Doktori kishte bërë gati një VKM që shpërblente me 200 mijë lek në muaj këshilltarët e Kryeministrit dhe Ministrave që kishin grada, doktoraturë dhe mastera. VKM ishte bërë gati dhe do miratohej që javën që shkoi. Gimi i Puros e mori vesh dhe kërkoi urgjent takim me Haxhinasen.
-Si i bëhet mo flori, i tha. Janë futur në listë shpërblimi këshilltarët e Ministrave dhe jo Këshilltari i Zëvendëskryeministrit?
-Po ke master ti, i tha Haxhinasia.
-Po si s’kam mo flori, i tha Gimi. Unë sa kam qenë në Amerikë vetëm me njerëz që kishin master rrija, pastaj erdha këtu në Shqipëri dhe e pashë që nuk ishte nevoja ta bëja. Por kur më thanë që duhet, pyeta këta të universiteteve private dhe më thanë ty të takon pa dhënë provimet se kë përvojë nga SHBA. Kur u thashë me kë kam pirë kafe aty, më thanë të takon dhe falas. Një ditë bile u tregova se unë një herë kam dëgjuar dhe Kisingerin të flas. Aty një nga këta drejtuesit e universiteteve shastisi fare. Më tha më lejo mua ta përdorim dhe të japim shpërblim. Pastaj u dhashë librin tim, dhe më tha me këtë merr doktoraturën, por nuk kishte marrë licencë. Ma dha doktoraturën, por e ka lënë datën bosh se s’ia ka miratuar qeveria akoma. Sa t’ia miratojë, e kam gati, vetëm shënoj datën në fund.
-Shumë mirë, tha Haxhinasia. E anuloj unë kërkesën dhe e miratojmë javën tjetër. Po më thuaj ndonjë ide se çfarë VKM të miratojë Doktori këtë javë po hoqëm VKM tënde për shpërblimin.
-Po ja mo flori të marrë masa ndaj shtypit. E shikon se ç’bën shtypi. Vetëm denigron këngëtaret dhe artistët. Dhe e kanë me këto që janë me Doktorin mo flori. I ke parë titujt? Ish i dashuri i Çiljetës vodhi cigare, ish i dashuri i Ingridit, desh u vra, ish i dashuri i Inisit u vra, duan të denigrojnë artistët që janë me PD. E bëjnë kastile mo flori. Shkruajnë vetëm për artiste që janë me Doktorin. Prit kur të nxjerrin ndonjë dhe për këtë të renë që ka marrë në forum Doktori.
-Ke të drejtë, i tha Haxhinasia. Ja po ia propozoj. A t’i them që kështu është dhe në SHBA?
-Po patjetër mo flori. Unë kam pas atë hidraulikun që vinte në ambasadë dhe ai kishte një kushëri, që ishte martuar me një gazetare të New York Post, është një tabloid. Nuk shkruanin dot asnjë llaf kot se dënoheshin. Dhe më ka thënë sa herë të kesh nevojë për ndonjë lajm në gazetë, më thuaj. Iku tani Basha, desha t’i telefonoj, po hezitova se thashë ndoshta i ka rregulluar vetë punët se kishte marrë vëllain dhe kunatin dhe ata përdornin Facebook-un.
-Dakord, po ia them menjëherë, i tha Haxhinasia. Po shpërblimin tënd si ta bëjmë, si me master apo si me doktoraturë?
-Bëje me master dhe doktoratura në proces se akoma s’ka dalë doktoratura e parë nga ky që e mora unë, po ma ka lënë datën dhe numrin e amzës bosh, e kam të sigurt. I madh je, i madh. Ndize një herë, i tha Gimi dhe nxori purot. E pe ç’i bëra Ed Ramë, e shkatërrova fare. Ja rregullova gjithë takimet Lulit në Uashington me Kunatin dhe në New York ndenji tre ditë vetëm tek njerëzit që e çova unë. Kishte pirë dhe kafe me Engëllin, dhe i ishte bërë shumë qejfi Engëllit se Luli e kish pagu vetë kafen. Ma tha një miku im që ia kish thënë Engëlli një miku të vet, që njef njërin që e kam pasë komshi tek ambasada unë dhe ai ia tha këtij mikut tim që ma tha mua. Kishte kaluar shumë mirë. Kishte marrë mbështetje për gjithçka. Vetëm se ishin ngatërruar pak tek Mëngjesi i Lutjeve me Mediun, se Mediu nuk i kishte siguruar ftesë dhe ai prifti kryesor i Mediut nuk e kishte me qejf se na bëhen dy politikan me proces penal, tha. Por ishte gallatë e madhe se Mediu i kishte thënë që është kryebashkiaku i Tiranës, ‘si të ta them guvernator në kryeqytetin e Albanisë’, i tha. Ata ishin ngatërruar dhe e kishin kujtuar Guvernator të Albany, është shteti i New York-ut dhe kishin filluar ta pyesnin për garën republikane në Albany. Pastaj ishin sqaruar që ishte fjala për Shqipërinë, dhe njëri i kishte thënë se një fqinji i vet njifte dikur ish ambasadorin, d.m.th mua dhe Bashës i ishte bërë shumë qejfi.
-E kuptova, e kuptova qartë, i tha Haxhinasia. Po ta bëj këtë shpërblimin dhe besoj jemi në rregull. Ma lër dhe atë kopjen paraprake të doktoraturës ta kemi se s’i dihet ç’ndodh.
Nese eshte fjala per Agim Neshon, atehere me siguri ai nuk ka as master e as doktorature. Madje, Agimi i Gaqos, edhe shkollen e ka marre si nip i Vito Kapos. Agimi eshte nje bukurosh i dikurshem, qe e pallonte sa here ja kishte qefi Fatos Nano, ne kuptimin qe e perdorte si lecke bythe kur ja kishte nevoja.