Zonja nga Kosova dhe Vëllai nga Azerbajxhani

6 Shkurt 2012, 23:08Antena TEMA
Zonja nga Kosova dhe Vëllai nga Azerbajxhani

Berisha dhe Jahjaga ishin bashkë në Mynih. Berisha u takua vetëm me presidentin Aliev të Azerbajxhanit, ndërsa Jahjaga u prit thuajse nga gjithë kryetarët e shteteve që ishin aty, përfshi dhe gjithë protokollin e shtetit gjerman. Edhe pse u respektua shumë, ajo nuk e kuptonte përse Berishën nuk e takonte njeri. Ja dialogu mes tyre.

 

Berisha- Jahjagës: Unë po iki, me cilën linjë do kthehesh ti?

Jahjaga- Berishës: Unë kam dhe sot punë se kam takime në qeveri gjermane.

Berisha- Jahjagës: Kush do të presë?

Jahjaga- Berishës: Krejt kanë me më pritë. S’di veç krejt po më duket.

Berisha- Jahjagës: Përshëndeti nga ana ime. Kam shumë respekt.

Jahjaga- Berishës: Patjetër do ta bëj. E ju a patët ndonjë takim?

Berisha- Jahjagës: Aty kur ishim bashkë tek rreshti i dytë, kur mbaroi takimi i rashë në sup Hillarit dhe u takova.

Jahjaga- Berishës: Aii, atë skenë e pashë. Veç ajo u gjend në befasi dhe u egërsu shumë në fytyrë. Qyqja si me qenë vajzë 20 vjeçe që e ngacmon dikush.

Berisha- Jahjagës: Në fakt u befasua se nuk më njohu, pastaj u kujtua. Kaloi shumë mirë takimi. I thashë emrin dhe mbiemrin, biles patëm kohë i tregova që jam dhe kryeministër. U gëzu shumë në fakt. Të dija president, më tha, ashtu të mbaj mend nga koha kur ishim në Shtëpi të Bardhë.

Jahjaga- Berishës. Përnjimend të mbante mend aq herët? Unë kam kenë fëmijë atëherë dhe çojshim dy gishtat kur të shifshim në TV.

 

Berisha s’mori pjesë në Konferencë, nuk foli askund, nuk takoi askënd dhe bëri muhabet vetëm me Alievin, të cilit i kërkoi t’i shesë Albpetrolin, ku përfshihet dhe borxhi prej 40 milionë euro i Taqit dhe kështu të ketë mundësi që azerbajxhanasi të marrë mbrapsht lekët e dhëna për ARMO. Para se të fliste për deputetët, komunikoi prapë me Jahjagën, e cila vazhdonte takimet në Gjermani.

 

Berisha- Jahjagës: A i mbarove takimet?

Jahjaga- Berishës: Po krejt. Shumë mirë kam kalu. Kishin disponim pozitiv për Kosovën. S’muj me ta tregu sa mirë më kanë pritë.

Berisha- Jahjagës: A u the që dhe Shqipëria e mbështet Kosovën në të gjitha aspektet?

Jahjaga- Berishës. Po vallahi ua thashë veç u prishën në fytyrë. Më thanë njiherë për njiherë mos u përzjeni me ta se boll probleme kemi me ju, s’mujmë me i zgjidhë dy probleme.

Berisha- Jahjagës: E vërtetë është. Opozita jonë po na shkatërron imazhin. Ua kam thënë, nuk kam çfarë bëj. Në Evropë as më 2020 s’e marrim ftesën me këtë opozitë. Ia thashë dhe Saninos.

Jahjaga- Berishës: Jo vallahi se s’po guxoj me ta thënë, po me ty e kishin, jo me opozitën. Krejt të zezat m’i kanë thënë.

Berisha- Jahjagës: E di, normal që mua më mbetet faji i opozitës. Po nuk gjen njerëz më antishqiptarë se këta. Po tjetër çfarë thanë?

