Kush s’do Aleancën, nuk do Shqipërinë

27 Janar 2012, 11:11Antena TEMA

Nga Arben Duka

1.Kush s’do Aleancën,

flamur kuq e zinë,

s’do mëmën e tij,

nuk do Shqipërinë!

 

2.Në skenë historia,

atë e ka thirrur,

ç’mund t’i bëjnë viganit,

ca zëra të ngjirur?!

 

3.Ajo quhet popull,

zot i gjithëpushtetshëm,

ai sfidon kohërat,

se është i përjetshëm!

 

4.Ai është e djeshmja,

e sotmja që flet,

ai është e ardhmja,

dhe për mijëra vjet!

 

5.Është kryefjala,

e gjithë fjalëve sot,

historia kurrë,

s’të thërret më kot!

 

6.Kush është kuq e zi,

është në vijë të parë,

nuk ka gjeneralë,

po vetëm ushtarë!

 

7.Po ka veç ushtarë,

kombin si betim,

nuk lufton për grada,

po veç për bashkim!

 

8.Çdo shqiptar vetveten,

aty do ta gjejë,

ndaj dhe do fitojë,

ajo çdo betejë!

 

9.Ajo është Lëvizje,

dallgë e furtunë,

ndaj dhe krejt natyrshëm,

aty gjendem unë!

 

10.Ndaj dhe mëmëdheut,

i them përsëri,

jo ç’bën ti për mua,

po ç’bëj unë për ty?!

 

11.Në kalanë e madhe,

dhe unë vë një gur,

unë veç këngën kam,

pushkë dhe flamur!

31 komente në “Kush s’do Aleancën, nuk do Shqipërinë”

  1. ARTUR says:

    Boll na hapet barkun me Kreshnik Spahiun! Qe kur na qenka bere Kreshniku hero i kauzes shqiptare?? Ai eshte thjesht nje sharlatan, dhe fakti qe ne kete moment nuk i ka mire punet me Berishen, nuk do te thote qe socialistet duhet ta mbrojne patjeter, se i nxjerrin bojen vetes siç bene me Dritan Priftin.

    1. trust_no1 says:

      Zoti Duka, lereni keto definicione te pakuptim. Se mund te ndodhe si dikur kur i thurnit vargje LSI-se, e pastaj kur i dolen te palarat filluat te shkruanit ne sensin e kundert. Askush nuk ju jep te drejten te na gjykoni se sa e duam Shqiperine, meqe nuk dashkemi aleancen

      1. blerti says:

        te lumte dora arben duka. kjo eshte pergjigjja me e mire qe mund te marr sali berisha kuqr sulmon kuq e zinjte. jemi te gjithe kuq e zi

        1. Vlora says:

          bravo arben duka.

          9.Ajo është Lëvizje,

          dallgë e furtunë,

          ndaj dhe krejt natyrshëm,

          aty gjendem unë!

          1. Klodi says:

            O Arben,
            optimizmi juaj eshte aq i pakontrolluar, saqe ju shkakton zhgenjime te renda. Zhgenjimet tuaja jane aq te renda saqe kane nevoje per nje gozhde te re ku te varni perseri optimizmin tuaj qe nuk nenshtrohet.
            Por aleanca eshte kreshnik llafazanleshi, pra nje mundesi e re potenciale per nje zhgenjim te ri tuajin.

