Doktori e thirri vetë Flamurin dje. Në zyrë e gjeti të menduar me një tufë letrash para që ishin propozimet e çuara në Kuvend për reformat zgjedhore dhe institucionale.
-Flamur, nuk vazhdohet kështu, tha. Duhet me i blloku bisedimet dhe atij pisi i duhet tregu vendi. Duhet të merremi me presidentin. Pasi të caktojmë presidentin, pastaj të tjerat i rregulloj unë.
-Po si të them Doktor, i tha Flamuri, kjo është shumë e vështirë. Unë e di që ju nuk doni, por unë e kam të vështirë të mbledh propozime se të gjithë të duan Ty.
-Flamur, ajo punë tani nuk bëhet. Jo, nuk bëhet. Unë do ta caktoj, por s’do jem unë. Kemi një praktikë tani kur është dikush në një post po nuk është. Jo, e kemi një traditë…
Flamuri filloi të kalojë urgjent në kokë gjithë ministrat për të kuptuar kush nga ata është kot fare… Ju kujtua një batutë e Doktorit kur u bë Nishani Ministër Drejtësie dhe e pyeti Fevziu a do ta përballojë dot. “Po, i tha Doktori. Ai ka përvojë nga policia për policinë e burgjeve dhe kjo do jetë detyra kryesore e tij. Me Ministrinë do merrem vetë…” U qetësua. Gjithë puna është si t’ia thoshte me takt tani.
-Doktor, po duhet gjetur dhe dikush që ka traditë politike..
-Flamur, shiko, unë e kam pasur gjithmonë këtë parim. Dy njerëz ishin paksa më neutralë pas lufte në Shqipëri. Spiro Moisiu dhe Omer Nishani. Mos mendo se nuk më ka shkuar mendja 100 herë kur kam propozuar Moisiun president për këtë. Ai tregoi fytyrën e tij dhe pastë faqen që ka, por e kemi zgjedhë si djalë komandanti. Një meritë e kishte Spiro. Kish punuar me Zogun, me italianët, me partizanët, me të gjithë.
-E gjeta Doktor, i tha Flamuri. Një pasardhës të Omer Nishanit. Do ishte fantastike.
-E kam menduar Flamur. Shiko, kam pyetur dhe shumë të afërt nuk e ka, por nuk është se Bujari nuk i plotëson kushtet. Atë mbiemër ka dhe ç’është e vërteta ka qëndru luajal. E ka ngritur dorën pa asnjë hezitim për çdo gjë edhe pse ka disa probleme shëndetësore.
-Atë po mendoja dhe unë, tha Flamuri. Është dhe i edukuar dhe i sjellshëm. Edhe kur e marr unë “Bujari ju dëgjon” thotë.
-Flamur, shiko, duhet marrë seriozisht. Nuk kemi figurë më të kompletuar. Njeri i aftë, intelektual i nivelit të lartë, ushtarak në formim- dhe kjo ka shumë rëndësi se jemi vend anëtar i NATO-s- dhe mbi të gjitha besnik. Shiko, duhet të gjejmë dikë që t’i njohë mirë problemet e prokurorisë dhe gjykatave. Ai i njeh. Dhe ka qenë luajal. Donte ai pensionisti amerikan Withersi atëherë ta kompleksonte me deklarata kundër pse kërcënoi prokurorinë, por nuk i bëri syri tërr. Erdhi puna tek Trebicka, i pari që i shkoi në shtëpi dhe e mbylli atë punë. Jo, shiko, disa merita i ka ai.
-Kjo që rrjedh nga një derë me tradita shtetari ka shumë rëndësi, tha Flamuri. Jemi dhe neutralë këtu. I themi të majtës nuk po vëmë nipin e Leka Zogut, nipin e Omer Nishanit po vëmë. President i komunizmit ka qenë.
-Shiko, nga të tre ata presidentë, ai ka qenë më i miri. Haxhi Lleshi nuk ka lënë pasardhës të shquar. Nuk mund të bëjmë eksperimente tani. Ramiz Alia e mbylli vetë atë histori. Ky është. E quajmë dhe konsensus. Themi po ia japim një familje të majtë presidentin.
-Dakord jam, tha Flamuri. Mendoj që do pritet mirë. Fundja çojmë atë Ilir Metën atje në Ministri të Brendshme se na bezdisi, i ka vënë syrin Kol Olldashit. O do ta heqi, o s’ka.
-Mos u përzi. E rregulloj unë atë punë. E çojmë diku, s’ka problem. Mos u përzje atje. Po shiko Nishani është i vetmi që e bën ë. Policinë e njeh, rendin e njeh, s’na bën dot njeri puç shteti, drejtësinë e njeh, nuk ka më të bëjë prokuroria si i do qejfi apo gjykatat pa zap. Shiko, është i vetmi shtetar që kemi. Duhet ta përgatisësh pak opinionin për këtë.
-Doktor, kam vetëm një pyetje, tha Flamuri. Se nuk më kujtohet mirë, Omer Nishani kishte mustaqe?
-Shiko, thonë që ka mbajtur një periudhë. Po s’ka problem, i themi dhe t’i heqë nëse duhet, por kam frikë se bie në sy për keq. Më mirë t’i mbajë, s’ka problem. Shiko, një farë personaliteti ia japin dhe ato.
-Dakord. Unë them na bëhet mirë të gjithëve, tha Flamuri dhe u çua. Do ta përhap pak që të përgatiten njerëzit. Mos u thuaj të tjerëve Doktor se pastaj nuk ka kuptim, duket sikur e dinë të gjithë. Lëre tua them unë.
-Patjetër Flamur. Shiko, kjo është kompetenca jote. Jo, kaq respekt do ta bëj unë, mos ki merak.
Flamuri doli jashtë i lehtësuar. I bëri telefon Nishanit.
-Bujari ju dëgjon, u dëgjua në anën tjetër të telefonit.
-Qetësohu, i tha Flamuri gjoja me shaka. Hajt se kam një lajm të mirë për ty. Do ringjallim Omer Nishanin.
Bujari u hutua dhe u zu ngushtë. U tremb se mos Flamuri po i bënte presion për origjinën komuniste.
-Ça ke me mua o burrë që më bie më qafë, i tha. Nuk e kemi gjë atë fare. As biem gjë me të. Është rastësi mbiemri.
-Bie, nuk bie, na duhesh kushëri, i tha Flamuri, dhe mos ja thuaj më njeriu këtë që më the. Më prit në zyrë.
Ha ha ha: E ben BUjari e ben. Rri si mullenje aty!
Nisma e re pas kinezces:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/24/nisma-e-re-sali-berisha-te-duam-dildot-qe-te-hyjme-ne-europe
BUJAR NISHANI eshte krenaria e durresit………..ppprrrrrrrrrrrrrrrr…ky cope debil seshte per asgje…di vetem te zbatoje urdhrat e KOMANDANTIT E KOMISARIT te pavdekshmit legjendarit atij qe e ndriti historine e shqiperise ne 97-98 me AZEMIN me GERDECIN me 21 JANARIN SALI RAME BERISHAAAAAAA…….
Je i madh Mero, tani sa here lexoj emrin e Bujar Nishanit me kujtohet shprehja e vitit deri me sot ‘me nji pale mustaqe primitive: jam i sigurt qe do te kemi edhe shprehje te tjera
Shqiperine o e kane sunduar Perandoret, o Sulltanet, o Mbreterit; pse i bini ne qafe Berishes?!
Sa per mustaqet, I ka primitive si te Hitlerit (te neutralizoje ato te parardhesit kameleon ( omernishani ))
…, hamendje inteligjente Mero, verte qe Malokut ky Bujar I duhet (me t’veten!!)
Sakatet nga mendja dhe fiziku,jane sot me besniket e brekedhjerit te historise.Dua t’ju kujtoj,se andej nga 1995-a,ne nje takim me femije handikapate, dr.krimi duke u folur fatkeqeve tha;ju jeni e ardhmja e Shqiperise.Per mua kjo ishte tronditese atehere,dhe e paharrueshme me tej.