Një urë afër Bratislavës në Sllovaki pritet që të marrë emrin e aktorit të famshëm të filmave aksion, Chuck Norris. Gjatë një sondazhi të zhvilluar për emrin e urës, sllovakët votuan masivisht që asaj t’i vihet pikërisht emri Chuck Norris.
Vendimin përfundimtar për emërtimin e urës do ta marrë kuvendi rajonal. Megjithatë, guvernatori rajonal, Pavel Freso, tha se do të dëgjojë zërin e qytetarëve sipas anketës së zhvilluar në internet.
Votimi zgjat deri në prill, ndërsa deri më tani kanë votuar 1.157 veta dhe 74 për qind prej tyre kanë mbështetur emrin “Chuck Norris”.
Chuck Norris, përveç filmave, është i njohur në gjithë botën sidomos edhe për barcaletat e shumta që kanë dalë në lidhje me të.
Ne jemi akoma ke rruget Ali el brahush al xhezira el mahmud al sali bashard. Mjere shqiperet qe do shkruajne adresat e tyre ne pashaporte