Brenda një dekade, shoferët mund t’i thonë makinës së tyre ‘kalo në autopilot’. Parashikimin e bëri shefi i kompanisë Ford.
Bill Ford Junior tha se zhvillimet e jashtëzakonshme në teknologji janë të nevojshme për shkak të rritjes së kërkesës për makina nga 1 miliard që janë tani në 4 miliard në vitin 2050.
Ai tha se shumë shpejt do mbërrijnë makinat që do ecin vetë dhe që arrijnë të komunikojnë me njëra- tjetrën për të ndarë më mirë rrugën dhe për të shmangur aksidentet e trafikun. Zoti Ford, stër-stërgjyshi i të cilit i ktheu makinat nga lodra luksi në mjete të zakonshme transporti, tha se makina si ajo që kemi parë tek filmi ‘I, Robot’ i Will Smith do jenë në treg në vitin 2025 pasi për to po punohet.
S’gjetet ndonje foto me FORD? Jo per gje por ngjan si reklame e AUDI-t, qe eshte e kunderta e FORD-it per nga masiviteti.