Carlos Slim është sërish njeriu më i pasur në botë

7 Mars 2012, 21:10Lifestyle TEMA

Meksikani Carlos Slim është sërish në krye të renditjes së revistës Forbes për njerëzit më të pasur në botë.

Revista vlerëson se pasuria e zotit Slim shkon në 69 miliardë dollarë. Biznesi i tij varion nga telekomunikacionet deri tek ndërtimi.

Slim ndiqet nga themeluesi i Microsoft, Bill Gates, me një pasuri prej 61 miliard dollarë. Në vend të tretë është investitori amerikan, Warren Buffett me 44 miliard dollarë.

72 vjeçari Slim e kryeson listën prej tre vitesh radhas.

Në vend të katërt dhe të pesë janë dy europianë, Bernard Arnault, shefi i kompanisë franceze LVMH dhe Amancio Ortego, themeluesi i gjigandit të modës spanjolle, Zara.

Arnault ka një pasuri prej 41 miliard dollarë dhe zoti Ortega 37.5 miliard.

Li Ka Shing në pozicionin e nëntë me 25.5 miliard dollarë është më i pasuri në Azi.

7 komente në “Carlos Slim është sërish njeriu më i pasur në botë”

  1. denkoka says:

    dakort mer dakort…por po spo me duket si me i lumturi….

    1. albaniahello says:

      me siguri ai njef ndonje qe ka me shum se ai para ne te zeze prandaj eshte merzit. po po me duket pak e cuditshme diku lexova se familia rodechilde ka nje pasuri prej 500miliard euro!!

      1. trust_no1 says:

        Ke te drejte por ska asgje per tu habitur. Flitet per persnonin me me shume para ne bote dhe jo per familje apo shumekombeshe etj etj.

  2. tironci says:

    Me duket se i dhjeti ne liste vjen ky profesori qe kemi kryeminister.

  3. Surrat says:

    E si mund te jete i gezuar ky surrat patatja? Kur mendon se do ta mbuloj dheu e do te lere moliardat e tij mbi dhe,vallahi pak si zor per te. Ja shikoni syt si i jane bere, e ka nga pagjumesia.

  4. populliitrashe says:

    Artikulli i mesiperm eshte “absolutisht i paver8” une mendoj qe politikanet(pushtuesit) shqiptare jane njerezit me te pasur ne bote .Dhe ne “injoranteve ” qe i kemi votuar spo na lene as therrimet te bien pertoke qe ti marrim ne .Kudo neper kafenera flitet qe A…..A ka blere 1/2 e Shqiperise Sh……I pjesen tjeter , dhe gjithe pjesa tjeter se bashku me familjaret e tyre po na blejne , dhe per shume pak kohe do na bejne skllever te tyre .O ZOT na ndihmo

  5. nora says:

    Ka frike se mos ja kalon ndokush ndaj nuk eshte me i lumturi.A ben bamiresi ky njeri?2 meter dhe do marrew me vete dhe ai si gjithe te tjeret i pasur eshte ai qe ndihmon te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje