Kunati i Lulit ishte dje në makth gjithë ditën për vizitën në Uashington. Seminari ku do fliste Luli ishte i thjeshtë pasi mbështetej mbi katër arritjet kryesore të Kunatit në Bashki. Mbi takimet me popullin, të cilat u bënë muajin e parë, mbi emërimet e reja, mbi ndryshimin e taksave dhe mbi planin rregullues.
Kunati ia kishte përgatitur gjithë tezat se ku do mbështetej Luli në fjalim. Për dreq në takim ngaqë hyrja ishte lënë e lirë, Kunati nuk ishte i sigurt se çdo ndodhte. Në fillim u tremb pasi pa që disa gra të thyera në moshë zunë vend. Pyeti me takt rojet çfarë janë ato dhe i kaluan mornica kur i thanë pedagoge.
Kunatit iu kujtua pedagogia e fakultetit të inxhinierisë dhe i shkuan mornica. “Mos na turret ndonjëra këtu,” tha me vete. Pastaj hynë disa studentë, dhe nja dhjetë shqiptarë që Kunati i kishte siguruar me ambasadorin shqiptar në Uashington.
Luli filloi fjalimin. Në fillim foli për takimet direkte me qytetarët.
-Brenda një dite kam takuar 1500 qytetarë, tha me qetësi. Nga salla u dëgjuan ca pëshpërima mosbesuese. Luli ngriti kokën e pa nga Kunati. Ai mblodhi buzët.
-Më falni, tha, 150.
Përsëri pëshpërima mosbesuese.
Luli vendosi të vazhdonte gënjeshtrën e tij. Kjo është dhe risia që ne kemi sjellë në Tiranë, tha, pasi takohemi direkt me qytetarët.
-Më falni, i tha një nga pjesëmarrësit, pse i takoni qytetarët?
-Më shpjegojnë hallet, i tha Luli.
-Nëse marrim shifrën tuaj të korrigjuar, pra 150 vet në ditë, i bie që ju të takoni një qytetar për tre minuta duke përfshirë hyrjen e tij në zyrë dhe daljen. Kjo do të thotë sa i jepni dorën, tha pedagogia. Pse duhet ta bëni këtë, pse humbisni kohën?
Luli hodhi sytë prapë nga Kunati. Ai i bëri shenjë nga vetja.
-Është si procedurë besimi, i tha uli. Ata më takojnë mua dhe pastaj shkojnë qajnë hallin tek administrata, tek njerëzit e mi kryesorë dhe bëri me kokë nga Kunati.
Salla ktheu kokën nga Kunati dhe filloi ta shikojë me tjetër sy.
Luli u hodh tek pika e dytë, tek emërimet.
-Kemi bërë reformë në administratë, tha. Brenda një dite kemi hequr 300 vetë. Pastaj një ditë tjetër 200 vetë, pastaj një ditë tjetër 50 punonjës taksash…
-Më falni, pyeti një pedagoge, po me se i keni zëvendësuar.
-Kam njeriun tim që merret me këtë, tha dhe pa prapë nga Kunati. Ai i zgjedh mbi kritere krejt të reja dhe të panjohura më parë. I kushton shuam rëndësi lidhjeve familjare, njohjeve direkt dhe provave që kanë dhënë më parë në punët tona. Psh kreyurbanistin e kemi marrë pasi e kemi provuar të bëjë më parë një pallat në biznesin e njeriut tim, drejtoreshën e burimeve njerëzore e kam marrë nga familja që të jetë njeri i vendosur dhe i qartë, shefen e taksave po ashtu një njeri të familjes, gjithë aktivitetet në Tiranë që kanë të bëjnë me promovime i bën njeriu im…
-Qartë, e kuptova, i tha pedogogia, po ku është reforma?
-Reforma është që nuk i kam marrë njerëz të PD-së, parti nga e cila unë vij. S’e kam bërë atë gabim. Janë njerëz të mi personal. Nuk dua të merrem me politikë në kuadër. Dua thjesht njerëz të mi dhe për këtë kam marrë kritika dhe nga partia ime.
U dëgjua prapë një pëshpërimë mosbesuese.
Pika e tretë janë taksat dhe tarifat, tha Luli. Unë hoqa 50 tarifa që paguheshin kot, dhe ishin shifra simbolike, dhe 5- fishova tre taksat kryesore dhe përmes kësaj reforme të çmuar mbledhim nga qytetarët më shumë lek se më parë.
-Po ku është reforma, pyeti pedagogia.
-Tek tarifat, i tha Luli. Ato janë pa interes se merren një herë në vit, ndërsa taksat merren çdo muaj, ndaj rritëm taksat dhe hoqëm tarifat.
Përsëri një pëshpërimë çudie.
-Pika e katërt, tha, është plani urbanistik. Ai do jetë një vepër madhore. Kemi respektuar traditën dhe kemi marrë planin rregullues që ka qenë gati. Por paraardhësi im kishte persekutuar aty gjithë njerëzit që ishin afër kryeministrit si investitorë. Pas disa ndryshimeve ai do jetë gati dhe Tirana do ndryshojë tërësisht.
Kunati po e dëgjonte i kënaqur.
U ngrit prapë një pedagoge.
-Më falni, tha, por kam dëgjuar se ju keni urdhëruar vrasjen e katër qytetarëve, dhe po ashtu kam dëgjuar që në Shqipëri është i fortë institucioni i gjakmarrjes. A keni frikë se mund t’iu vrasin ju ose familjen tuaj nëse nuk dënohen vrasësit e atyre katër qytetarëve?
Luli u zverdh në fytyrë dhe pa nga Kunati. Sytë e sallës u drejtuan nga Kunati.
-Jo, unë nuk jam një familje me të, tha. Nuk kam asnjë lidhje. Gjaku nuk merret tek kunati, merret brenda familjes.
e ku ka burre ti bale para ulit?
Mbaroje Mero, mbaroje sa ndodhi. Ne moment, Lulit i kullon shurra neper shale dhe nje ere haleje pushtoi sallen. Ajer, ajer, filluan te bertisnin te pranishmit. Pordhet e Lulit asfiksuan te pranishmit, universiteti mori ere.
mbyllje e bukur!
kunati i shokut xhemal hahahahah po mire ky paska arth per te dhene leksione ne usa o0 lul po si te mori ne tule or lule je i pa pare