Kirk Cameron: Homoseksualizmi është jo natyral

5 Mars 2012, 18:36Lifestyle TEMA

Kirk Cameron, aktori i njohur amerikan, që kohët e fundit i është futur me devocion rrugës së besimit, nuk i ka fort për zemër homoseksualët, dhe këtë e ka demonstruar në programin televiziv të Piers Morgan-it. “Homoseksualizmi është jo natyror, i dëmshëm dhe shkatërron bazat, mbi të cilët është ngritur qytetërimi i sotëm”, thotë ai. Dhe kuptohet që një si Cameroni nuk mund të jetë në favor të martesave mes njerëzve me seks të njëjtë. “Martesa është përkufizuar nga Zoti, dhe kjo ka ndodhur në kopësht (Eden) mes Adamit dhe Evës, mes një burri e një gruaje, deri në vdekje. E kështu as që më shkon mendja ta ripërkufizoj martesën. As të tjerët s’duhet ta bëjnë. E prandaj s’ka se si të jem për martesën mes homoseksualëve”, saktëson ai.

“Po sikur të ndodhë që djali juaj t’ju thotë një ditë: Hej Bab, jam gay, ç’do bënit?, pyet Morgani. Dhe në këtë pikë Cameroni thotë diçka të pritshme prej babai: “Do flas me të, me zemër në dorë”. “Unë do i thoja: Ok, biri im; mua më intereson veç që ti të jesh i lumtur. Ke ndonjë gjë kundër qëndrimit tim?”, e cyti më tej bisedën moderatori i programit. “Jo, unë nuk do t’ia thoja këtë gjë djalit tim”, reagoi Cameron.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/5/kirk-cameron-homoseksualizmi-eshte-jo-natyral-0

11 komente në “Kirk Cameron: Homoseksualizmi është jo natyral”

  1. net says:

    nje nder njerzit e rrall qe e kupton te drejten por edhe e thote pa pasur frike

  2. miri suedi says:

    nji cun tha babes ,bab jom gay …ik pirdhu i tha baba gay eshte elton jon,jo ti moracak ti je b……lulishtesh.

    1. Horri i bulevardit says:

      Shum e bukur kjo

  3. Emblema says:

    Kirk Cameron ka qene dikur aktor telenovelash ndersa tani nuk e njeh njeri. Eshte lidhur me ca grupe religjioze konservatore dhe hedh nga keto komente pasi e di se karriera e tij si aktor ka mbaruar dhe keto komente nuk e ndihmojne. Kohet e fundit ka nisur te beje figuren e liderit fetar per te krijuar kishen e tij e cila per ata qe e njohin kulturen amerikane gjeneron te ardhura te medha nqs ka ndjekes te shumte. Dmth perdor figuren e tij si idhull adoleshentesh per nje tranzicion ne boten e fese. Mendimet e tij nuk i degjon kush. Kaq.

    1. NUKI says:

      Ose, Kirk Cameron ka thjesht common sense! Medimet e tij I degjon cdo njeri normal. Jane njerez te mbaruar si zotrrote qe kane humbur sensin e moralit qe nuk degjojne mendime te tilla…

      1. Emblema says:

        Meqe ti paske “common sense” e qenke njeri normal e une nuk paskam na e shpjego pak se cdo te thote. E pra nqs normal do te thote te paragjykosh nje grup ne minorance, te jesh intolerant, te besosh ne perralla me mbret, te mbash syte e mbyllur ndaj kerkesave legjitime te nje grupi te caktuar, tu mohosh te drejtat themelore te mbrojtura nga kushtetuta e te tregosh nje nivel kaq te larte injorance atehere
        une nuk dua te jem “normal”. Sensin e moralit e kane humbur ata qe ne emrin e te ashtuquajturit moralitet (perkufizimin e te cilit as nuk e dine) paragjykojne njerez te cilet as nuk u kane bere gje e as do tu bejne ndonjehere.

      2. anja says:

        pooo, shume sakte

      3. moni says:

        Jam dakord me NUK, shyqyr qe doli dhe foli nje person ate qe mendojne shumica e njerzve se keto tv e medha nuk para kane qejf te mos jesh korrekt politikisht.

  4. hahaha says:

    martesen e ka shpikur zoti?! hahaha po fene kush e shpiku?

  5. APOKALYPSIS says:

    More gjithnje e me shume po habitemi me kte kohe dhe ket epoke mediatike qe po jetojme!!
    Eshte bere kudo ne cdo fushe te medias, problemi i homove sikur eshte problem per shumicen …

    Ata jane nje pakice, dhe naturalisht jane nje pakice po aq sa dhe te semuret mendore (sic ka patur cdo fshat nga nje te cmendur) apo te semuret anormale si keta …

    Nuk arrij te kuptoj se si mund te behet kaq propagande per nje pakice drejt se ciles terheqin dhe shume sylesher qe ne emer te lirise fillojne provojne lloj lloj pislliqesh, apo i bejne kalamajte te mendojne njehere mos jane homo pastaj nese iu intereson seksi tjeter …

    Ky eshte kulmi!! Per te gjithe ata qe besojne se martesa mes dy meshkujve apo dy femrave eshte normale, mire do ishte te merrnin ndonje qetesues dhe ta mendonin dhe njehere …

    Martesa eshte per te bere familje, per t’u shumuar … nese keta me siper arrijne te shumohen mbase do me kthehej mendja …

    Po kur lexon ca Emblemra qe ta quajne normale dy meshkuj qe shqyejne zorret e trasha te njeri-tjetrit, atehere per fat te keq duhet te besojme qe po jetojme nje kohe te lige, kur shoqeria sociale qenka coroditur me shume se kurre …

    Por mos harroni, cdo gje eshte si kohe, eshte si epidemi, e cila vjen, ka nje kulm pastaj bie kalon dhe njerezimi e kujton me vone si epoke per te nxjerre mesime…

    Brezi qe vjen, jo vetem qe do i ver ne vend gjerat, po do sqaroje dhe shkencetarucet medioker te sotem, qe minoranca anormale nuk mund dhe kurren e kurres te behet motor per nje shoqeri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje