Kunati i Lulit u shqetësua shumë që Totozani kishte marrë 60 romë në korridorin e ndërtesës së Avokatit të Popullit. Duke llogaritur që ata romët i kishin shtëpitë aty ku i kishte vënë syrin fushës për disa pallate Kunati, mendoi se Totozani po ia bënte me qëllim që ata të flisnin. Aty për aty vendosi që ta konkurronte Totozanin dhe sajoi një njoftim shtypi.
-Bashkia e Tiranës njofton se ka vënë në dispozicion të romëve të ngelur pa strehë palestrën e një shkolle në kryeqytet, ku mund të strehohen 50 romë. Bashkia ka dhe çadra të tjera për raste emergjence.
Totozani lexoi njoftimin dhe u tërbua. U ul dhe ai bëri një deklaratë për shtyp.
-Faleminderit Bashkisë që ka gjetur vend për 50 romët e strehuar në korridorin tim, por ata në fakt janë 62 dhe kjo nuk është zgjidhje.
U nxeh Kunati nga reagimi i Totozanit dhe bëri një deklaratë tjetër.
-Bashkia e Tiranës ka bërë gati dhe një palestër tjetër shkolle ku mund të strehohen dhe 50 romë të tjerë.
U nxeh Totozani nga kjo deklaratë dhe thërret të parin e romëve që kishte në korridor.
-A më gjen dot dhe nja 100 romë të tjerë pa shtëpi, i tha?
-Po si s’të gjej o gaxhi, i tha i pari i romëve. Kemi Hamdun, Latifin dhe Mahmudin tek Pallati me Shigjeta, ata bahen tre shtëpi 110 kokë. T’i bie vëllai tani këtu.
U ul Totozani dhe bëri një deklaratë për shtyp.
-Avokati i Popullit bën thirrje për strehimin dhe të 110 romëve të tjerë që janë në gjendje emergjente tek Pallati me Shigjeta.
E lexon Kunati i Lulit dhe nxehet. Bën dhe ai deklaratë.
-Bashkia e Tiraaës ka vënë në dispozicion dy kalçeto të mbyllura tek 21 Dhjetori për 110 romët e Pallatit me Shigjeta.
E dëgjuan romët tek Pallati me Shigjeta dhe shkuan tek zyra e Totozanit.
-Nuk shkojmë tek kalçetot, thanë, se është banja jashtë. Duam këtu tek ty, se ka dhe banjë në fund të korridorit.
U mërzit Totozani dhe u tha mund të rrini vetëm një natë, dhe nesër kur të vijnë të ata të Bashkisë, të dilni në protestë.
U mërzit Kunati dhe bëri deklaratë.
-Bashkia e Tiranës u bën thirrje romëve të mos gënjehen nga deklaratat e Avokatit të Popullit se tek banja e tij s’ka ujë dhe dy bide nuk punojnë mirë. Ata kanë kushte më të mira aty ku ua ka caktu Bashkia.
U nxeh Avokati i Popullit dhe thirri të parin e romëve të Pallatit me Shigjeta.
-Më gjej 200 romë të tjerë, i tha.
-Patjetër gaxhi, i tha i pari i romëve të Pallatit me Shigjeta. Kena njerëzit tanë në Kinostudio. Ene ata për ibret janë.
Pas një ore Totozani i priti romët e Kinostudios dhe shprehu shqetësimin që Bashkia nuk është kujdesur për strehimin e tyre.
Ndërkohë që takimi i Totozanit me romët vazhdonte, Kunati kishte bërë deklaratën tjetër.
-Bashkia e Tiranës ka strehuar sot 72 romë në dy korridoret e katit të tretë të Bashkisë për një periudhë 24 orë, derisa të sigurohemi që nuk do të bjerë borë.
I shqetësuar Totozani thirri sekretaren. Ajo nuk përgjigjej. Thirri këshilltarin, as ai nuk ishte. I ra celularit të sekretares dhe e thirri të vinte urgjent në zyrë.
-Nuk vij dot, tha, se kanë hy romët e Kinostudios në paradhomë. Jena mbledhë gjithë punonjësit në oborr dhe po kërkojmë strehim. Janë solidarizuar dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Kërkesa jonë kryesore është “Duam zyra, që të punojmë të gjejmë shtëpi për romët”.
ha, ha, ha, jane ngritur edhe 200 rome ketej nga vlora,,,,rruges kane mare me vete edhe nja 300 rome ne levan dhe jane nisur per te totozani…
ti gezojne shtepite e reja.
Hej, kujdes se mos na shkulet tane maqedonia dhe romania, e ku do mbytemi pastaj
Po e perseris une kam qene gjithmone kunder shkrimeve tendencioze te kesaj gazete, por
KETE SHKRIM E VLERESOJ ME 100 PIKE NGA 100 PIKE TE MUNDESHME!
Heren e pare qe e kam vleresuar ishte shkrimi ku behej fjale per votimin e kater gjyqtareve qe ishin emeruar nga B.Topi por kishin votuar kunder tij ne crshtjen Meta-Prifti etje…)
ja ka fut lul basha se i mori me vete nja 500 rome ne usa por totozani nuk dorezohetka telefonu andej nga kosova hhahahahahha dhe ata te kosoves e kane shtepine gati tek sali trimi
Luli. Halo Halo
Kunati. Aaalo ti Luli je
Luli. une jam se ma more shpirtin
Kunati. po ca ke o xhani vllait
Luli. po sa ika o derbardh ngele stop
Kunati. aaalo ku e ke llafin o Lul se spo morr vesh
Luli. po si ta hudhi ai qerosi o trap
Kunati. jo mo ca se kom taku Blendin fare
Luli. jo Blendin o toc po ai Tototrapi
Kunati. aaalo e ke fjalen per ata gabelt apo jo
Luli. po mor trap po si nuk i more ti para atij trapi
Kunati. po ku dijsha un se cbohet ke lagjja gabelve o Luli
Luli. po ti e dijshe se ai pronari sdo merte mo lek
Kunati. jo vallaj se dijsha
Luli. Mire lene ket pun se na iku nje shonc i madh prej dursh
sidomos tani qe jam me kete homologun tim do ta kisha dhe si
reklam
se dhe kta kan pas probleme me zezaket dhe do mkuptojshin
Tani nigjo cfar do bejsh
Kunati. pa he aaalo
Luli. shko mlidhi gjith gabelt qe rrin ke semaforet dhe futi ne
bashki
Kunati. aaaalo o Luli me shkoj menja dhe cova policet ti kapin po svin
o buur
jena npun thon dalim anej ka darka ke bashkija keshtu me than
ste rrej
Luli. Po mir merr ca dyshek e batanije merr dhe ushqime dhe nji
guzhinjer
Kunati. aaalo po ce dum guzhinjerin o Luli
Luli. trap je se ke shokun po se pe ti se ai trapi i kish cu grosh
dhe ata skishin ku te gatujshin?
Kunati. po ktu ke te drejt, morrim dhe nje guzhinjer dhe i gatujm xaxve
dhe ta shofi ai tullaci se ca o ne gjendje te boj bashkija
Luli. Mir tani se kom nji takim.
Kunati. Aaalo me cil ke takim qe ti them Sandrit
Luli. se di o derbardh po o nji shqiptar ktu qe ska buk me hongur dhe
mpremtoi se po ja pagujta borxhet dhe kreditin qe ka per nji
shevrolet, do boj cmos te takohet me ndonji senator
Kunati. Mir ti vetem ma thuj emrin dhe un flas me Sandrin, mos harro
thuj se kemi strehu 1500 gabel ke bashkija dhe do strehojm dhe
2758 gabel neper apartamente te reja, se do flas me ca qe dun
trulle dhe i kan hyrjet bosh, kshtu kom ra dakort, ti fusim nja
nji jav sa te jesh ti aty dhe masnej i nxjerrin vet ata
pronaret.
Luli. Mire vetem mos harro boj sa me shum filmime, thir kameramanet e
Sandrit, boj ftes dhe atij Arvizut, munohu qe ndonji te japi
intervist ke zeri amerikes.
Luli. Hajde shnet
Kunati. shendet aaaalo.
e vute re se si i bindi Totozani romet? u tha: tani duhet te shkoni neper shtepite tuaja dhe te lini zyrtaret te punojne!? po per c’shtepi e kishte fjalen totzani, kur ata s’kane as cadra me?