Jahjaga- Berishës: Po ça të vyn më, krejt të zezat i thanë. Më e keqja ish në fund kur më thanë nëse duhet të bëheni shtet lehtë është boll mos me bë çfarë bon Shqipnia. E unë aty s’mujta me fol.

Berisha- Jahjagës: Të drejtë kanë, me këtë opozitë që kemi janë shumë të duruar.

Jahjaga- Berishës: A je kthy në Shqipni ti?

Berisha- Jahjagës: Po zonja Jahjaga. Do nisem për një vizitë në Azerbajxhan.

Jahjaga- Berishës: Ç’ka është ky vend, ai ku puno Pacolli apo tjetër?

Berisha- Jahjagës: Tjetër, pak më tutje, i kemi vëllezër.

Jahjaga- Berishës: Po bre, e pashë në Konferencë, krejt kohën Aliev të thoshte vëlla Berisha dhe ti i thoshe vëlla Aliev e mua më thoshe zonja Jahjaga.

 

Pas kësaj Berisha hyn në mbledhjen e grupit parlamentar. U shpjegoi suksesin në konferencën e Munihut dhe takimin me presidentin Aliev. “Do shkoj t’i kthej vizitën këtë javë, tha. Populli shqiptar dhe populli azer kanë lidhje të vjetra miqësore. Ekzistojnë dokumente historike që gjuha shqipe rrjedh nga gjuha azere dhe në Azerbajxhan është një fis i quajtur alabnë, të cilët flasin gjuhën tonë. Të parët tanë ka shumë shanse të kenë qenë andej.”

 

 

7 komente në “Zonja nga Kosova dhe Vëllai nga Azerbajxhani”

  1. LORA says:

    Te qeshesh apo te qash??????Jo, duhet te merret per bythe e te flaket ne rruge dr.brekedhjeri.KAQ.Te gjithe faktoret po na presin,ne shqiptaret, ta bejme.Sinjalin na e kane dhene me kohe duke mos e qasur ne asnje tavoline serioze apo kudo qe shkon si nje zgjyre qe qelb dynjane.

  2. sofra says:

    NJOFTIM ne forme OKAZIONI!!!
    shes 1 ftese per ne londer,ne panairin e kitarave elektronike.
    e sigurte qe atje s’do te mungojne personalitete te artit dhe te kultures.
    PS-nje shoku im ,qe ishte vjet, beri foto edhe me MADONEN…

  3. Kris says:

    Ne maj do te shoji ne Mongoli te bleje nje kale se I duhet per pension

  4. onni says:

    Nuk kemi me fjale per kete person…ai i ka gjithe te zezat,po populli eshte i vuajtur dhe nuk e ka forzen per ti bere gje atij..pastaj nuk eshte vetem ai,parlamenti ne pergjithesi duhet eleminuar…ata duan ti mbyllesh dyert e ti djgesh te gjithe,pastaj te dalesh te presidenti gjykatat e te policet e sales ne fund..te tjeret per 24 zhduken vete nga shqiperia dhe ja ku arriti populli te lirohet nga keta nje here e pergjithmone..

  5. Alina Marko says:

    Saliu eshte nje kancer ne trupin e Shqiperise , qe po i merr frymen gjithe shqiptareve, dhe , qe shpetimi eshte vetem nje operacion i thelle kirurgjikal. Ai eshte turpi i shqiperise , eshte llumi , eshte zgjyra , eshte plehra ,krimineli, ujku , cakalli, vrasesi, banditi , felliqesira.

  6. bumi says:

    Ai duhej zhdukur qe me 97 qe cfare i beri ketij populli ,dhe prap zagaret i lehin mbrapa nje krodhe buke te lyar me gjakun e vellezerve ,te baballareve , te njomur me lotet e nenave qe mbeten pa djem ……….. po ku numerohen te zezat e ketij psikopati ,qe kur vleresoi handikapatet ,,,tamam tha ne fakt ,, gjithe popullin e beri te tille …..

  7. fane mirdite says:

    Po ky eshte skenar per portokalli, mos duhet te komentoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje