Glori mori dje sërish paralajmërim për pushim nga puna. Në Konferencën e Mynihut, Doktori u nis për të bërë fotografi me Hillarin. Para se të nisej, ai e thirri Glorin në zyrë dhe ia bëri të qartë që të mos përsëritej gabimi me Sarkozinë, kur ai kaloi para Doktorit, i zgjati dorën dhe Glori nuk e kapi dot momentin në foto. Glori iu betua se këtë radhë do ishte vigjilent dhe nuk do të lejonte t’i shpëtonte çasti i shumëpritur.
Kështu dhe u bë. Glori mori me vete dy aparate fotografike të vegjël, me qëllim që po t’ia ndalonin njërin, të nxirrte tjetrin. Bëri kujdes që dhe iPhone të ishte në rregull për çdo gjë.
Në ditën e parë të Konferencës nuk patën shans. Edhe pse karrigia e Doktorit ishte e favorizuar, pasi Shqipëria fillon me A dhe ai ishte në rresh të parë pas Austrisë dhe para Azerbajxhanit, Hillari nuk kaloi aty. Ajo shkoi drejt e në tribunë dhe nuk kaloi para rreshtit të karrigeve.
Ditën e dytë Glori qëndroi vigjilent. Filloi konferenca. Hillari hyri në sallë sërish nga krahu i majtë dhe drejt e në tribunë. Doktori u nervozua. Aliev i Azerbajxhanit nuk e prishi terezinë dhe po vazhdonte t’i fliste se do ta rregullonte atë punën e Albpetrolit që do ta blinte ai.
-Ma dërgo atë djalin Taqin, që merret me naftë t’i japin ca pare cash, dhe ta blejmë ne, i tha. Vetëm se ato të parat nuk i ka kthyer dhe ka bërë ca sherre me ata djemtë që ia dhanë dhe nja dy nga ata kanë vdekur.
-Mirë, dakord, i tha Doktori, por nuk e kishte mendjen fare tek Alievi pasi po ruante lëvizjet e Hillarit.
Alievi vazhdoi.
-Jepja djalit kompaninë e naftës. Babi kështu bëri me mua. Ai ishte president, unë drejtor i kompanisë shtetërore të naftës. Pastaj iku ai, shkova unë president.
-Mirë, dakord, urdhëroo…, jo, jo, merret vajza me atë punë, i tha Berisha i hutuar.
-Më falni zoti Berisha, ku e keni mendjen se nuk ju shoh në terezi, i tha Aliev.
-Zoti Aliev, duhet me kanë të vëmendshëm se në çdo moment zonja Hillari mund të kalojë këtu dhe duhet t’i japim dorën.
-Hahaha, tha Aliev. Unë nuk lëviz nga vendi. Po të dojë të ma japë, po të dojë, jo. Po s’ma dha ajo, i bëj një telefon Putinit, vjen ma jep ai dorën.
-Nejse, dakord, mirë, dakord xhanëm, ashtu është, po shiko, duhet me qenë të vëmendshëm.
Ndërsa ata flisnin, moderatori njoftoi se kishte ardhur momenti të bënin çerek ore pushim për një kafe dhe tregoi derën në fund të sallës. Doktori u kthye me vrull nga Glori dhe i bëri me shenjë të bënte gati aparatin. Tani Hillari nuk kish ku të shkonte veçse para këmbëve të tij. Glori hipi menjëherë mbi karrige dhe provoi këndin e fotos. Ishte shumë mirë. Nëse ajo ia jepte dorën para se të afrohej, do ta bënte foton duke lëvizur pak majtas, nëse ja jepte dorën duke e kaluar do ta bënte me iPhone djathtas. Hillari zbriti nga podiumi, kaloi para tij dhe po parakalonte rreshtin ku ishte Doktori. Kaloi kancelarin austriak, e përshëndeti me gëzim. Shkëmbyen dy fjalë dhe ishte gjithë gëzim. Ndërkohë Doktori u ngrit në këmbë dhe po mbante dorën zgjatur. Glori bëri dy prova shpejt e shpejt, e kapi me dorë të zgjatur. Hillari ishte akoma me austriakun. Doktori me dorë të zgjatur. Nuk kishte ku ikte. Dora e tejkalonte trajektoren ku ajo do kalonte. Hillari u shkëput nga austriaku dhe vazhdoi. Befas pa dorën e zgjatur dhe ngriti sytë. U vrenjt në fytyrë dhe mori qëndrim të ftohtë. Glori u bë gati ta shkrepte, po ju duk shumë e egër në fytyrë dhe hezitoi. Priti një sekondë më vonë. Doktori i foli diçka anglisht. Hillari ashtu e vrenjtur i zgjati dorën dhe diçka i tha. Glori e shkrepi 5 herë rresht deri sa Hillari lëvizi. Ishte skuqur i tëri nga tmerri. Kishte frikë mos nuk kish dal mirë. I kontrolloi shpejt e shpejt. Në tre foto dukej e egër. Në njërën nuk i dukej fytyra fare. Në të pestën i dukej fytyra, por nuk dukej Doktori, e kishte kapur nga pas. “Këtë po lë, tha me vete i lehtësuar”.
Ndërkohë një roje ju afrua nga pas dhe e kapi për krahu.
-Më falni, i tha, nuk lejohen foto.
-Jam me Doktorin, i tha Glori. Është foto private. Nuk përdoret zyrtarisht.
-Është e ndaluar, i tha dhe ia mori aparatin.
Glori mori frymë i lehtësuar. Foton e mirë e kishte bërë me iPhone. Tani ishte më i qetë. Kishte dhe alibi. Doktorit mund t’i thoshte që foton më të mirë e mori roja. Ju afrua Doktorit. Ai ishte i zhytur në kolltuk dhe diçka po fliste me vete.
-E bëra, i tha Glori. Ke dalë mirë. Po më të mirën ma mori ky roja i Konferencës.
-S’ka rëndësi, i tha Doktori. Mjafton dhe ajo.
-Çfarë ke, s’më dukesh mirë, i tha Glori.
-Më prishi gjakun, tha. Se kush ua ka fut në mendje atë laviren e prokurorisë. Sapo i thashë jam Sali Berisha, menjëherë u vrenjt dhe më tha “Mos të ngjaj gjë si kryeprokurorja”. Skandal d.m.th. Si mund të merret gjithë ai shtet i madh me një çupëlinë s’e kuptoj.
“Mos të ngjaj gjë si kryeprokurorja”, Mero je i madh, sikur tja perkthenin Hillarit bashke me kontestin do te shkrihej fare.
Salija asht mik me Hilarin aq sa asht noj rom me Igli Totozanin. A e dini si thone diplomatet per te: CJAPI I RUDHOSUR
Ha-ha, ka nje te vertete ne kete mes: koha kur mbaron seanca (mbarojne fjalimin personalitetet e ftuara) eshte i vetmi moment kur ata nuk bejne dot sikur s’e shohin Berishen se ai rri aty si zdap ne rresht te pare. Jam i sigurt qe ai eshte lodhur neper konferencat e meparshme per takime te tjera ”te shkurtra” (sic i quan edhe vete) por te gjithe kane bere sikur nuk e kane mendjen. Tani e ka kuptuar hilen.
Po mirë mo; ç’të keqe ka që Saliu vrapoi e zuri shtegun ku do të kalonte Hilari Klinton?
Po kishte qejf mo i gjori që ta shifnim ne duke e përqafuar Hillarin se e do shumë.
Edhe ai Bamka kështu bëri, ia mori dashin Arifit dhe e hodhi në qafë që ta shikonte Sali Protopapa.
Edhe miku i Saliut, Geddafi i Libisë po të ishte ngjallur e t’i kishte zënë shtegun Hilarit ajo do i kish dhënë dorën e jo më kriminel Salihit që akoma është gjallë.
gadafi ka qene me dinjitoz se saliu
Pjesa qe me ben te qesh me shume:
-Hahaha, tha Aliev. Unë nuk lëviz nga vendi. Po të dojë të ma japë, po të dojë, jo. Po s’ma dha ajo, i bëj një telefon Putinit, vjen ma jep ai dorën.
Shume mire tema po dilni nga dogmat e pseudo-patriotizem-populizmit edhe po u thoni njerezve te verteten
E goditur Mero po me gjithe ata njeres prape sbesoj te kete bere foto po mendoj se mos ka mare ndonje kameraman te televizonit kombetar a klan e pasaj ne studjo jane munduar te nxjerin foton me te mire te kurizos te rome berishen
Ok Cak, kjo qe Azeri thote’po te doje ore, po s’ma dha hillaria I bej tel putinit dhe vjen Ai ma jep, qe Yll, kam qesh me t’modhe!, me iku gjith’ stresi. Hahaha..vucidoliqi Mjere s’ka ‘TEL Zyrtar’ tjeter(s’ka kujt t’i telefonoje)sa me dale ne resme (per ne delet); gjithsesi men’ na tha me goje qe u ka dhon’ boll, te gjithve; ja ka prish pakez anglishtja tropojance pataksjes, po hajt mo, na e ka zbardh faqen burra!!!
ajo e putinit ishte e forte .. po ketij kriminelit tone sali horrit kur do ja shikojm ate letren ne shtylle