facebook.com/bledi.mane
Tomor Mullaraj mësuesi im i matematikës në kohën e gjimnazit nuk jeton më.
Ish kryetari i Partisë Demokratike u vra pabesisht gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Përmetit në 9 mars 1997. Ishte duke debatuar me këshilltarë të tjerë për gjendjen e rënduar në qytet.
Përmeti po përjetonte pushtimin e radhës së kohëve moderne.
Pas osmanëve, grekëve, italianëve, gjermanëve historia i kishte sjellë kësaj here pushtues të çuditshëm. Pjesa perëndimore e qytetit me parqet e bukura ishte kthyer në rezidencë të përkohshme të shtabit ushtarak që pushteti i presidentit Berisha kishte cytur për të shuar protestat e fuqishme antifajde në Jug të vendit.
Mes ushtarëve me atlete e pa kapota ia kishin behur edhe qindra civilë militantë partie, arroganca e të cilëve stononte me natyrën e paqtë të qytetit atë prag pranvere.
Dhunuan natyrën, qytetarët, traditat dhe çnderuan mikpritjen e njohur të Përmetit tim e para se të faqoseshin me revoltën kolektive vranë gjashtë qytetarë të pafajshëm.
Ikën dhe ma lanë Përmetin të larë me gjak e me kuje…
Kanë kaluar 15 vjet e askush veç familjarëve të viktimave nuk ka tentuar të hetojë minimalisht autorët e masakrës.
As policia gjyqësore, as prokuroria nuk hetuan kurrë shkaqet dhe pasojat.
Faktet, provat dëshmitarët janë ende aty të gjallë të prekshëm.
Dëshmitarët janë të gjallë dhe presin të flasin. Duhet të flasin. Të flasin se një qytet i tërë e pa me sy makabritetin.
I pari duhet të flasë Genci. Përmetari Genc Pollo duhet të hapë gojën jo vetëm si bashkëpatriot, por edhe si deputet i zonës në atë kohë. Si emineca e Berishës president, i di përmendësh emrat e vrasësve dhe të viktimave.
I dyti duhet të flasë Fatos Hoxha. Edhe Fatosi e di mirë se kush qëlloi ndaj përmetarëve të paqtë. Si ushtar i Berishës duhet të gjejë kurajon e të flasë…
Në fakt nuk ka faj Fatosi. Genc Pollo është përmetari i gabuar në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Nuk ka bythë Genci të verë në vend nderin dhe gjakun e pafajshëm të patriotëve të tij. Të tjerë burra duhen për kësi lloj biznesesh.
Ooooo Gjergj, Gjergj mor. Gjergj Ndreca ku je? Të enjten që vjen bëj pakëz pushim.
Të presim në Përmet për një gotë vere e për pak instruktazh.
Nuk e di te tjeret, por une prisja me shume nga ky shkrim i shumepritur per ngjarjen tragjike te Permet 97′ ?
jam dakort me ty ky shkrim eshte shume i varfer dhe ordiner
Permeti u perdor per te organizuar, dhe si ure kalimi zhvendosjen e trupave ne rrethet e tjra te jugut qe digjeshin zjarr nga revoltat.Vetem nje dite me pare kishte deshtuar operacioni i shpergunles se trupave drejt Gjirokastres.Ju kujtohen helikopteret qe fluturonin mbi permet….!? Qendrimin e pare e benin ne fushen e cajupit(ne mal) dhe prej aty behej zbritja ne qytetin e gjirokastres.Ate dite papritur e pa e menduar nje gje te tille populli i gjirokastres duke e kuptuar qellimin e ketije operacioni, ngrihet ne revolte me arme ne dore…..Berisha u mund se nuk arriti te kalonte rrugen e himares, per te arritur ne vlore…………
shkrimi nuk duket se ka ndonje lidhje me titullin e artikullit! duket me shume si hartim gjimnazisti se sa si artikull gazete
Blendi, meqe e ke marre ate pushke ne krah zbraze te teren; pra bej denoncimin e munguar nga prokuroria dhe keshtu e ke bere detyren tende si gazetar patriot dhe qytetar.
O z.misionar; mirë që BLEDIT i jep këshilla, po ti vetë çfar ke bërë e çfar do të bësh?
Apo misioni tënd është ai i INDIFERENTIT?
Me keqardhje shohim qe dhe nje nga analistet simbol te gazetes tema si blendi mane e ka prishur doren fare duke na dhene kete artikull te pergjysmuar.Nqs ka artikull qe duhej te jepje maksimumin eshte pikerisht kjo ngjarje makabre.Te pakten per respekt te tyre te jepje emrat e tyre dhe mund te kishe intervistuar shkurt familjare te ketyre viktimave.
Per te plotesuar sado pak kete boshllek tuajin po te tregoj nje episod interesant:
Ne qershor 1997 pikerisht diten e zgjedhjeve kisha prere bilete per frankfurt per tu larguar pergjithmone nga shqiperia.Ate dite pashe dicka te cuditeshme;disa familje me kryefamiljare 25-30 vjecare por me pashaporta dipllomatike po udhetonin me te njejten avion me mua.Ne sedilje pata nje djale fisnik nga tropoja me duket me mbiemrin geci
dhe beme goxha muhabet.