    2. arjani says:

      kreshnik spahiu eshte e vetmja mundesi me aleancen kuq e zi per te larguar sali berishen se po te jete per edi ramen ai nuk mbrojti dot as bashkine e vet

    3. rezi says:

      te gjithe jemi kuq e zi dhe votat tona do jene per aleancen e cila do largoj sulltanet nga poltitika. koha qe rama dhe berisha te ik. te lumte dora arben duka

    4. N.VJOSA says:

      Artur,
      Shume nga ne Shqiptaret jemi mesuar te shohim vetem bardhe e zi.
      Une do te kuptoja me shume dhe me mire ty po te shkruaje se cfare te keqijash do ti sillte vendit Levizja Kuq e Zi?
      Te gjithe e dime qe kjo levizje kerkon bashkimin e shqiptareve dhe i kundervihet Kryedemagogut Sali Berisha!
      Pse te mos ta perkrahim?
      Se mos i marr votat PS-se dhe PD-se.?!…
      Me mire tua marre se te dyja ne Poçin e Korrupsionit pjerdhin…
      Dhe njekohesisht zgjedhjet te mos jene monopol i dy te medhenjve qe deri tani vetem sherre po i sjellin Shqiperise!

  2. Reflektim says:

    Zoti Duka, te pershendes per ndjenjen e atdhedashurise te shprehur ne shume raste, por kesaj radhe nuk jam dakort me akuzat qe i beni pa shkak si jo patriot, kujtdo shqiptari te ndershem qe nuk perkrah Aleancen Kuqezi. Nuk mendoj qe shqiptarizma dhe patriotizmi percaktohen nga perkrahja qe i ben nje partie apo nje levizjeje. E kuptoj entuziazmin tuaj, por kjo nuk ju jep te drejten te cbeni patriotizmin dhe atdhedashurine e kujtdo qe nuk ka nevoje te bej teater me ndjenjen e tij patriotike. Me ka pelqyer nje artikull i shkruar nja nje vit me pare qe e kam lexuar tek peshku pa uje mbi kete teme, qe ja u sygjeroj http://www.peshkupauje.com/2011/03/o-moj-shqypni-prape-ti

    1. Aqifi says:

      Shume i gjate dhe i lodhshem si artikull…

    2. A+ says:

      plotesisht dakord! flm per artikullin qe keni keshilluar.
      bazuar ne nje histori te vertete… fatkeqsisht.

  3. besim says:

    zoti Duka, me gjithe respektin, nuk me duket se patriotizmi fillon dhe mbaron tek brilantina e Kreshnik Spahiut. pa dashur te flas keq per kete zoterine, por ai nuk eshte Albin Kurti, qe ka ngrene dru ne burgjet e Serbise. ky mua me ngjan me shume me ate palocon, Shpetim Idrizin, qe pasi e dendi Nanon me leke, kur ishte drejtor doganash dhe e siguroi jeten e tre brezave qe vijne pas tij, u konvertua ne camin me patriot te trevave Shqiptare. keta pseudo patriote qe flene mbi leke, nuk besojne se do shpetojne kete vend nga zullumi dhe balta qe e ka futur politika.

  4. E tmerrshme, si nuk ndahemi dot prej kultit të individit. Aty flitet rreth një ideje, njerëzit fokusohen tek figura e një personi.

    Sa e trishtë panorama…

    1. Tani97 says:

      eshte Kreshniku qe e ka kthyer ne kultin e individit. eshte ai qe po e mban peng kete nisme. Sepse nuk e ka organizuar dhe strukturuar ne nje parti te hapur. Ka bere ndonjehere ndonje proces zgjedhor ai brenda kesaj alenace? Jo! Atehere edhe ne merremi me kritika apo lavderime ne emer te tij.

  5. Tani97 says:

    Bashkohem edhe une me komentuesit e mesiperm.
    Z. Duka, plot here na ke kenaqur me vjershat e tua te shkelqyera. Edhe kesaj rradhe vjersha eshte e bukur por nuk eshte e sakte ne permbajtje. Ka shume atdhedashes midis nesh qe e shohim me shume skepticizem nismen e Kreshnik Spahiut. Ai deri me sot thjesht ka thene fjale qe shume prej nesh thone neper kafe (ai ka meriten qe i thote ne publik). Ajo cka ai duhet te beje eshte te tregoje nje program te qarte politik te kesaj nisme. Thjesht me shprehje dashurie per atdheun (qe sidoqofte bejne mire ne keto kohe te dyshimta) nuk luftohet ne politike. Nqs. Spahiu deshiron te ktheje Aleancen ne Parti ai duhet te shprehet mbi plot tema te tjera sic jane drejtesia (ku ai ka deshtuar plotesisht si nenkryetar i KLD-se), ekonomia e vendit, ceshtje te ndryshme sociale e plot te tjera. Pas ketyre hapave mund te debatojme te qarte per kete parti te re. Ne te kundert ajo ngelet nje grupim tifozash si te kombetares, qe kur ka ndeshje ulerasin shume, pastaj shfryhen dhe gjate cdo fundjave jane tifoza te Bayernit, Interit, Milanit, Manchesterit, Realit e keshtu me rradhe.

    Ciao.

  6. agbi says:

    Nga c’formul doli qe po nuk do Aleancen , nuk do Shqiperin ? Dhe ta them troc , nje nga shkaqet qe nuk jame me Aleancen eshte ky mentalitet, dhe ky qendrim . te theme te drejten nuk prita kete titull per te qartesuar iden time per kete fenomen .Qe kur pashe per here te pare videon e hymnit , a si e quajn ata, dhe ne mes te skenave shfaqej shume here kryetari i kesaj levizjeje, hopa thash , dicka nuk shkon mire ketu .[ hymni nuk behet per ti thurur lavde “krietarit”] . Zoti Duka , ketu ke bere faull te madhe , per te mos thene qe eshte edhe ofenduese . Flamurin kuq e zi dhe Shqiperin e kame dashur kur Spahiu s’kishte lindur akoma , dhe nuk prita Aleancen per te matur se sa patriot jam .F.l.m. per mirkuptimin .

  7. lori says:

    kreshnik spahiu ? nuk mund te besohet. kush e financon aldo i ZMQ nje hajdut ordiner – ne emer te qytetareve ,qe ben pazaret e gjykateve ne emer te spahiut duke rrjepur qyteret e varfer qe medemek i mbron si zyra e mbrotjes qytetareve..

  8. lori says:

    kreshnik spahiu ? nuk mund te besohet. kush e financon aldo i ZMQ nje hajdut ordiner – ne emer te qytetareve ,qe ben pazaret e gjykateve ne emer te spahiut duke rrjepur qyteret e varfer qe medemek i mbron si zyra e mbrotjes qytetareve..

    kjo eshte everteta e spahiut

  9. endri says:

    tituli eshte kryekeput ofendues.patriotizmi nuk ka lindur me aleancenkuqezinj dhe as do mbaroje kur te maroje aleanca.

    z. duka i kam lexuar me kujdes shkrimet e tua por jky me duket shume ofendues.

  10. Horri i bulevardit says:

    Eshte pikerisht Kreshnik Spahiu dhe aleanza Kuq e Zi, qe po e tremb Sali Berishen dhe berishistet, kudo ku jane.

    Pirdhuni ne meshiren e Saliut
    ju ore mjerane surrogat
    pirdhuni dhe bejini fresk
    atij njeriu dhenderit serb

    Pirdhuni o kanibale
    esht fara juaj e shpelar
    ne maj te hundes na keni ardh
    ju dhjefsha Saliun e juve bashk

  11. VERONIKA says:

    DUKAAAA,te kam thene une,lere politiken,kendoje luleve ,rinise,hajt mo ndonjehere dhe *xhaxhit*po ti sme degjon.e shikon,thuajse te gjithe te kundershtojne,shyqyr qe sjam vetem ksaj radhe.lexova ate artikullin qe sygjeronte zt.REFLEKTIM,lexoe dhe ti,kur te mundesh,lexo ato thenien e V.PASHES,se eshte ajo qe i ve piken.lere SPAHIUN,se do jete kolona e peste,ti si oficer e di ca eshte,do zeri vendin e LSI.po ska gje,se ti pastaj i kendon ndryshe…ske faj,kjo eshte puna jote…..sot heronj….neser…armiq.ehe ne me luften e klases jemi rritur.

    1. ardi says:

      Edhe ketej erdhe ti moj shushke!

  12. VERONIKA says:

    kerkoj ndjese moderatorit,po tani e lexova me kujdes.si ka shkruajtur:cmund ti bej viganit…:DUKA mos vdeksh kurre,se na shkrive,po ik andej nga okulisti,bej ndonje vizite,se do ta shohesh me qarte.mos me thuaj qe shkruajte per hir te rimes,se kjo nuk ka vend ku te rrije,po nejse te qeshuren e kemi te garantuar….je ca qesharak,une jam mesuar.

  13. gjak shqiptari kuqezi says:

    Si ka mundesi qe perhere ndeshemi me te njejtin fenomen. cdo levizje e re, cdo figure politike qe mund te jete duke lindur sulmohet dhe behet koke turku vetem per interesa personal te njerit apo tjetrit politikan. kjo fryme kundershtuese ndaj cdo filize te re shpresedhenese na ka lene vite e shekuj mbrapa. ne 100 vjetorin e pavaresise se shqiperise me shume se kurre kemi nevoje te jemi te gjithe patriote, ta duam shqiperine, jo me ngjyra roze apo bardheblu por me ngjyra kuqezi. ndoshta ironia e fatit caktoi kreshnik spahiun dhe aleancen kuqezi te permbushe kete mision, por minimumi qe ne mund te bejme eshte qe ta besojme dhe provojme kete levizje. patriotizmi nuk ka shkolle, as literature, patriotizmi eshte ndjenje, dhe per kete bindje them qe kreshniku, ak, dhe sulmi qe po i behet ketyre te dyjave tregojne qe pushtetaret e sotem eshte pikerisht kesaj qe i druhen. Ndjenjave patriotike te shqipetareve, qe per fatin e tyre te mire doli dikush qe i ngacmoi dhe i zgjoiu. rrofte shqiperia kuqezi, jo prej ak apo spahiut, por sepse ka ardhur veretet momenti per tu zgjuar. fati i trokiti aleances kuqezi ta beje kete gje, une them tia japim shansin e te provojme se si drejtohet vendi jo me ngjyra roze, apo blu&bardhe, por kuqezi.

  14. K. F says:

    Ik o pir… me gjithe kete Aleancen e Kreshnik Spahiut keti ordineri ne drejtesine shqipatare. Kam shuma arsye dhe fakte te shtoja per kete njeri qe nuk i sherbeu drejtesise, gjate mandatit qe i besuan, por xhepit te tij, pore nuk mund te harxhoj kohen kot me kete personazh ‘makiavelist’. Eshte thjesht njeri SURROGATO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. Zafiri says:

    O Arben Duka, ti nuk ke rrjedhur ti paske pjerdhur.

  16. MEMEDHETARI says:

    Deputetet “kukulla” te Saliut sic e dini kane caktuar daten e shkarkimit te Kreshnik Spahiut…
    Nuk e lejuan te flase ne Komision…
    Nuk do e lejojne te flase edhe ne Kuvend,se “keshtu thote Rregullorja e Zhozefines”…
    Ne fakt Kreshniku “ua ka bere i pari Gjyqin” neper gjithe trevat shqiptare …

    Saliminjte nuk urrejne Kreshnik Spahiun,por ALEANCEN KUQ E ZI…
    Ju kujtohet shprehja e Saliut “aleanca faqezi”??????!!!!!!!!!!!!!

    Poezia e Arben Dukes ESHTE NE KOHEN E DUHUR…

    1. Tani97 says:

      Nqs. ti justifikon poezine e Dukes me tentativen e Sales per te hequr Kreshnikun, atehere edhe une te them qe cfare te keqe i vjen nga kjo histori Aleancez Kuq e Zi? Asgje, sepse ne rastin me te keq, Kreshnik Spahiu do te kete me shume kohe per t’u marre me Aleancen.
      Mos ngaterroni Aleancen Kuq e Zi me detyren e tij ne KLD. Sepse atehere paska pasur te drejte Sala qe ankohet per kete ceshtje. Per cfare i duhet roli i tij ne KLD Kreshnikut tek Aleanca? Nqs. i duhet atehere Sala paska te drejte, nqs. nuk i duhet atehere Kreshniku le te tregohet pak burre dhe te zgjedhe njerin prej dy roleve te tij. Nuka ka pse te shahet Aleanca prej vanitetit te Kreshnikut.

      Ciao.

      1. LIKE says:

        Ku nuk permbushi detyren Spahiu apo atehere kur demaskoi ndryshimet masive te kombesise ne zonat e jugut ?Ju paska zene meraku per punet e KLD juve “mos ka ndodhur gje nga ndermarja…?”Ai arriti hodhi iniciativen,shume te tjere e ndoqen ne kete inisiative, ku eshte problemi qe shpreheni kaq hidhur nuk kuptoj, shume komente ne planin personal po lexoj e ke vjen peshtire nga niveli kaq i ulet.Ne se dikush ndjehet me superior qe po na tall me keto demostrime te tepruara patriotike,le te hidhet e te krijoje nje levizje me te moderuar ,thua se nuk jetojme ne Ballkan!

  17. kreshnik spahiu says:

    se shpejti Aleanca K&Z do te paraqese listen me emrat e rinj per shume vendbanime ne republiken e Shqiperise qe u eshte greqizuar, sllavizuar, latinizuar, turqizuar etj emri i tyre iliro pellazgo hyjnor. ne listen e qyteteve dhe katundeve perfshihen:
    1) Tirana (origjine e paqarte…, hipoteza turke, iraniane, greke, etj)
    2) Elbasani (ashiqare turqisht)
    3) Berati (sllavishte e turqizuar)
    4) Tepelena (tyrkçe – shqiptarçe)
    5) Corovoda (sllavisht)
    6) Pogradeci (sllavisht)
    7) Saranda (gerqisht)
    8) PortoRomano (taljançe)
    9) Novosela (sllavisht)
    10) Kanina (tyrkçe)
    11) Zagoria (sllavisht)
    12) …
    13) …
    AFZ propozon emra me permbajtje atdhedashurore te tipit Mollas – Dardhas, Liqeras – Piqeras, Bubullime – Vetetime, Draper – Cekan ose perkthime (te pakten…) ne shqipen moderne.
    Gjithashtu AFZ u keshillon te gjithe memedhetareve tu vene femijeve emrat e lashte shqiptare, si psh Vojsava, Mara, Jella, Mamica, Angelika, Vlajka, Stanisha etj.

  18. Arbereshi says:

    Te lumte goja poeti yne Duka!
    Komentuesit xanxare e negative,qe vijne nga sofra e sahanlepiresve,te mos i lepijne buzet e tyre te felliqura para ketij patrioti trim e te mencur.Z.Duka nuk ngren lart nje Kreshnik por flamurin Kuq e Zi,pra ceshtjen kombetare dhe bukur e thekson se ne levizjen kombetare nuk ka e nuk na duhen gjenerala por ushtare besnike e trima.Ne fakt edhe po te mbrohet Kreshnik Spahiu,kemi mbrojtur levizjen tone kombetare Aleanca Kuq e Zi,atdheun tone!Tradhetaret e atdhe-shitesit kur i turren Kreshnikut, vertete i hakerrohen atij ne rolin qe ka sot por dhembet i kane mprehur per llokmen e madhe,Shqiperine!

    Zoti Duka me Aleancen edhe une krenohem
    Ndaj me zerin tend edhe une sot bashkohem:
    Prandaj me vendosmeri Memedheut
    t’i themi te gjithe tani
    Jo c’bere e c’ben ti per per bijt e tu
    por c’do bejme ne per ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje