Premtimet e Berishës në Azerbajxhan për stabilitet

10 Shkurt 2012, 22:59Antena TEMA

Doktori u takua me Alyiev-in. Para se të shkohej në takimin zyrtar, pati një takim privat. Në takim duhet të ishte dhe Taqi, për të mbyllur pazarin e Albpetrolit.

Alyiev: Para se të fillojmë bisedën, dua të parashtroj disa kushte për investimet tona ën Shqipëri. Ne jemi një vend serioz, i zhvilluar dhe i pasur. Kërkesën tuaj për të investuar në Shqipëri ne do ta shoqërojmë me disa kushte. Kushti i parë është që gjithçka duhet të bëhet me firmë dhe vulë që të besojmë se kemi pasur përvoja negative duke iu dhënë pare nën dorë dhe nuk kemi marrë ende asgjë.

Kushti i dytë dhe më i rëndësishëm është klima politike e vendit ku ne investojmë. Ne duam një vend të sigurt, stabël, me opozitë konstruktive, me medie punëtore dhe të aftë të pasqyrojë arritjet e qeverisë, me organe drejtësie të rrepta ndaj armiqve të pushtetit që konsolidojnë stabilitetin në vend dhe që u rri si shpatë në kokë armiqve të vendit. Është i nevojshëm që pushteti të jetë jetëgjatë dhe në vend të mos ketë trazira. Duhet të shmangni incidente si ai i vitit të kaluar kur i kishit armiqtë tek dera e shtëpisë dhe i latë të iknin duke vrarë vetëm katër vetë. Duhet të jepni leksione të ashpra për raste të tilla. Nëse Shqipëria nuk bëhet një vend stabël dhe nëse ne nuk jemi të bindur se ju do të jeni gjatë në pushtet, ne nuk u paguajmë për Albpetrolin dhe as për planet tona të përbashkëta.

Doktori: E mirëkuptoj kërkesën tuaj. Sa për pikën e parë dua të them se unë kam qenë pak i informuar. Kur e mësova se ju kishit paguar paret, dhashë urdhër të shitej menjëherë ARMO fal dhe disa amerikanëve që gjetëm për t’i quajtur si mbulesë. Tani ky gabim nuk do përsëritet më. Paret tuaja do tu kthehen brenda Albpetrolit. Unë do tu lë të lirë një vit të nxirrni naftë nga toka dhe ta hidhni në treg pa e regjistruar deri sa të bëni lekët tuaja.

Sa i përket pikës së dytë, do ta diskutojmë. Kemi disa vështirësi, por besoj që deri në korrik i mbyll derisa të marr presidentin.

Aliyev: Po më thatë se keni problemin e Presidentit. A u duhen para për këtë?

Doktori: Jo, se i kemi votat. Vetëm se po më bezdisin këta perëndimorët.

Aliyev: Jepu ndonjë pare se mbyllin gojën. E di unë çfarë race janë ata. Më thuaj sa duhen e t’i jap unë? Vetëm mos u katandisni si ato vendet e Perëndimit që ndërrojnë kryeministrin çdo dy vjet. Nuk janë seriozë. Unë nuk e vras mendjen këtu se nuk ka kush më kontrollon, por e dua për çështje besimi. Ne kemi vendosur rregull dhe me opozitën, dhe me median, dhe me gjykatat.

Doktori: Si ia ke arritur kësaj?

Alyiev: Opozita është shumë konstruktive. Na bën gjithmonë vërejtje si ta përmirësojmë punën tonë. Na nxit që ne të marrim më shumë përgjegjësi. Për shembull, kur unë hoqa dorë nga kompania e naftës se u bëra president, opozita në kritikoi pse nuk isha përsëri edhe pronar i kompanisë së naftës. Dhe unë ia plotësova dëshirën, u bëra. Ose ka opozitarë që më kritikojnë se punoj shumë për të mirën e vendit dhe duhet edhe të pushoj herë pas here. Këta nuk i respektoj dhe vazhdoj punën.

Doktori: Interesante. Kjo është opozitë. Ata të mijtë janë të çmendur. Më dalin para zyrës dhe më kërkojnë karrigen. Më kanë detyruar t’i vras nja katër vetë.

Aliyev: Katër vetë? Unë e kam zier në kazan një lider mistrec të opozitës që kisha. Që atëherë nuk bëjnë më gabime.

Doktori: Po me shtypin si ia ke bërë?

Aliyev: Kam gazetat dhe TV e mia. Janë korrekt dhe punëtorë. Punojnë 24 orë dhe pasqyrojnë çdo arritje në vend. Kanë dhe ata vërejtjet e tyre. Për shembull ka shpesh njoftime në media se ndonjë nëpunës abuzon me detyrën ose ndonjë zyrtar tenton të bëjë korrupsion. Ne i ndëshkojmë ata që bëjnë këto gjëra. Por media është shumë konstruktive. Demaskon me forcë armiqtë e kombit që duan të përmbysin pushtetin apo që janë terroristë. Bën shërbime të mëdha në këtë pikë.

Berisha: Po i kanë rrogat e mëdha se atje tek ne marrin shumë?

Aliyev: Jo, jo, modeste. Ua paguajmë ne si qeveri rrogat. Nuk duhen mësuar me shumë pare se të ikin jashtë kontrollit.

Doktori: Tamam. Ja mua më iku njëri jashtë kontrollit. Mori një kundërshtare timen që është kryeprokurore dhe më turpëroi se nuk mbrojti asnjë pyetje që i dhashë unë.

Aliyev: Ke bërë gabim shumë që u jep pare. Sa më pak, aq më mirë.  Po ç’ne kryeprokuroren kundër? Po hiqe, vërë një nga fëmijët e tu. Prokuroria është e qeverisë.

Doktori: Atë do bëj, por nga vjeshta pasi të marr presidentin. I kam thënë vajzës të më gjejë ndonjë shok ose shoqe.

Aliyev: Bëji këto gjëra se ndryshe nuk kemi shumë garanci për investime në Shqipëri. Ne kemi kushtet tona. Ne nuk investojmë në vende jo stabël, me opozitë destruktive, me shtyp kritik dhe me drejtësi jashtë kontrollit. Nëse doni paratë tona, duhet të plotësoni kushtet tona. Ne duam shtet serioz dhe stabilizuar.

Doktori: Të jap fjalën se do jemi serioz. Pas korrikut çdo gjë do jetë stabël dhe në vend të vet.

4 komente në “Premtimet e Berishës në Azerbajxhan për stabilitet”

  1. Kjo nuk eshte per te qeshur. Duhet te bien kembanat e alarmit me shume se kurre me pare.

  2. Gjergji says:

    Mero, s’ke qene kurre i qarte si tani. Komplimente!

  3. haskoduka says:

    Këmbanat e alarmit kanë qysh nga 2005-a që bien, po kush po i dëgjon? Doktori i ka mbërthyer për zverku pushtetet dhe 2-3 që i kanë mbetur ia ka përgatitur çarkun.Opozitën e ka përçarë.
    Të huajët fërkojnë e përplasin duart, sipas interesave të tyre.

  4. tironci says:

    sakte fare MERO ..
    TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTARE me emrin sali berisha .. po kap cdo instuticion ne SHQIPERI..
    NJE ORE E ME PARE KY DIKTATOR DUHET RREZUAR ..QOFTE EDHE ME NJE 97 TE DYTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje