër si kjo Veronika nuk shkon dot as deri në hale.

  5. FERDEROVA says:

    pa mbyll mandatin ke ca pune,
    hidh firmen atje ku mund,
    kushtetuta kur e ka,
    kosove shqiperi beje nji!
    voten per emigrantet ,
    referendumin per trojet..
    beji predha per TOPIN!

    PA ZBATU KUSHTETUTEN,
    E PA QELLU ME TOP,
    S’KE SHPRESE DIKUSH TE TE KUJTOJ!
    DO PERFUNDOSH SI CA PASARDHES,
    TE HARRUAR PERSE GJALLET!

  6. beso says:

    kjo bisede eshte me porosi,apo qysh?A.Duka,topi eshte goxha i madh,po arkat e predhave i ka ne dore saliu.Gjen dot ndonje top qe e ka predhen mbushur ti,se ky eshte sistemuar ne muze me kohe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje