Bamir Topi: “Nuk iki nga Presidenca”

12 Mars 2012, 13:36Politika TEMA

Disa orë në zyrën e Presidentit Bamir Topi, konflikti i tij me kryeministrin dhe e nesërmja politike. Presidenti thotë se do të përfundojë mandatin e tij dhe se “është ende i ri dhe i fortë mendërisht dhe fizikisht”. E nesërmja e tij në të djathtën e politikës dhe armët e reja që po përgatiten: sërish luftë për dekomunistizimin e vendit, por cilët janë komunistët? Për Topin ka një emër, Sali Berisha

Nga Lorenc Vangjeli, Revista JAVA

“Nuk do të largohem nga Presidenca. Do të mbyll mandatin në respekt të Kushtetutës. Më pas, të gjitha versionet janë të mundshme”. Bamir Topi është i qetë. Të paktën këtë ndjesi reflekton në zyrën e tij të heshtur të presidencës. Opinionet se ai duhet të ndërpresë me dorëheqje mandatin e tij presidencial, i refuzon si një mundësi që nuk do të përdoret. “Më është dashur, që për hir të interesave shumë më të mëdha se interesi im vetjak, të bëj zgjidhje të cilat kanë kërkuar sakrificë. Eshtë herët të flas të vërtetën time edhe për këtë pikë, por mund t’ju them se në këto pesë vjet, të paktën disa herë, ekuilibrat e këtij vendi kanë qenë në buzë të thërmimit”, thotë Topi, edhe pse di që një nga batutat e tij televizive: “Unë flas edhe me heshtje”, është interpretuar shumë shpesh në mënyrë mjaft cinike.  Presidenti Topi, ndoshta si kurrë më parë, e përdori gjithashtu heshtjen dhe nënkuptimin si deklarata të forta politike të mërkurën paradite në një bashkëbisedim të gjatë për revistën JAVA. Në të gjitha rrathanat, edhe në rastin e pamundur të tërheqjes së tij nga politika, siç do t’i uronin dhe kërkonin kundërshtarët e tij politikë, Bamir Topi i ka të gjitha shanset të dëshmojë se pesë vitet në Presidencë i kanë shërbyer edhe për të marrë shumë informacion. Nëse ai do të refuzonte përfundimisht heshtjen dhe do të fliste hapur, me të gjitha gjasat, tërmeti në domenin Berisha të së djathtës do të kishte efektin dhe pasojat e tërmetit.

Një ditë më parë, të martën, përtej profilit të tij të zakontë dhe të përmbajtur, Presidenti Topi kishte artikuluar akuzat më të rënda ndaj kryeministrit Berisha, duke i dërguar predha të vërteta politike, pikërisht në vitrinën vetjake të kryeministrit, tek antikomunizmi i tij. “…ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës…”.

Lufta herë e heshtur dhe herë e zhurmshme, por kryesisht e nisur nga zyra në mes të Bulevardit në drejtim të fundit të tij, tashmë ngjan pa mundësi paqeje. Një bashkëpunim politik shumëvjeçar, i krisur që në prillin e largët 2008 të ndryshimeve kushtetuese, tashmë ka hyrë në rrugën e rivalitetit, i cili, për momentin, vetëm mund të hamendësohet sesi do të shkojë më tej. E vetmja gjë që mund të thuhet për momentin, është që në dy dekada pluralizëm politik në Shqipëri, çifti President-Kryeministër, ka pasur si rregull mungesën e paqes dhe bashkëpunimit. Mes krerëve të shtetit ka pasur vetëm luftë, herë të hapur e herë të fshehtë. Kështu ka ndodhur në gjysmën e parë të viteve 90’, mes Berishës dhe Meksit, e më pas, edhe mes Berishës dhe Finos, mes Nanos dhe Meidanit, Majkos dhe Meidanit, Nanos dhe Moisiut dhe Berishës dhe Moisiut. Përjashtimi i vetëm kanë qenë marrëdhëniet mes Metës dhe Meidanit, por dhe ato, më shumë të ndikuara nga natyrat vetjake të protagonistëve të asaj kohe. Por ajo që ka kaluar çdo cak, ka qenë përplasja në dinamikë rritëse e konfliktit Berisha-Topi.

 

Stacionet e sherrit,

Vetë Presidenti Topi e pranon se ngrica në marrëdhëniet me kryeministrin dhe kryetarin e ish-partisë së tij, ka nisur me diskutimin dhe më pas me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. “Atëherë kur Shqipëria u shndërrua pothuaj nga Republikë Parlamentare në një Republikë Dy Partiake”, thotë Presidenti dhe nuk shtyhet më tej. Por është tërësisht e e qartë çfarë do të thotë më shumë se kaq. Ndryshimet e Kushtetutës që u bënë me votat e bashkuara të së djathtës dhe të majtës, për Presidentin e Republikës, si dje, ashtu dhe sot, janë pothuaj e njëjta gjë, me përjashtimin e vetëm se tashmë, publikisht ose në heshtje, i kanë dhënë të drejtë për kontestimet e tij të djeshme. “Duhet ta verifikoj datën, por atëherë, në harkun e tre ditëve kam pasur dy intervista, me VOA-në dhe Top Channel”, thotë Presidenti, i cili kujton se për Zërin e Amerikës ishte shprehur se ishte në parimet e tij dhe në detyrimin që i jepte posti që të “…mos ndërhynte në çështje të debatit politik. “Në rast se do të shkëputesha nga ky pozicion, qoftë në një pozicion politik, qoftë në një pozicion civil të paangazhuar, sigurisht do të kisha shumë për të thënë edhe për këtë situatë”, ishte shprehur në atë intervistë zoti Topi. Por vetëm tre ditë më pas, përpara Sokol Ballës do të ishte shumë më i ashpër dhe i drejtpërdrejtë duke ju referuar ndryshimeve kushtetuese: “… (ato) tregojnë patjetër një mungesë serioziteti, duket sikur jemi pikërisht në caqet e një politike amatoreske, që frymëzohet nga emocionet e çastit dhe kuptohet kjo e bën klimën më të rënduar dhe aq më shumë pastaj, kur disa tendenca për të dominuar pushtete të stabilizuara, tregojnë që këto mentalitete nuk mund të jenë kurrë mentalitete perëndimore, por tregojnë një lloj rrëshqitjeje në mentalitetet e vjetra ballkanike, të cilat ne dita-ditës po mundohemi t’i shmangim në frymën e integrimit euroatlantik”. Deklarimet janë të datave 11 dhe 15 prill 2008, ndryshimet në Kushtetutë u bënë vetëm dy javë më pas.

Katër vjet më mbrapa, Bamir Topi është sërish i bindur se: “As atëherë, as tani nuk do të ndryshoj asgjë në thelbin e atyre deklarimeve. Nëse kam apo jo të drejtë, besoj se sot kjo është një dilemë e zgjidhur”. Dhe pikërisht, këtë qëndrim të tijin dy njerëzit e fuqishëm të politikës në Shqipëri, Berisha e Rama, e kanë përthyer në mënyra të ndryshme. I pari nuk ja fali kurrë. I dyti, me vonesë, por i dha të drejtë.

 

Ekuilibrat në PD

Tashmë pakkush e mban mend se në mandatin e parë qeverisës, ekuilibrat brenda për brenda PD-së kanë qenë tërësisht të ndryshëm nga sot. Në arkivat e telelevizioneve, ndodhet një skenë e paharrueshme në një nga debatet më të nxehta të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit Topalli refuzoi disa herë t’i jepte fjalën ish-kreut të grupit të PS-së, Majko dhe me një shenjë force, përsërit disa herë se “fjalën e ka kreu i grupit të PD-së Bamir Topi”. Por Topi refuzon. “Të flasë PS në fillim”, tha ai. Dhe ai moment, nuk ishte fillimi, por thjesht vijimi i një konflikti të hapur e të dukshëm mes tij dhe zonjës Topalli. Sepse të dy përfaqësojnë dy identitete tërësisht të ndryshme nga njëri-tjetri. Megjithatë, në dy votëbesime të njëpasnjëshme në mocion kundër Topalli, fitoi edhe në sajë të votave të mbështetësve të Topit. Ndërsa me kundërshtarin tjetër të tij, sot kryebashkiakun Basha, të dy kanë artikuluar një armiqësi në distancë, të dukshme, por jo publike, së paku. Dhe për më shumë, të gjithë ish-kolegët e tij në PD, në qeveri apo jo, që nga divorci i tij me Berishën, nuk kanë lënë rast pa i goditur derën dhe atë vetë me gurë.

Në mbrëmjen e 20 korrikut 2007, në raundin e katërt të votimit në Kuvend, pa praninë e opozitës, Berisha dhe Topi u përqafuan të parët në momentin që Shqipëria kishte Presidentin e ri të Republikës. Asnjëri nga të dy nuk ishte shenjtor në atë moment, por e sigurt ishte që mes tyre pati një puthje prej Jude. Në një kuptim, secili kishte shpëtuar nga tjetri duke u distancuar me llojin e ndryshëm të pushtetit që përfaqësonin. Në teori, ishin votat e Berishës ato që e bënë Topin President, por zakonisht harrohet të thuhet se votat e Topit atëherë, e çonin automatikisht vendin në zgjedhje të parakohshme. Ishin të paktën 20 deputetë të cilët, po në verën e vitit 2007, bënë një demonstrim force në Vlorë në favor të Topit. Oketa, Leskaj, Kollozi, Dajçi, Doshi, Gjergji, Shehu, Spaho, Xhindole, Hoxha, Ndoka, Ramadhi, Cara, Sula, Uka, Karapici, Metalla, Biberaj dhe Gjini, ishin deputetët e djathtë që kishin detyruar Berishën të puthte atë çfarë nuk e kafshonte dot. Dy vjet më pas, vetëm Oketa, Kollozi, Sula e Spaho u rikonfirmuan si deputetë, Doshi ishte sërish deputet, por i opozitës, kurse gjithë të tjerët ose e panë veten jashtë listës, ose ishin në katet e poshtme të saj. Në 2008, Topi e përdori për herë të fundit influencën e tij në grupin e PD-së, kur ndikoi në emërimin e Oketës në postin e ministrit të mbrojtjes. Në 2009-ën, krehja e gjithë njerëzve të tij në majë të PD-së kishte përfunduar; ishin qethur të gjithë! Në këtë grup parlamentar, Topi “përfaqësohet” vetëm nga Oketa, por mendohet dhe për dy deri në tre emra të tjerë që mund ta pasojnë duke rrënuar përfundimisht ekuilibrat e brishtë të maxhorancës.

 

E nesërmja

Targetit të preferuar të sulmeve, me të gjitha nuancat e egra të gjuhës politike në Shqipëri, Edi Ramës, kryesisht që nga e Premtja e Zezë e 21 Janarit 2011, ju shtua edhe Presidenti i Republikës. Kryeministri Berisha e rreshtoi edhe Presidentin në grupin e njërëzve që sipas tij kishin organizuar puçin dhe krijoi një komision hetimor që synonte, veç të tjerash edhe depersonalizimin dhe defaktorizimin e Presidentit. Efektet ishin tërësisht të ndryshëm nga ata që ishin parashikuar, Presidenti u personalizua më shumë si një individ brenda të djathtës që mund të konkurronte dhe vetë Berishën dhe mbi të gjitha, u faktorizua si një element i domosdoshëm për të tejkaluar krizat ciklike që destabilizonin vendin. Dy alternativat e diskutuara atëherë, dorëheqje e menjëhershme e Presidentit apo një forcë e re politike mbas një mandati të dytë të munguar presidencial, përjashtuan njëra-tjetrën. “Në shumë vendime të miat, dje dhe sot, kam pasur parasysh peshën e kësaj zyre. Edhe në rastet kur si individ politik apo si qytetar, ndjeja se mund të veproja ndryshe. Jam keqkuptuar në shumë raste kur kam dashur të bëj diferencën mes institucionit që përfaqësoj dhe individit që jam, por sërish jam i bindur se kam vepruar drejt duke u konsultuar dhe duke ju përgjigjur vetëm Kushtetutës dhe caqeve që ajo i vë Presidentit të Republikës”, thotë Topi.

Sot, partia e re e të djathtës që pritet të lindë dhe që thirret me emrin e tij, “Partia e Topit”, është pothuaj një realitet. Në pranverë ajo pritet t’i shtohet spektrit politik në vend. Gjykuar nga deri më tani, targeti i votuesit të saj do të përfshijë që nga të pakënaqurit nga qeverisja e PD-së, figura të djeshme autoritare të saj, tek ish-pronarët, ish-të përndjekurit dhe të pavendosurit që nuk pranojnë as PD-në dhe as PS-në. Një koalicion i mundshëm me Aleancën KuqeZi, konsiderohet një realitet i pritshëm. Një “survejim” i elektoratit shqiptar, pretendon se për çdo votë që mund të rrjedhë nga e majta për këtë koalicion, e djathta do të humbasë deri në tre vota.

Vetë Presidenti refuzon të flasë për një nismë të tillë, por përkrahësit e tij Oketa, Mustafaj, Biberaj, Shehu e të tjerë, kanë lënë hapur shumë detaje që krijojnë identikitin e partisë së re. Karta e hershme e antikomunizmit që përdor kryeministri, ngjan se do të ketë përgënjeshtrimin më të fortë jo nga PS, por nga partia e Topit.

 

Dosjet e komunizmit

“…njeriu që akuzon, (Berisha) duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës…”, tha Presidenti të martën. Dhe nuk qëndroi vetëm këtu, por u shty dhe shumë më thellë: “…ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin…! Unë jam… për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”! Dhe vetëm një ditë më pas, Sali Shehu, ish-deputet i PD-së dhe përkrahës i partisë së zotit Topi, e vë gishtin në të njëjtën plagë që therr dhe që me të gjitha gjasat do të kullojë shumë më tepër edhe më pas: “Kryeministri nuk ka qenë asnjëherë i motivuar për të hapur dosjet, pasi po të kishte ndodhur një gjë e tillë, ai do të kishte ngelur pa gjysmën e drejtuesve të PD-së në krah të tij dhe këtë e di ai vetë…”. 20 vjet pas shëmbjes së komunizmit, fantazmat e komunizmit janë ende gjallë dhe në këto dëshmi të reja, del se ato kanë populluar deri dhe njerëzit pranë kryeministrit, pa kursyer as atë vetë.

Vetë Presidenti Topi bëhet shumë serioz kur flitet për ligjin e lustracionit. Eshtë akuzuar se ka hedhur poshtë një ligj, të cilin vetë e ka paraqitur kur ka qenë kryetar i grupit të PD-së. Replika nuk vonon: “Harrojnë të thonë se kundër atij ligji votoi në unanimitet Gjykata Kushtetuese dhe pati kundër gjithë faktorin ndërkombëtar. Në 2006, me firmën time dhe të Majkos kam paraqitur një projektligj për lustracionin, por ai kurrë nuk kaloi në Kuvend. Arsyet janë ato që dihen, tek konflikti vetjak që ka Berisha me të shkuarën e tij”. “Ku jemi ne sot?  Rreth 5 vjet më parë dërguam në Presidencë një përfaqësues, duke besuar se i përkiste të djathtës shqiptare. Por ai refuzon të firmosë ligjin për Lustracionin komunist, s’firmos ligjin për të zbardhur të vërtetat për atë institucion që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe pesë mijë të tjerë”, replikon në distancë Berisha. Për të marrë sërish një kundërreplikë nga zyra e Presidentit: “Jam ende shumë i ri dhe në formë shumë të mirë edhe mendore, edhe fizike. Edhe këtë pranverë do të rrjedhin shumë ujra”, thotë zoti Topi, i cili e di që në verë do të largohet nga zyra e tij në Presidencë për të turbulluar që të kullon shumë ujra në të djathtën e “çuditshme” të politikës shqiptare. Në zyrën e tij është qetësi. Një lloj qetësie që parasheh furtunë.

 

 

 

51 komente në “Bamir Topi: “Nuk iki nga Presidenca””

  1. O kamxhik i Rames , nuk te konsideron kush te djathte me , tani je i majte, eshte kuptuare loja jote politike

    1. tirona ime says:

      aiy e ka menjen BOMIRI,se si e konsidero ti, o ramizo

    2. Ramy says:

      si me qene duke folur vete saluku

    3. Vlora says:

      po edhe sikur te jete i majte cte keqe ka ,,,kur ne te djathten jane gjith ish sigurimsat dhe dhe kriminelet e diktatures…

      partia komuniste eshte totalisht partia demokratike.

      por edhe ti o Ramyyyy ish sigurims duhet te jesh qe i mbeshtet kaq shume.

      1. Enough is Enough says:

        AKOMA SE KENI MARE VESH SE NUK KA TE MAJTE E TE DJATHTE NE SHQIPERI, JANE DY KLANE MAFIOZE QE MUNDOHEN SE KUSH DO DREJTOJE VJEDHJET,KUSH DO MARE ME SHUME KUSH ME PAK.

    4. abi says:

      te lumet zoti TOPI, NE SHPIRTIN TEND BUJAR KA VETEM BUJARU , MATURI, PATRIOT , I PASTER KOMBETARISHT, JO HAJDUT, VETEM NJE NUK E KUPTOJE SI MUNDE TE QENDROSH NE NJE PARTI ME SALI BISHEN, ME SALI STANISHIQIN

      1. E po tani eshte i juve, po ua falim me gjithe zemer se nuk ka duhen tradhtaret, por ju siguroje qe Topolaki do ju tradhtoj edhe juve , tradhtari ngelet tradhtare.
        Sa i perket sigurimsave ne e dime se cila parti nderroj emrin nga PPSh-ja por vizioni ngeli i njejte

        1. Horri i bulevardit says:

          U furnizove qysh me mjes me kaken e Saliut dhe tani fillove tu e nxjerr nga goja, kujdes se mos bukosesh o ramiz, anglez nga baldushku.

        2. antibiotik says:

          Ti ramy rrompalla nga qi je i vjeter, duhet te shkosh te fabrikat e reciklimit, e ndoshta te ben shefi te ri.

          1. Antibiotik sa per informacion per ty dhe disa te tjere, une jam 31 vjec por arsyja se pse e kam ve pas i vjeter eshet se une kam komentuar para dy tre muaj ketu me emrin tim ramy por kopilat Greke te Edi rames benin komente ne emer timin per te me diskredituar.
            Per zgjeben e bulevardit , ik masterbohu para selise se PS-s

            1. Horri i bulevardit says:

              31 VJEC MOS ESHTE DITA KUR FESTON DITLINDJEN E HYRJES NE PPSH?
              E Ramitzi anglez prej baldushku, klllasa punetore, thuje iher se na ka mor malli te nigjojm dhe njeher ata te mocmit.
              je i papam, ti masturbohu ke ajo gjoja qe dun me e von ne mes te parlamentit te Zhozit.

          2. Ramy says:

            une shkruaj me dy pseudonime
            ramy e kam kur kam pire ilacet
            ramy i vjeter e perdor kur nuk kam pire ilace bashke me salukun
            e more vesh mor antibiotik

        3. Saliu dv says:

          Qe je pi Gjakove ta po e dime,por kendej(malci e gjakoves) apo andej kufinit kete na e thuej or Ramy .

        4. Tirana Re says:

          e vertet tradhetari Ramije ngelet tradhetar dhe askush me shume se kafsha e vucidolit e meriton emrin tradhetar dhe kjo dihet nga te gjithe per bec ju Bythoristeve..PeDeja jote moj Ramihe jane gjithe ish spiunet dhe kriminelet e sigurimit shqiptar

    5. Anja says:

      E kush te degjon me ty, baba Ramy?? aha u plake, ike per le…

    6. Petro says:

      Ik o Ramy bej shurren se ma paske mendjen per marshalla. Me budallenj si ty saliu shkkon nga fitorja ne fitorje.

      1. Horri i bulevardit says:

        E dini kush eshte Ramizi vjeter, alias Ramy anglez prej baldushku, kur te shikoni ndonjehere filmin e varrimit te Enver Hoxhes, eshte nje person me shirit te zi, si pune puntori partije, me majt rrjeshtin drejt dhe qe shikonte se kush nuk qante, disa nga ata qe i kishin nxjerre me zorr aty dhe qe si dilnin lot, se si kishte vdek baba vet, me vone u denuan si armiq, per agjitacion e propagande, qe partija e Ramizit te vjeter dhe nafijeve me ane te nenit 55-se, kishin ndertuar kunder armiqve.
        Shikojen dhe do te me besoni se Ramizi dhe nafija, ishin aty, do ti njifni pernjehere se jane syri i partise.

    7. SHQIP says:

      o bythlepirs i berishes..,,qorra ,morrak si puna jote ka gjetur berisha..qe ben keshtu..se ndryshe nuk kuptohet injoranca dhe verberia qe ka pushtuar ca debila si puna jote…qe perkrahin berishen..KE??..BERISHEN…ish komunist..me teseren e ppsh.nje agjent i udb serbe,,nje bythlepirs i grekeve.qe per tu mbajtur nuk nguron tu shes dhe detin..madje po i kerkuan dhe LIRINE..ja leron nenen..ja jep,,nje i degjeneruar..qe ka vrare njerez.politikan.per te mbajtur pushtetin,berisha.qe me ane te CUPES,merr miliarda nga kontratat qe lidhen,,ne cdo ministri,mer perqindjen.NJE PIS QE ka mafien kudo me vete per cdo tender qe lidhet..nuk ben vaki qe te mos kete pjese,,o injoran,,o i mbaruar…ulu diku vetem pi nje cigare dhe mendohu pak..si ka mundesi qe shqiperia ka 22 vjet ..qe gjoja eshe ne demokraci..dhe ka ngelur ne vend numero…!!ne varferi ne pisllek.ne korrupsion.ne kriminalitet….(nuk te shaj si njeri se ste njoh,por si servil i berishes),,une jam me shqiperine…

  2. kam besim says:

    ky topi nuk ka vrare ndoje shqiptare,e nuk besoj se e bene.

  3. ardi says:

    nuk eshte i mojt o ramy ,,,,i majte eshte ai legeni ilir meta qe u la ne pushtet ju,,,,kuptove?????dhe sali plehra do iki si plaku merre si ai qeni qe leh keshtu si tani para se ti vi ngordhja..plehra,,,bashk me ju qe i veni prapa…

  4. Tepelenas says:

    Nuk ka te majte dhe te djathte sidomos tek ne,vetem individ dhe grupe qe duan pushtet dhe para.
    http://www.youtube.com/watch?v=SzUoAfcyPsk

  5. Lexuesi says:

    Zoti Topi duhet te kuptoje se per nje politikan, pozicioni i Presidentit te Republikes eshte pozicioni me i larte ne politike dhe pas mbarimit te mandatit, ose rikandidon, aq sa ia lejon kushtetuta, ose del ne pension dhe merret me ndonje fondacion, jep leksione, e gjera te tilla. Jam skeptik se partia e tij do te beje ndonje cudi apo dem tek e djathta shqiptare.
    Pastaj ka edhe dicka qe te vjen per te vjelle ne Shqiperi ne pergjithesi: Tani e kuptoi Topi qe Berisha ishte komunist/ diktator a si e quan ai? Pasi lepiu sahanin e Berishes per aq vjet, deri sa u vu ne krye te shtetit? Ah po, tani qe nuk do jete me president. Patetike!!! Prandaj s’behet Shqiperia, per shkak te politikaneve qe ka, si djathtas ashtu edhe majtas!

    1. dymi says:

      Ckuptim ka fjala patetike tek ajo qe ke shkruar ketu o Lexues apo do te dukesh njeri i kenduar.

  6. LILOLABJA says:

    Habitem dhe nuk mund te imagjinoj qe presidenti i vendit tim do gjykoje Sali Berishen vetem se ka bere xhiro me varke me femijet e Enver Hoxhes .A thua se gjithe e keqja ne na vjen nga kjo.Nuk ka çfare tjeter ti kerkoje ketij plere ky president ?21Janari nuk e preku dot presidentin Topi per ti kerkuar llogari kafshes?Po lotet e Anes 10 vjeçare nuk te preken dot per ti derguar nje mesazh ngushellimi jo si president por si prind duhej kaq shume kurajo ta beje ? Apo me fal per fatin e saj te keq ajo nuk eshte vajz por per te ngushelluar familjet kush e pengonte ?
    Gerdeci zoti president te thote gje?
    Ujrat territoriale te thone gje ,meqe je dhe mbrojtes i flakte i kushtetutes ,nuk e di as me thua kush e çoi kete çeshtje ne gjykaten kushtetuese ju apo opozit?
    Te ka shqetesuar ty si qytetare i ndershem vjedhja sistematike e votes se shqiptareve?
    Po rrezimi i shtetit ne 97 a ka ndonje emer zoti president ?

  7. LILOLABJA says:

    Nuk e besoj dot qe presidenti i vendit tim do i kerkoje hesap Sali Berishes per “miqesite ” e tij me familjen Hoxha .Ozot sa mbrapa na kthen ne kohe. Nuk ka bere asnje gje ne keto 22 vjet demokraci ky kriminel por vetem shetitjet me varke jane ato qe kompromentojne figuren e tij ?21 Janari zoti President nuk te thote gje ?Lotet e Anes qe bene xhiron e botes nuk te te tunduan per ti dhene nje mesazh ngushellimi si prind dhe jo si president ?
    Gerdeci te thote gje ?
    Kur Saliu te shet Shqiprine a ndjehesh ndopak fajtor qe ndodhin nen hunden tende dhe ti rri duke ju fershellyer pellumbave ?
    Rrezimi i shtetit Shqiptar ne 97 a e di ke emer ka ?
    Vjedhja e votes ne menyre sistematike qe nga viti 92 e deri ne 2011nuk te tundoi dot si demokrat i pa negociushem te ngreshe dot zerin ne parlament dhe te ulerish sot qe je president per ti thene “jo ” ketij krimi monstruoz, nga ku fillojne gjithe krimet e rradhes ?
    Mjaft me kete lloj prapagande qe keni 20 vjet qe na çate b…….,siç tha dhe avukat Ngjela, Nexhmija u fut ne burg vetem per kafe se nuk ju gjet gje tjeter, por ama gjyqin e Saliut mos na hidh uje syve se nuk do ta kalosh me varken e Tushemishtit .Tani qe te vjen fundi i mandatit u kujtove ti per fotografite, tani te erdhi era e mutit ty? kur ne kemi 22 vjet qe i mbajme ere ketij muti dhe e hame, me lugen qe na dhe ti dhe ai plere .Akoma ke moral vertete Bamir Topi ti thuash elektoratit qe do hapesh dosjet kur ti e di shmire qe kjo svaret as nga ty e as nga Sala ,por nga ata qe te vune ty dhe Salen .
    Bamir Topi ti dhe partia jote keni 22 vjet qe nuk jepni asnje llogari para ketij populli per gjithe krimet qe keni bere dhe tani beson se do na prekesh kordat duke na luajtur shfaqen e rradhes ?Ik o Bamir Topi se do durojme dhe per ty ,kemi duruar per burra qe ben per kete vend e jo me per ju qe i vute minat ketij vendi se kazma eshte pak.Keshtu e peson kur del president nga makinacione te felliqura siç u be per zgjedhjen tuaj .Ky stan kete bulmet ka .

  8. Q.Ylli says:

    Z.Vangjeli kemi respekt per ju,ne gazetari dhe ne politike,nuk je karagjos si palacot servila,apo mercenare.
    Z.Topi tani ka perspektiven e tij,shqiptaret jane me te,ai qenka burre por s’e kemi ditur.
    Me njeres si ju Shqiperia behet.

  9. bushi says:

    Me ne fund shpresa e re per nje te djathte te vertete, pa horra komuniste e pa spiuna-hajdute e kriminele…
    Komplimenta zoti Topi, do te te vijne pas shume shqiptare. Mos i zhgenje!

  10. Bato says:

    O Ramyy i vjeter. Pse e tregon qe je nje sahanlepires dhe puthador servil i Sales? Ti edhe emrin e ke i Vjeter. Pra je si Sala, i asaj partie e sigurimsash qe i sherbyen PPSH-se. Ti dukesh qe je nje nga ata tipa, qe per hater te zoterise tend,i cili te jep kafshaten( njesoj si i zoti – qenit), mund te kafshosh edhe pjellat e tua; pra duhet te jesh nje bastard nga ata qe jo pak ka krijuar PPSh dhe sekretari i saj Sali Berisha. Sa per Topin, ai s’ka qene asnje dite anetar i PPSH e jo me sekretar per 20 vjet si “Antikomunisti” Yt Sali. Edhe Rama, zoteri, ka qene ne rradhet e demokrateve perpara se Ramizi te dergonte Salen per zbutjen e studenteve, por Sala si komunist i vjeter e me pervoje, spostoi jo vetem Ramen, po te gjithe demokratet, i futi nje kokerr plumbi Demokratit Azem Hajdari dhe doli vet ne krye.Ky Sale, te fut predhen ne prapanice ty dhe cilitdo, besnik te tijit, po t’ja doje interesi i familjes se tij politike apo i Padroneve te cileve iu sherben qe kur ishte student specializant ne France. Po c’te te them, ti je nje qorr nga te shumtit qe lehin me SAlen, i marrin ere ne bythe Sales, dhe do shkojne ne sketerre bashke me Salen. Pershendetje o mjeran berishian.

  11. gjon says:

    O TOP SHTERNGOJE TOPET FORTE SE SALA KA DHENE PROVA TA MERR KALANE NGA BRENDA.SDO TJA DIJE ASE PER E EDI RAMES ASE PER ,E SPAHISE,ASE PER ATO CFARE TI KE NE KOKE.EDHE PSE JU THONI SE JENI I QETE ZOLLUMET E SALES PO BEHEN MULLARE.KJO ESHTE PERGJEGJESIA JUAJ DIREKT SI NJESHI I KETIJE VENDI DHE TE GJITHE OPOZITARVE PA PERJASHTIM.

  12. ALBAN DEGA says:

    ME TOP !

    E vetmja gjuhe qe merr vesh Sali Berisha

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me ne fund Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi u lodh. Me ne fund durimi i tij kinez para hyxhymit rrenues te rrenimtarit fanatik enverist Sali Berisha u sos.
    Ai i hoqi maskat kesaj hafije e denoncuesi te Sigurimit te Shtetit, ketij ushtari besnik e sherbetori te peshtire i Birose Politike, ketij sekretari fanatik te partise se Enverit e komisari te batalionit te Mjekesise.
    Mesonte Reganomic duke urdheruar zboristet te qellojne silueten e Reganit ne transhete e partise.
    Berisha, komunisti që gënjen prej 22 vitesh, denoncoi hapur Topi. Vecse Sali Berisha nuk ka vetem 22 vjet qe genjen shqiptaret. Shume me teper Sali Berisha eshte komunist qysh prej 42 vjetesh qysh prej 16 tetorit 1969.
    Presidenti Topi rikerkoi hapjen e dosjeve te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. “Unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”, theksoi Topi, duke leshuar gjylet e tij ndaj komunistit fanatik dhe stalinisti te fundit ne Evrope Sali Berisha
    Me ne fund Bamir Topi e kuptoi se e vetmja gjuhe qe merr vesh Sali Berisha eshte gjuha e Topave. Ndaj iu pergjigj me gjuhen e vetme te Berishes: me Top…
    Vone… Por me mire vone se kurre, thote sovrani.
    Te lumte Topi! Me Top!

  13. kot fare says:

    O Bamir,

    ti je njeriu me i korruptuar nga gjithe shqiptaret.

    A ke ardhur me ketej nga Vlora te besh darka e dreka per ata miqte e tu ish-gjyqtare si Fuat Muka e Simon Kolagji?

    Po ata pallatet me Besart Dumin si po shkojne? Vazhdoni te jeni partnere apo jeni prishur?

  14. Albana says:

    Duke menduar se cfare perfaqeson Topi si qytetar ne rralle te pare, si njeri shume dinjitoz, i kulturuar i permbajtur edhe ne politike, mendoj se Shqiperia ne keto momente ka nevoje per politikan te tille. Shpresoj qe mbas Topit te kete dhe figura te tjera qe te bejne kthese ne demokracine Shqipetare. Te lumte Topi njerezit qe kane ndjekur zhvillimet politike ne shqiperi dhe qe kuptojne mekanizmat e demokracise kane besim tek ty.

  15. GENTI VLORE says:

    JE QYTETARE Z BAMIR TOPI VAZHDO KESHTU SI JE MOS U MER ME KRIMINELE SI SALI SERBI ESHTE KOH E HUMBUR ““““““`VLORA ESHTE ME TY ““““PARA VLOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOORA

  16. vladimiri shkoder says:

    PO TE PRESIM ME PADURIM Z PRESIDENT JENI NDERI I KOMBIT

  17. LANDI PS DURRES says:

    SIC TE KA FALE ZOTI BUKURINE ZEMREN SHPIRTIN ASHTU BEJE DHE SHQIPERINE ZOTI TE RUJTE NGA EGERSIRAT E SERBISE

  18. 21 janari nuk harrohet says:

    PARTINE TENDE PO E PRESIM ME PADURIM DO ANTARSOHEMI MENJEHERE JEMI NJE LAGJE E TERE JE E VETMJA SHPRESE PER NE O BAMIR TOPI

  19. LANDI PS DURRES says:

    POSHTE PD POSHTE PS BAMIR TOPI FITORE

  20. KOLMAKAJ TROPOJ says:

    EDI RAMA ESHTE ME KRIMINEL SE SALI BERISHA SERBICUDOVILI

  21. Ok z.Enough says:

    Flm Zoti Enough, qe ka 70 vjet qe kemi terrorism shteteror, 22 vjetet e fundit kane dale me Fushe dy skuadra, sejcila luan te fitoje vete dhe ta baterdise ket vend; per kete I vene e I mbajne keta pupace klloune mostra, o miq!!!
    Po sa te trashe paskeni qene o milet, beni ciuciu e be-be, po perfundimisht nuk j’u hyn gje ne koke (si me e pase tocin kercu) o dele !!
    Kur do kulloheni o deeeeeeele!
    Zoti ju ndihte!!!

  22. LUSHNJA TA FUT O SALI says:

    E KANE I NATE BAMIRIN SE ESHTE QYTETARE ESHTE I NDERSHEM E SHQIPTARE 100 KARAT JO TRADHETARE SI SALI META E ILIR BERISHA NA KE ME VETE Z TOPI

  23. QAMILI SHIJAK says:

    ESHTE PEME ME KOKRA PRANDAJ I VERSULEN SE I KANE FRIKEN

  24. GENTI VLORE says:

    MOR KY SALIQI SERBIQI NUK E KUPTOJ PO MERET ME SHUME ME BAMIRIN E KRESHNIKUN SESA ME OPOZITEN ME Z RAMA MEGJITHESE RAMES JA KA PIRE LENGUN I DUKET SI ZOG PA FLETE PRANDAJ I THOTE SHKO BEJ CIU CIU HAHAHAHAHAHAHAHAHA

  25. te dua shqiperi says:

    jam larg dhe jam kenaqur shume kure nigjova se bamir topi ka bere parti nese partia e BAMIR TOPIT do hyje ne votime do vij te votoj per te me zemer urime

  26. DEMOKRAT I 91 says:

    SHQIPERIA BEHET VETEM ME BAMIR TOPIN KURRE NUK DO ZHGENJEHENI JU GARANTOJ

  27. sindi says:

    ka kaluar koh te veshtira me salen dhe gjithmone ka qene i vetmi ne grupin tone qe e kundershtonte sali berishen poooooor duhet ta besoni se sa e veshtire te jeshe ne nje cerdhe banditesh e kriminelesh nga e cila doli ne kohen kure u be president

  28. jemi gjalle says:

    jemi gjalle dhe nuk i harrojme krimet e sali berishes ndaj ketije populli fisnik dhe bujare

  29. vladimiri shkoder says:

    E VERTETA BERTET SHUME SE NE NUK JEMI BUDALLENJE TE KUPTOJME SE SALA DONTE TA PERDORTE DHE PRESIDENTIN SI VEGEL TE TIJEN POR E MBAJTI ME NDER EMRIN PRESIDENT SIC I TAKON BURRIT DHE NJE NJERIU ME VLERA SI BAMIRI

  30. Astrit says:

    … me c’duket, nuk nuk perben cudi, fakti qe sali leshi ende vazhdon te qendroje …aty ku eshte,..si kaposhi maje plehut!!? Porsa u ngrita nga nje kafe me nje qytetar gjerman, rezident ne Shqiperi… Dhe, a e dini c’me tha: kam qene anetar i PK te RDGJ, jam ende komunist, por nje komunist nuk mundet kursesi te konvertohet realisht ne nje demokrat… Ndaj edhe ai qe ju ende e keni ne krye eshte vetem, thjesht nje komunist, qe nuk mundet edhen per 100 vite te tjere te shnderohet ne demokrat…

  31. Rena says:

    Pavaresisht momentit te pikerishem, mendoj se kjo hapje e se djathtes ka synimin ta shpetoje ate nga renia e lire qe do te pesoje, padyshim, pas lodhjes nga pushteti qe po shfaq qeveria; mendoj se eshte me mire te kete pak shmangie nga ekuilibri ne zhvillimet politike sesa te shfaqet ne vend te kesaj te djathte mediokre ne cilesine e qeverisjes, por agresive ne goditjen e shtyllave te demokracise, si meritokracia, vlerat, nje e majte qe kopjon agresivitetin e se djathtes dhe prodhon shume retorike, bllof e pak ndryshim

  32. bep boston says:

    Kavaja do te kete fjalen kesaj rradhe.Le te presim.

  33. salqiu says:

    o bamiro,po je dore me kollozin,nje toç je dhe ti atehere..uroj qe jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje