Sa i kushton një deputet taksapaguesit shqiptare?

27 Shkurt 2012, 12:21Politika TEMA

Gazeta Shekulli, duke analizuar buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë, arrin në përfundimin se një deputet na kushton ne nga 31.500 dollarë deri në 42.800 dollarë në vit. Gazeta ka analizuar pagat, dietat, honoraret, pagesat për karburantin dhe qiratë e deputetëve. Vërtet deputetët tani nuk kanë makina, por marrin pagesa të majme për karburant. Më poshtë janë disa të dhëna.

 

Pagat

Të gjithë deputetët marrin një pagë standarde prej 155 550 lekë në muaj (bruto), e cila pasi zhvishet nga detyrimet, siç janë Sigurimet Shoqërore, Sigurimet Suplementare dhe Tatimi mbi Të Ardhurat Personale, zbret në 123 951 lekë në muaj. Kjo është paga neto që kalon në llogaritë e deputetëve. Në total, paga vjetore që përfiton një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është 1 866 600 lekë.

Ndryshe nga deputetët, Kryetarja Kuvendit, nënkryetarët dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë pagë të niveleve të ndryshme. Paga e Kryetares së Kuvendit, është 226 950 lekë në muaj. Pas taksave, ajo zbret në 185 355 lekë. Tre nënkryetarët ndërkohë, kanë paga në nivelin e 186 150 lekëve në muaj. Kryetarët e Grupeve Parlamentare marrin një pagë mujore prej 178 883 lekë. Paga vjetore e tyre përllogaritet në rreth 2.1 milionë lekë. Në total, buxheti i shtetit paguan rreth 250 milionë lekë për të mbuluar vetëm pagat e deputetëve. Krahas kësaj, deputetët përfitojnë edhe 170 milionë lekë trajtime të tjera financiare. Cilat janë ato?

 

Dietat

Deputetët përfitojnë dieta për shërbime të ndryshme. Ata që nuk jetojnë në Tiranë për shembull përfitojnë dieta për pjesëmarrje në Punimet e Seancave Plenare, Mbledhjet e Grupit Parlamentar, Komisionet Parlamentare, etj. Shuma e dietave mujore varion nga 37 332 lekë deri në 74 664 në muaj. pjesa më e madhe e tyre përfiton masën 37 332 lekë në muaj. E përllogaritur në 12 muaj, ka deputetë që përfitojnë rreth 448 mijë lekë, por edhe nga ata që përfitojnë rreth 896 mijë lekë dieta.

 

Telefon

Të gjithë deputetët përfitojnë çdo muaj një kuotë të caktuar për shpenzimet e telefonit. Kuota është fikse, 17 000 lekë në muaj për secilin prej tyre, por ndryshon për kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve. Këta të fundit marrin një trajtim prej 20 mijë lekë në muaj për shpenzime telefoni. Nga ky trajtim përjashtohen Kryetarja dhe nënkryetarët e Kuvendit.

 

Honorare

Pjesëmarrja nëpër mbledhjet e komisioneve paguhet ekstra. Çdo deputet ka të përllogaritur në fillim të vitit një kuotë prej 16 mijë lekë në muaj për pjesëmarrjet në mbledhje. Kuota është përllogaritur e plotë, sikur deputeti do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet. Në rast se ai nuk merr pjesë në të gjitha, kuota përpjesëtohet me numrin e pjesëmarrjeve.

 

Karburanti

Rreth dy vjet më parë, deputetëve iu hoqën makinat personale, ndërsa Kuvendi merrte përsipër që t’i trajtonte ata me një pagesë për shpenzimet e karburantit gjatë kryerjes së detyrave të tyre, siç është shkuarja në zonat elektorale, transporti vetjak, etj. Masa e shpenzimeve për karburantin u vendos mbi parimin: paguhet më shumë ai që ka zonën elektorale më të largët. Nisur nga kjo, deputetët e qarqeve të Kukësit, Korçës, Dibrës apo Gjirokastrës janë ata që marrin pagesa më të mëdha për karburantin për shkak të largësisë së këtyre zonave nga Tirana. Pagesa minimale e karburantit që përfiton një deputet është 37 mijë lekë në muaj. Këtë pagesë e marrin deputetët e qarqeve të Tiranës dhe Durrësit, të cilat presupozohet se nuk harxhojnë shumë për shkak të afërsisë së zonave të tyre elektorale me kryeqytetin. E shumëzuar me 12 muaj, një deputet e këtyre qarqeve merr 444 000 lekë nga Kuvendi për shpenzime karburanti në vit.

