Shërbimet sekrete ukrainase kanë zbuluar një komplot për vrasjen e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Lajmin e bën të ditur agjencia Ria Novosti.
Dy të dyshuarit për këtë komplot janë arrestuar dhe po mbahen në Odesa, Ukrainë. Personat e arrestuar kanë pranuar përfshirjen në komplot dhe e kanë pranuar këtë gjë edhe në TV.
Sulmi do të ndodhte të dielën pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Putin pritet të fitojë zgjedhjet dhe të marrë një mandat të tretë si president.
Korrespondenti i BBC thotë se dy personat e akuzuar për komplotin u shfaqën në një TV rus, njëri duke u marrë në pyetje, tjetri duke dhënë një intervistë.
Të dy pranojnë se kishin në plan të sulmonin Putinin. Njëri, i identifikuar si Ilya Pyanzin, tha se ishte punësuar nga lideri ushtarak çeçen, Doku Umarov për të realizuar vrasjen.
I dyshuari tjetër, Adam Osmayev, ishte në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë që në vitin 2007.
Personat e arrestuar kishin në plan të vendosnin mina në shëtitoren Kutuzovski, që përdoret çdo ditë nga Putin. Kryeministria ruse ka konfirmuar raportet, por nuk ka bërë komente të mëtejshme.
Jane thjesht,lojra politike qe drejtohen nga vete Putin-i me kompani!Mos i hani per te verteta.Prisni kur te na dale Berisha pas ca kohesh,e te na deklaroje se policia sekrete,ka parandaluar nje sulm karshi Tij,i cili,orkestrohej nga opozita shqiptare.Diktatoret i kane fort qejf armiqte.
Po sigurisht, po te mos jene chechenet dhe arabet me cilin do lozin Ruset dhe Amerikanet!! Mos bre burazer se do na sjellin gazin burazeret nga kaukazi ne albanistan. Po dhe ca burazere qe dine te sharrojne tubat do ti gjeje Taqkua ahahahaa
Perralle e sajuar nga muzhiket per muzhiket…
Kur paska sajuar dhe kete, qenka tamam keq per vota, megjithse pa kundershatare.
Lajmi eshte i vertete. Terorista islamik kishin kohe qe pergatiteshin ne Ukraine. Ata kishin shkuar atje nga Arabia Saudite nepermjet Turqise. U zbuluan sepse ne provat qe benin ne nje shtepi ne Odesa shpertheu gabimisht bomba duke u vrare njeri prej tyre.
Sa per zgjedhjet ne Rusi, fatkeqesisht nuk ka nje opozite te forte per te perballuar Putin. Sistemi rus eshte i tille ku cdo gje eshte e kontrolluar nga pushteti duke futur ketu dhe gjith potencialin ekonomik. Megjithe pakenaqesite e medha per mungesa demokratike, Putin (me vota te vjedhura apo jo) do te fitoje me rreth 58-60%, por tashme nuk flitet me per Rusine me Putin president, por per Rusine e mbas Putin, duke pare se fitorja e tij eshte dhe fillimi i fundit te tij.
filma idiot te ketij karagjozit Putin…shif kur te sajoje dhe maloku vucidolit nje te tille
…shume qesharake jane treguar ne ndertimin e kesaj hisstorie. Edhe kapterrit me te rendomte te FBI-se po t’ja kishin ngarkuar sajimin e kesaj historie, me te besueshme do e kishte bere…..