Kur ju prezantova si permetar ai u mallengjye shume dhe me tha
pak a shume:”Ne jemi kokrra budalles ,me gjithse e kam si pune miku berishen po ai na ka pre n’bese jemi nise ne jug tu na thone se do perforconim kufirin me grekun por kur shkuam ne permet e morem vesh “hilen”.Ndodhi cfare ndodhi por u kapem “rob” nga disa permetare por ne vend qe te na vrisnin me plumba na vrane ne shpirt.Na moren ne shtepite e tyre si miq, na ushqyen na pastruan,na veshen dhe pas tre ditesh na nisen te shoqeruar.
Ju permetaret tha nuk vriteni as per hasem por ne jemi kurrkushi..
keto 4-5 familje qe shikon ketu jemi tuj ik pergjithmone dhe krejt jemi me pashaporta dipllomatike..te pakten na rrejten me kto..
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I ATYRE BIJVE TE NENAVE TE PERMETIT !
me rrenqethet mishi nga rrefimet e ketij tropojanit, i cili si shume te tjere ka rene pre e diktatoreve te koheve moderne, te pakten ka ikur nga ky pis vend dhe nga pisa burra qe te lene ne balte. te pakten eshte penduar per ate se cafre i serviren te bente.
Bledi. “Ata” vrane ne Permet e kudo, por nuk iken. “Ata” jan perseri aty si dhe me pare. “Ata” vrane ne mes te Tiranes dhe jan perseri aty, bile dhe me larte ne detyre. Ja nuk e shikon Lulin se ku arriti? Per “ata” nuk diskutonim, per “ata” nuk diskutojme? A nuk jan te njejtet “ata” Saliu, Genci etj? Atehere, cfar, pret qe te dalin vrasesit??!! Ai shtet ka marre fund o Bledi te pakten 22 vjet me pare. Menduam se sollem demokracine. Dikush ne opinion na kujton dhe “Zerin e Amerikes” si faktorin kryesor te ardhjes se demokracise! Sa qesharake! Per cudi ai “shkrim” u hoq per 24 ore nga TemA. E mira do te ishte te mos ishte shkruar fare, por te paktem kuptuam se me cfar sharlatanesh kemi te bejme. Fatkeqesisht jan shume te till servila te pushtetit, te karieres e te parase dhe per hir te tyre se kan per gje te vrasin perseri apo te mbrojne vrasesit. Mjerr ai popull qe spa nje dite te bardhe me keta spurdhjak te ndyre. Kurajo Bledi!
Shkrimi eshte i plote ,akuza eshte ngritur….Eshte detyr e organeve te prokuroris e policis qe te zbardhin ngjarjen.
Blendi, me shkrimin tuaj ju keni lehtesuar ne radhe te pare shpirtrat e atyre qe kerkojne drejtesi. Gjergj Ndreca ke edhe ne Permet. Ata nuk duhen thirrur , ata vijne vete ne kohen dhe vendin e duhur. Besoj kush ka vesh e degjon.
E para duhet t’a degjoje Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama kete thirrje tuajen, te Permetit dhe gjithe Shqiperise, per ato jete te marra padrejtesisht, per ato familje qe kerkojne drejtesi nga shteti, por dhe per gjithe shoqerine shqiptare.
E dyta, vektimat e “97 ne Permet jane njelloj si viktimat e 21 janarit ndoshta ne rrethana te tjera.
Kam pershtypjen se hetimi pengohet nga Amnistia e famshme e 1997 por nuk jam shume i sigurte.
Jam i sigurte qe “ushtaret” nuk ishin me atlete por me kepuce te zeza me maje lart dhe xhupa ingeliti te zinj.
Kjo ishte uniforma tipike e tyre ne vitet ’90 dhe i dalloje kollaj.
Edhe tani kollaj i dallon nje pjese te tyre – makine me timon djathtas dhe targe angleze qe nuk ben vaki te ndalojne ne semafor.
Qellove si kalama o Mane……. Po pse nga cobani, mender deputeti, Jorgos Pollaqis po pret qe te zgjidhi masakren e Permetit ti o derdimen? Nga djali i Stefanaqis Pollaqis, mender akademykut te merumit, po pret qe te gjeje vrasesit e atyre permetareve te pafajshem? Nga nipi i Take Pollaqisit, kolonelit te ushtrise greke qe ka masakruar shqiptare, pret qe te ngrej zerin e te veje drejtesine ne vend o Mane? Kesaj radhe ke shkruajtur si kalama o Mane………..
MASAKRA E PERMETIT ESHTE E NGJASHME ME MASAKREN E INTELEKTUALVE QE U VRANE PER BOMBEN NE AMBASADEN SOVJETIKE.
Bledi ka shkruar pak, por ka thene shume. Eshte hera e pare qe ngrihet ky problem. Neper rreshta ka shume nentekst, qe e kuptojne ata qe duhet ta kuptojne. Te presim si do vazhdoje. Kemi pare se Bledit nuk i mungon kurajua.
Do t’ia dija fort per nder Blendi Manes,une dhe pothuajse gjithe permetaret,te bente nje shkrim te hajrit per kete ceshtje qe kafshoi thelle dhe la vrage te pashlyeshme ne qytetin e qete dhe te hijshem te Permetit.Jame i bindur,se permetareve do t’ju vinte mire qe nje bir i tyre,te shkruante gjer e gjate per kete masaker,qe Berisha kurre nuk e ze ne goje,se- eshte i dhjere deri ne kryqe -thote populli.
Njerzit duan te dine,ne se ka nje dosje per kete veper kriminale te President merhumit dhe jenicereve Tij,dhe c’po behet konkretisht me te dhenat.Kush i fshef autoret!?Pak a shume,eshte i njejti raste si cubat e gardes “mbrojten” Sali-jen,duke vrare te pafajshem me duar ne xhepa,dhe naltmadhnia e Tij Berish-aja,shkatrroi te gjitha provat.Po per kete masaker,kush po i fshehe provat!?Vereni me kujdes,sa here njerzit e Sali Berishes masakrojne civile,deshmitare,deputet?!Nuk gjenden autoret,mbrohen ata,ose provat shkatrrohen qellimisht.
Ne se Blendi Mane,eshte akoma permetare,kesaj ceshtje ,nuk duhet t’i leri gure e kusur,ne aspektin mediatik,deri sa te vihet ne binare drejt zbardhjes.Vetem atehere z.Mane,them se keni bere nje pjese te detyres karshi qytetit ku u rritet dhe ju duan aq shume.
Zoti Bledi te falenderoj per shkrimin por ta kishe ber me te plot se eshte shume i manget ne rethana dhe detaje ndoshta nje dite tjeter do mbledhesh me shum fake dhe te dhena qe artikulli te jet me i plot (jame kurjz te di cfare viti ka dhen matematik se mua me ka dhen nga 84-88 fizik) pershendetje
Eshte thene dhe sterthene qe forcat e erreta ne jug te atyre viteve drejtoheshin nga Saliu dhe Ndrecet.O ZOT, a ka ndonje ligj qe ti kepuse koken ketyre perbindeshave gjakpireseve dhe te vere ne vend drejtesine.
o mana,mane trimi te humbi dhe ty gjemimi
Une jam nga Tirana dhe nuk me takon mua te shkruaj per ato se cfare kane ndodhur ne Permet,historite e Permetit u takon ti shkruajne vete permetaret dhe te punojne per ti çuar te drejtat ne vend deputetet e vete zones. Keshtuqe une po citoj paksa per z.Fatos Hoxha te permendur ne shkrimin ne fjale.Ne fakt z.Hoxha jo vetem qe ka qene ne pushtetin e z.berisha asokohe, por ai katapultoi nga sigurims i regjimit komunist te Enver Hoxhes, ne “demokrat” te regjimit te Sali Berishes.Keshtuqe ende deri me sot nuk doli nje person qe ti kerkoje zotit Hoxha llogari per bemat e tij te kohes se diktatures, por as edhe te dajes se tij z.Kapllan Sakos.Dhe akoma me keq njehere nuk iu hap goja Fatos Lubonjes ne opinionet e shumta te tij te rrefeje per torturat e tmerrshme te shkaktuar nga Kapllan Sako (vellau i nenes se z.Fatos Hoxha).Por une mendoj se zoti Lubonja dhe zoti Hoxha kane arritur te bejne nje marreveshje te heshtur mes tyre qe vetem ata te dy e dine, pasi nipi i nje diktatori dhe nje personi te tmerrshem sic ishte zoti Sako ta haje kaq lehte ne demokraci, dhe akoma me keq kur dhe ky vete ka qene sigurims i rregjimit komunist.Por mire thone se kur komunistet behen antikomuniste, kjo paraqet rrezik shume te madh per kombin ne te cilin bejne pjese te tille persona.Ndaj dhe zotit Lubonja nuk i falet kur flet kaq shume per vuajtjet e tij, te mos e permende asnjehere emrin e atij qe i ka lidhur duar e kembe me tela me xhemba, kjo behete vetem atehere kur behen pakte mes tyre, por qe jane shume te rrezikeshme per demokracine.
ne fakt e lexova shkrimin dhe nuk arrita te zberthej titullin e vene ne shkrim, pra nuk pashe se cili ishte hakmarrja e gencit ndaj fatos hoxhes, ose ndoshta s’arrita ta kuptoj, te me falni….
Mos u lendoni plaget Permetareve,me kete lloj me nder drejtesie qe komandohet nga autori vrastar nuk mund te mendohet qe autoret e vrasjeve te vihen ne pranga ata i ka paisur me pasaporta diplomatike merhumi,dita e drejtesise nuk do vonoje ,po afron por ajo duhet te filloje jo me “ushtaret”por me kapon e shume vrasjeve ne vendin tim.