Shuma maksimale që jepet për shpenzime karburanti është ajo prej 57 mijë lekë në muaj. Trajtime të tilla marrin deputetët Flamur Noka (Kukës), Arta Dade (Gjirokastër), Qemal Minxhozi (Dibër), Bedri Hoxha (Dibër), Jemin Gjana (Dibër), Selami Xhepa, (Dibër), Sadri Abazi (Dibër), Fatos Hoxha (Kukës), Sherefedin Shehu (Dibër), Asllan Dogjani (Kukës), Besnik Dushaj, (Kukës), Et’hem Ruka (Gjirokastër). Deputetët që trajtohen me një pagesë të tillë përllogaritet që brenda një viti të marrin 684 000 lekë për karburant.

 

Jo të gjithë deputetët kanë shtëpi në Tiranë, ku edhe zhvillohet aktiviteti kryesor politik. Nisur nga kjo, Kuvendi ka parë të udhës që të trajtojë financiarisht deputetët që nuk kanë shtëpi në Tiranë. Kështu, janë nëntë deputetë të kësaj legjislature që marrin një pagesë mujore prej 30 mijë lekë për të mbuluar shpenzimet e qirasë.

14 komente në “Sa i kushton një deputet taksapaguesit shqiptare?”

  1. Rey says:

    cbehet keshtu,te ze koka.dhe ne punojme ne emigrim si qener gjith diten per 1300 euro,dhe 500 euro paguajme vetem qerane. po ceshte kjo markan dhe deputetet lek nga taksapagusit shqiptare lek per qerane,marka arta dade lek se eshte ne gjirokaster,po ajo jeton ne tr si ja japin kto lek.qofte te majtet,qofte te djathtet vetem te vjedhin dhe te rembejne,nuk mendon as berisha dhe as rama per shqiptaret,vetem per veten e tyre dhe familjareve te tyre.turp per shqiperine turp.

    1. Shqiptari says:

      Ray, duhet pranuar se per te qene deputet ne Shqiperi, duhet te jesh me i kualifikuar (shkolluar, lexuar, trainuar, etj.) se te jesh emigrant. Prandaj mos bej krahasime te paqena.
      Nese je i zoti, lere emigracionin e hajde merru me politike.

      Megjithate, nuk i vjen e keqja vendit nga djetat e deputeteve, qe per hir te se vertetes jane normale (une punoj per nje kompani te huaj dhe kam djeta te krahasueshme).

      Problemi eshte tek korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi, injoranca (e deputeteve dhe drejtuesve te shtetit).

      1. Berlin says:

        Shqiptar, nje shkolle e mesme ketu ne gjermani vle me shume se sa 3 doktorata ne shqiperine e dulles sepse per keta te sotmit qe marrin diploma e master duke dhene leke as nuk ja vle te flitet.
        Nga ana tjeter mos harro se ne kendej punojme sa per 2600 euro ne muaj qe te marrim ta pakten 1300 sepse jemi te huaj ne dhe te huaj dhe kur shkojme ne ambasadat shqiptare per ndonje hall vetem kurva gjejm si aot ne kuptimin e e plote ne kuptimin figurativ te fjales dhe me ato blejme dhe ilace per shqiperi pra kompesojme hajdutelliqet e deputetve te rames e sales e metes bashke.
        Me kete teme eshte hapur kutia e pandores me duket ….

        1. ai Burri says:

          Pse mer Berlinez vlen me shume e mesmja ne Berlin?
          Ne ketu e blejme shume shtrenjte, sa ben andej?

  2. Kalciani. says:

    Deputet mblidhen per te bere ligje,kjo eshte e para,te tjerat jane sekondare.Per Shqiperine,e cila bridhet me makine brenda dites,140-te deputete jane shume e per lume.Tani qe legjislacioni eshte pothuajse i kompletuar,rruget shyqyr zotit i ka shtruar Saliu deri ne fshatin me te humbur,teknologjia e komunikimit ka perparuar shume etj etj,do te ishte me mire qe numri i tyre (deputeteve),te gjysmohej dhe fare mire munde ta benin kete pune 80-te deputet!Bah,as opozita nuk do te merret me kete ceshtje,se u ikin ca karrike nga bytha,ndaj kjo ceshtje quhet molle e ndalume!?

  3. durrahu says:

    nuk ja jep populli por i marrin vete me ligjet qe bejne dhe si merr vesh njeri9(gjithe keto leke)dhe i behet qefi kur shikojne njerez duke lypur ne rruge.Te rrisi koken ILIR META dhe te zgjatetme shume cuniEDI RAMES pa perjashtu pashain TONE shumequajturin SAAALI BBBBERISHEN katastrofen e AL se kishim besim kur e vume para 20vjetesh por injorantet nuk ndyshojne

  4. ina says:

    Kjo eshte nje poshtersi e madhe per shqiptaret, por qe per keta pseudoparlamentare eshte mese normale.

  5. Ivani i madh says:

    Eshte praktike historike pune ne vendin tone vjedhja keta te pa cipe si dhe para ardhsit e tyre na vjedhin ne,si dhe te huajte nepermjet atyre e ketyre palacove na vjedhin trojet e pasurine tone kombetare e se kane per gje jo sikur jane shqiptare po sikur jane kolonjizatore te vedeve te pa zbuluara .Akoma eshte aktuale thenia ne mos gaboj e F.KONICES se armiku i Sqiperise eshte vete shqiptari

    1. Nord says:

      DUHET REDUKTUAR NE 100 NUMRI TOTAL I DEPUTETEVE. SA ME SHPEJT KJO PUNE

  6. rroku says:

    Artikull provokative qe me lexues injorante krijon ilaritet dhe konkluzione te gabuara.
    Pyetjet qe lindin nga ky shkrim, por qe duhet sejcili te mendoje (pasi shkrimi nuk e thote aspak) jane:
    Si jane keto shifra krahasuar me vende te tjera, te pakten te europes juglindore dhe lindore?
    Sa eshte kjo page per deputetin ne lidhje me plotesimin e nevojave jetitie, familiare dhe funksionale te tij apo te saj krahasuar me standartin mesatar te varferise ne vend?
    Si matet dhe si eshte ne fakt eficienca e punes te secilit deputet, pavaresisht nga krahu partiak?
    Pa keto informacione dhe te tjera, mund te spekullohet pa fund.

  7. alban says:

    Eunuket e shqiptarve, vetem sa marrin dhe nuk japin asgje. Vjedhin, vjedhin dhe vetem vjedhin Shqiperine dhe shqiptaret, dhe ne vritemi nder vedi per keta pjella ter se keqes, me kryeministrin dhe me kryeparlamentaren. I thone dhe kryeparlamentare, ne vend qe t’i thone kryek …!

  8. SKENDER BEU I VJETERs says:

    PRANDAJ ZIHEN SI UJQER DHE QENER KETA DEPUTETET SHQIPTARE SEPSE DUAN KUSH EKUSH TE BEHET KRYETAR ,KRYTAR GRUPI,KRYETAR KOMISIONI DHE KUSH TI LEPIJE ME MIRE BYTHEN KRYETARES SE PARLAMENTIT PER TE MARE RROGA SA ME TE MAJME DHE BENEFICE QE I LIGJEROJNE VEHTE NE KURIZIN E SHQIPTARVE TE RENUAR.VERINI ZJARIN KETYRE PALACOVE.

  9. drian says:

    te kishin mbetur deputetet me kaq para do me vinte vertet keq, bile do me dukeshin shume altruiste qe bejne fushata te kushtueshme prej qindra mijera euro per te hipur ne karrige e marrin gjysmen si rroge. Por puna eshte ti llogaritesh fitimet qe bejne pervec rroges, bizneset lobingjet me firmat etj, kete ne e gjejne dot gazetaret, bile ketu fillon puna e gazetarit, se me kete artikull po na vjen keq(perjashto ca emigrante te pashkolle qe duan te barazohen me deputetet kur ne vendet ku punojne njeriu me i mencur qe bejne muhabet eshte brigadieri ose ndonje pronar picerie, varja)

  10. Ramy says:

    kerkoj mendim nga pjesemarsit edhe per numurin e deputeteve.
    franca e ka nje deputet per 80 000 banore
    italia e ka nje deputet per 64000 banore
    shqiperia e ka nj deputet per 22 000 banore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje