Nishanliu, siç quhet ndryshe Ministri i Brendshëm, i ka dërguar një letër KKRT, në të cilën kërkoi në emër të Ministrisë së Brendshme ndalimin e reklamës së Çimit. Siç e dinë të gjithë, në reklamë shfaqen dy djem, njëri prej të cilëve e var tjetrin kokëposhtë për ta hedhur nga tarraca derisa ai i tregon se kanë mik të përbashkët në Facebook Çimin dhe kështu shpëton. Ja argumentet e Nishanliut për heqjen e reklamës.
“Zonja kryetare e KKRT!
Me shqetësim të thellë, në emër të dikasterit që drejtoj, ju drejtohem ju për të ndaluar transmetimin e reklamës së Çimit. Nga hetimet tona, por dhe nga vëzhgime të SHKB, na rezulton se ekziston një plan i opozitës për të rritur ndjeshëm statistikat e dhunës në vend me qëllim që të akuzojnë qeverinë tonë se po i ikën rendi nga duart. Duke përfituar nga fakti se unë jam pak sëmurë dhe duart nuk i kam shumë të shkathëta, ata kanë shfrytëzuar njerëzit e tyre në agjencitë publicitare për të na dëmtuar seriozisht rendin dhe sigurinë publike. Po u jap disa statistika.
Qyshkurse ka dalë kjo reklamë në harkun e një muaji, në Shqipëri kanë ndodhur 58 vrasje dhe vetëvrasje si dhe 132 plagosje të lehta. Disa prej këtyre krimeve janë kryer nga shokët kundrejt shokëve, çka vërteton qartë që e kanë pasur frymëzimin nga reklama e Çimit.
Situata është acaruar shumë pasi ka përkuar dhe me daljen e rezultatit të hetimeve për 21 Janarin. Kështu, një deputete e jona ka kërcënuar një koleg të saj deputet që do të var tek palma ime para kryeministrisë po kalove andej, dhe kjo është marrë si shenjë dhune. Ka pasur vrasje të dhunshme, krim në familje dhe rrugë, dhe deri vrasje grash dhe femrash.
Negativisht ka ndikuar jo vetëm varja kokëposhtë e shokut të vet, por dhe tolerimi i vrasjes sapo merr vesh që është shoku i Çimit. Kështu qeveria po akuzohet se gjykata po liron disa vrasës të 21 Janarit, por ju siguroj se qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi. Të gjithë e dimë që gjyqtari që i liron ata që vranë qytetarë të pafajshëm, siç ka thënë paraardhësi im, e ka emrin Çimi dhe ata janë të gjithë shokë të Çimit. Duke qenë të tillë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për lirimin e tyre pasi ato janë lirime të frymëzuara nga kjo reklamë. E njëjta histori ndodhi përsëri sot dhe ju siguroj se qeveria nuk ka gisht.
Nga ana tjetër ne po marrim masa që çdo person me emrin Çimi në administratë të hetohet dhe të shikohet nëse ka lidhje me akte dhune dhe nëse dikush justifikon dhunën me shoqërinë për të.
Nga hetimi ynë rezulton se kompania që ka bërë këtë spot reklame ka lidhje të forta me opozitën. Dizajneri i reklamës ka pasur idhull Edi Ramën kur ishte piktor, ndërsa menaxherja e shitjeve është parë në mitingun e 21 Janarit. Infiltrimi i tyre në thirrjet për dhunë përmes spoteve publicitare është pjesë e strategjisë së tyre për të na lënë jashtë Bashkimit Evropian. Përmes thirrjeve për dhunë, ata synojnë të fusin në lojë kryeprokuroren që të hetojë vrasjet dhe t’ia lënë përgjegjësinë qeverisë për gjithë dhunën e kohëve të fundit.
Si Ministër i Brendshëm ju siguroj se kemi hetuar të gjitha rastet e vrasjeve të fundit, përfshi dhe vrasjet e grave të ditëve të fundit dhe na rezulton se të gjitha janë vrarë pasi kanë pasur ndonjë konflikt njësoj si ai i reklamës. Meqë nuk u ka dalë ndonjë i njohur në mes, vrasjet janë ekzekutuar dhe tani opozita po fajëson qeverinë për rritjen e dhunës.
Nga ana tjetër dua të theksoj se shumë mbështetës tanë e ngatërrojnë Ç me Q. Mes këtyre personave shquan kryetarja e Kuvendit dhe ky emri Çim kur shkruhet me Q krijon keqkuptime të mëdha.
Policia po ashtu ka hetuar të gjithë personat me emrin Çim në radhët e pushtetit, të cilët mund të shërbejnë për të zbutur klimën e këtyre krimeve. Kështu, për të zbutur krimin elektoral gjatë bisedimeve me opozitën në komisionin për reformën zgjedhore, në nervozizëm e sipër njerëz të opozitës kanë kërcënuar Ben Ristanin apo eksponentë të tjerë të lartë dhe ata kanë shpëtuar falë faktit që kanë thënë jemi shok të Çim Gjatës. Po ashtu një valë e gjerë nacionalizmi që ka shpërthyer në vend, ka rritur ndjeshëm tensionet mes pozitës dhe opozitës. Njerëzit e Kreshnik Spahiut kanë qenë gati të përplasen me mbështetës nacionalistë të qeverisë dhe gjakrat janë ulur vetëm kur njerëzit tanë kanë thënë jemi shokë të Çim Idrizit. Edhe më e rëndë ka qenë situata në media, kur gazetarët tashmë të pozicionuar pro dhe kundër 21 Janarit shpesh herë kanë qenë gati të përleshen në studio. Rasti më i freskët ka qenë ai i zotit Bushati me kolegun Zheji në UFO TV, i cili mund të kishte degjeneruar në dhunë fizike sikur në fund Arjan Çani të mos thoshte ‘s’ka lezet se kemi shok të përbashkët Çim Pekën’.
Duke parë këto raste dhe duke ndjerë obligim t’iu siguroj se qeveria jonë do të bëjë ç’është e mundur të luftojë krimin e organizuar, pavarësisht dhunës që ngjall opozita, ju kërkoj ta ndalni këtë spot publicitar.
Me respekt
Bujar Nishanliu
Shkrimi i gjetur, na argetove Mero, por edhe na bere te mendojme:
Reklame banale,e sajuar, por ja arriti qellimit, u be me e diskutuara.
Kam pershtypjen se kane paguar para qe t’a ndalojne.
Gjejne e bejne!
Fantastike!
Me e famshme do te behet nese e ndalojne :
Bravo Mero artikull me i goditur dhe me emra reale e b. lepirsa e servile se ky preka qe i ngjet si ne pamje e ne nervozizem berishes si kur ta kishte baba gjeneti e jo shpirteror me ato damare te fryre e fytyre te skuqur te kemi kujdes te ruhemi nga keta tipa si ky sharlatani preka se do te fillojme nga e para se y trap si nga ligjika e nga veprimet eshte nje moster ne ritjee ne dem te shoqerise tone
gjyqtari qe liroi komandantin e gardes te saliut quhet shkelqim shkurt qimi ne qe nuk e shqiptojme ne regull themi çimi
e merni vesh qe top alli e ka te drejte
ahahah ore vellezer po ne qe e kemi emrin cimi si i behet alli
po paskemi qen te rezikshem ne me emrin ,,,cimi,,,, vendosni ndonje cen tjeter se une e bera emrin AQIF , AHHAHAH
Si gjithmon; e qeshur me lot ;-D