Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec

12 Mars 2012, 20:26Politika TEMA
Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec

Nga Mero Baze

Katër vjet pas tragjedisë së Gërdecit, drejtësia shqiptare çliroi nga akuza për vrasje biznesmenët dhe përgjegjësit e fabrikës vdekjeprurëse të Gërdecit, ndërsa u ndërprenë gjithë përpjekjet për të çuar para drejtësisë përgjegjësit politikë të kësaj masakre.

Fatmir Mediu, njeriu që shtyu para këtë biznes vdekjeprurës përmes djalit të kryeministrit Sali Berisha, vazhdon të jetë ende ministër dhe i pagjykuar nga drejtësia. Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij vërehet një pauzë para se të përmend emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.

http://www.keshilliministrave.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=7640

“Deri tani janë identifikuar emrat e 3 viktimave: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy nga viktimat janë ende të paidentifikuara. 4 prej tyre janë gjendur në vendin e shpërthimit dhe një tjetër më tutje. “

Përpjekja e tij që në momentet e para të tragjedisë për ta devijuar të vërtetën larg tij dhe familjes se tij, ishte dhe mbeti linja politike qe po varros ketë të vërtetë.

Këtë “ngatërresë të qëllimshme emri” Berisha e përdori dhe dy ditë më pas në sallën e parlamentit të Shqipërisë. Edhe pse familja e tij ishte familjarizuar me tragjedinë, edhe pse gruaja e tij Liri Berisha dhe dy fëmijët e tij ishin në ceremoninë e varrimit të baxhanakut të tij, ai vazhdonte të sillej sikur nuk e njihte Muhametin.

Berisha, një bashkëshort shembullor dhe i dhënë pas lidhjeve familjare të gruas së tij deri në detaje, po përpiqej të paraqitej para shqiptarëve ashtu siç nuk është, si një njeri që nuk njeh baxhanakun e vet.

Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.

Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.

Ja si e përshkruan ajo momentin kur është ndjerë keq që Berisha nuk dinte gjë për baxhanakun. “Problemi ishte se ai nuk pati rast ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin), kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unë thosha: “E zeza, si nuk ia kemi thënë!” Ato kohë kishim trevjetorin e vdekjes së mamasë dhe kishim menduar që ta linim për më vonë prezantimin familjar me njerëzit e familjes. Isha unë ajo që ia caktova si detyrë tim biri t’ia shpjegonte situatën” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Shpjegimi i zonjës Berisha ka disa mangësi thelbësore. Mangësia e pare ka të bëjë me vetë imazhin e familjes Berisha dhe marrëdhëniet perfekte që ata kanë si çift. Çifti Berisha shquhet për raporte shumë të sinqerta me njëri-tjetrin dhe marrëdhënie shumë të mira. Në një raport të tillë familjar, që kurrsesi s’mund të besojmë se është hipokrit, nuk mund të ndodhë që zonja Berisha të mos i ketë folur asnjëherë burrit të saj për baxhanakun, i cili po punonte në një punë që e kishte rekomanduar djali i tyre. Por hijet e dyshimit rriten më poshtë, kur zonja Liri Berisha tregon se si ka mësuar që kunati i saj po punonte në Gërdec. “Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo mu përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga.” (“Panorama”, 15 prill 2008).

Kjo deklaratë e zonjës Liri Berisha bie ndesh me deklaratat e motrës së saj, Vjollca Hoxha, (Rama) e veja e Muhamet Hoxhës vrarë në Gërdec. Zonja Hoxha, e cila duket se ka qenë në periferi të përfitimeve nga pushteti i kunatit të saj, e tregon ndryshe historinë. Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” më 15 qershor 2008 ajo thotë se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri që në muajin nëntor, kurse ajo vetë që në fillim të vitit 2007, dhe jo siç thotë Liri Berisha, “ata (motra me të shoqin) kishin vetëm tre muaj që kishin ardhur”. Vjollca Hoxha, (Rama)motra e Liri Berishës, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, rrëfen se ishte kthyer në Shqipëri në qershor të 2007 për të vizituar familjarët, dhe se në Shqipëri e mbante një operacion që duhej të kryente, pasi kishte këputur meniskun. Më pas kishte ftuar dhe Muhametin të kthehej në Shqipëri, derisa të përfundonte operacioni.

(“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Nga ana tjetër, të dy motrat nuk bien dakord për faktin se a kishin dijeni ato për punën që bënte i ndjeri Muhamet Hoxha. Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, – thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Hoxha (Rama). (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).

Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.

Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.

Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptaret nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij Shkëlzen Berisha fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12 48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në tridhjetë minutat e para janë gruaja e tij, kunati, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta.

 

Tabulati i bisedes Shkelzen Berisha - Delijorgji

Shkëlzen Berisha mohoi në fillim se ka pasur telefonata apo njohje me Delijorgjin, por pas publikimit të tabulatit nuk bëri më komente. Më e piste është historia e bisedave dhe sms-ve të Ilir Metës me Mihal Delijorgjin. Siç shihni nga tabulati ata kanë folur 4 herë prej orës 1 deri në orën 4 mbasdite, kohë kur Delijrogji u arrestua. Pasi çështja u bë e rëndë dhe mori përmasa politike, Ilir Meta ka qene i shqetësuar se mos prokuroria ka kapur këtë bisede. Nga një përgjim telefoni i Delijorgjit me gruan e tij, flitet gjerësisht për ketë shqetësim. Gruaja i thotë Delijorgjit se Monika i ka shkuar në shtëpi dhe e ka pyetur nëse Mihali i ka fshire mesazhet e Ilirit dhe Mihali e siguron se i ka fshirë. Duke ia përshkruar gruas së tij mesazhin, ai thotë se Ilir Meta i ka thënë ‘më ke pranë si vëlla ne çdo rast’.

Pra siç shihet në orët e para të tragjedisë kemi pasur një përfshirje direkt te familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që lidhnin ata me këtë histori.

 

Gruaja e kryeministrit tregon ndryshe historinë nga motra e saj, djali i saj flet me personin kryesor të tragjedisë, ndërsa kryeministri i ngatërron emrin baxhanakut te vet, edhe pse njeh me emër e mbiemër

 

Po si është përfshire djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështire ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qene thjesht ndërmjetës. Ata qe e njohin nga afër para shpërthimit dëshmojne se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar qe administrate e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.

Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.

Ja një prej mënyrës si shënohej hyrja e tij në zyrën e Mediut.

Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim ne lidhje me përfshirjen tashme të provuar të zotit Berisha ne aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të  dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të  Shkëlzen Berishës. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Për lehtësi po ju japim vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për të takuar këtë të fundit. Siç shihet dhe nga blloku shumë skandaloz dhe shqetësues njëkohësisht është fakti që ne 17 ose 18 mars zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar të takoje ministrin Mediu në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu është interesante fakti qe zoti Berisha e ka vizituar zyrën e Ministrit të Mbrojtjes katër ditë rresht në datat 17, 18, 19, 20 korrik 2007. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nga hulumtimet tona del se gjatë  periudhës korrik 2007 furnizimi me fishekë në fabrikën e Gërdecit bëhej shumë pak dhe nga ana e kompanisë AlbaDemil  kërkohej më shumë municion, kërkesë e cila kishte hasur  vështirësi dhe pengesa nga repartet ushtarake.

Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijen në institucionin e Ministrisë së  Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit  Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke  përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë inçizuar me gadget  regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve  ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.

Lobimi i tij ne këtë heshtje shihet qarte edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.

 

 

Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.

I thirrur nga prokuroria Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.

Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe qe ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt. Gjithçka ka të bëjë me grupin HIJE qe vepronte “turni i tretë” në Gërdec dhe merrej vetëm me organizimin e municioneve. Të gjithë te lidhur (Kunetër, krushqi, të afërm, miq) me aksionierin hije të Gërdecit, zotin Rrahman Selmanllari. Të gjithë këta persona kanë dhënë dëshmi të rreme dhe prokuroria fatkeqësisht e ka lëne deri këtu hetimin pa dashur t’i shkojë deri në fund.

Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.

 

Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga Gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha. Nuk është thirrur nga prokuroria dhe gjykata as Ilir Meta. Pra nuk është thirrur askush qe provon se gjithë ky biznes u ndërtua nga lobimi i djalit të kryeministrit dhe njerëzve të afërt të Berishës.

Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firma e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.

Pronarë të kësaj firme janë Delijorgji, vajza e Fahri Balliut dhe dy vëllezër me mbiemër Mata, njëri prej të cilëve është drejtues tek Fondi Amerikan i Ndërmarrjeve në Tiranë.

Kjo kompani ka vepruar veç të tjerash pa leje ndërtimi dhe me arrogancë në prishjen e ndërtesave ushtarake çfarë tregon se ka pas mbrapa mbështetje të fortë politike. Aksionerët e saj nuk u thirrën asnjëherë nën hetim, duke u injoruar kështu zanafilla e këtij projekti politik.

Ekziston një dosje e tërë që kjo kompani ka shkelur rregullat kur ka filluar të ndërtojë dhe që ka vazhduar aktivitetin e saj edhe pas shpërthimit të Gërdecit. Pasi u bënë publike aksionarët, Balliu i dhuroi aksionet Delijorgjit, çka tregonte në të vërtetë dhe lidhjen e tyre të nëndheshme në këtë biznes.

Katër vite më pas gjyqi mbaroi. Gjykata provoi se nuk ka krim të vrasjes nga përgjegjësit e këtyre sipërmarrjeve vdekjeprurëse. Vrasjet ngelën pa autor. Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu, Fari Balliu dhe gjithë njerëzit, gjurmët e përgjakura të cilëve të çojnë në Familjen e Sali Berishës dhe zyrat e pushtetit të tij janë të lehtësuar përkohësisht. Nuk dihet sa do të zgjasë qetësia e tyre, por 26 të vdekur janë shumë për të jetuar i qetë mbi tokë.

 

23 komente në “Duart e përgjakura të Familjes Berisha në Gërdec”

  1. demokrati says:

    Drejtesia eshte arma sekrete e Berishes. Me largimin e kryeprokurores dhe Topit, Berisha zoteron te gjitha pushtetet dhe kush mendon se do te kete rrotacion permes votes nuk eshte me ne pozicionin e naivit por te idiotit. Vetem nje termet politik qe mund ta shkaktoje e djathta e bashkuar kombetare mund ta rrezoj Berishen.Opoziten e PS Berisha e ka ushtrim per mengjes, tani qe e terhoqi Ramen ne nje gracke politike ku ai eshte dilentant.

    1. Tropojan Vicidoli says:

      Nese ky do te kishte thyer vertet qafen ne 97′, shume fatkeqsi nuk do ti kishin ndodhur kombit shqiptar.
      Bravo Fatos Nano!
      Bravo Ilir Meta!
      Faleminderit politika shqiptare!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/580/duartepergjakuratefamil.jpg/

      1. raimondi says:

        Ajo qe me cudit mua , nuk eshte pse djali i Sales ben biznes te ketij lloji,
        se tek e fundit keto biznese ku paraj del me lehtesi dhe me shumice
        dihet qe ata do i bejne —por sa te leshte jane treguar.

        Mire djali dhe ata trapet e tjere , por edhe Sala qe eshte shelper e vjeter , i ka besuar te beje ate lloj biznesi te rrezikeshem me nje perfaqsues te minoriteti grek ????!!!!

        –Kaq hajvan paska qene ai Sala ?-

        -Po ku te con mushka more idiot te besh binzes me nje grek minoriteti
        , i cili eshte pa asnje diskutim nen efektin e politkes kriminale greke kunder Shqiperise-

        -Por edhe sikur te mos ishte ata e kane ne natyre armiqesine
        ndaj Shqiperise

        –Kush ka qene emigrant e ka provuar ne kuriz te tij kur ka qene duke punuar prane e prane me ndonje kaur minoriteti apo nga bregu
        Ata jane gjarprinj

        ____Dhe ky biznes ishte nje rast i arte per sherbimin sekret grek dhe politken greke per te penguar futjen e Shqiperise ne Nato

        –Sali gomari ate lloj biznesi duhej ta bente me kedo tjeter por jo me keta greket ,
        se ketyre ju punon mendja dite e nate si ti bejne dem Shqiperine —
        Dhe kjo eshte nje realitet qe edhe ketu ne keto komentet e ketyre spiuneve te grekut e prek perdite , e jo me tek Delijorgji qe ishte Antishqiptari njohur

        –Politka greke e deklaron hapur qe eshte per destabilizimin e Shqiperise
        –Dhe te gjithe keta minoritaret qe jane biznesmene , jane absolutisht antishqiptare qe punojne me sa te munden per te ndihmuar politken greke ne Shqiperi

        Megjithse , greku u tregua dinak, sepse e mori ndemrarjen nga amerikani –Pasi Sala ja dha ndemrajes amerikane te bente demontimin .

        –Sales ja futi Greku , i vrau dhe baxhanakun, ndersa Saliu vazhdon ti lepije kepucet politkes greke –Tamam rrembythje

        Edi si , i thone nje shprehje ne Laberi :–Ruaju nga dimri kerthi dhe zengjini i Ri …..

        Keshtu qe keta zangjinet e rinj, si Sala me shoke, edhe nuk ju ruhet
        fare as per baxhanak dhe as per vellain biles

        –Ata shikojne vetem ne familje e brenda , dhe as e cajne trapin fare per te tjere…..

        Ja i shikojme perdite ketu ne emigracion, por edhe ne Shqiperi –Nuk do tja dije tjetri as per vellane e jo me per baxhank …

        Eshte kohe e veshtire kjo or Mero, se ne Shqiptaret kur hypim ne pozite nuk na ruhet fare per njerezit tane te aferm -I harrojme fare

        Keshtu ishte edhe ne komunizem –Ata qe ishin ne pozite nuk e ruanin fare per njereizt e tyre

        Ja Mehmet Shehu kishte lene vellane e tij ne Fier qe punonte me 3 turne ne Azotik me duket

        –Kur u internua familja e Mehmet Shehut –i vajten ata te sigurimit
        edhe vellait te tij ne Fier, ne shpi per ta internuar :–Ai i shkreti ju tha:-

        -Ja une keto minderet kam fituar nga vellai dhe punen me 3 turne, nuk kam azgje tjeter –

        -Dhe ata sigurimsat e pane qe ai ishte i varfer fare , nuk kishte perfituar azgje nga vellai i tij kryeminister …Dhe e lane , nuk e trazuan–

        –Pra edhe nuk eshte ndonje cudi qe Sala te mos jete interesuar fare per baxhanakun , por natyrisht qe e ka marre vesh kur ndodhi aksidenti….

        1. Bilo says:

          O Z.Raimond .Sipas logjikes tende ti legjitimon cdo veprim te qeverise me saliun familjen dhe ortaket me parate e ketij populli te vuajtur ,ty te shqetesoka vetem pse ka bashkepunuar me greket,ti e legjitimon perrallen e Saliut qe nuk njeh baxhanakun .Me cfare shoh une ti mendon se njerezit jane te dehur me nga dy dopjo raki dhe ti mund tiu serviresh cte duash,Do ta ndjeni hurin e ketij populli fukara shume shpejt.

    2. Familja Deliu, Gerdec 2008 says:

      ne gjume do tju dalin viktimat e pafajshme!
      http://imageshack.us/photo/my-images/600/kujtimngagerdec2008sali.jpg/

  2. Fatmiri says:

    KJo shoqeri eshte e gjitha e kriminalizuar.Vetem kriminelet kane akses ne gjithe administraten shteterore.Te gjithe kontigjentet e krimit do ti gjesh te punesuar ne polici, administrate publike,KESH,CEZ, ne kocensione e kudo.Te hysh ne nje tender duhet te matesh mire se te troket dera naten dhe te paralajmerojne qe te mos futesh se te ha buba, paguhen te fortet qe te bejne presion te cilet marrin perqindjen e tyre pervec perqindjes qe marrin ata qe bejne tenderin. Te kerkosh nje vend pune duhte te gjesh me pare sekserin dhe te kesh minimalen 3 mije Ero. Te gjith flasin per liri dhe demokraci por ne Shqiperi nuk jeton as siguria me minimale. Gjukatesi, prokurori, polici kane frike nga politika se nje hap i gabuar dhe gruaja, djali e sorollopi diten tjeter jane pa pune. Te kerkosh nje te drejte duhet te kesh nje mik nga Tropoja,Te kerkosh nje vend puine ne polici, ne qarkullimin rrugor, ne dogana, ne tatime e kudo po nuk qe nga Tropoja zore se siguron pune sado te pasur ta kesh Cv tende me vite pune ne Demokracin e Berishes. Te gjitha strukturat demokratike te Botes dhe Amerikes bejne sikur na ndihmojne, e shikojne se si vidhen votat, sa galopant eshte korrupsioni dhe kriminaliteti dhe asgje nuk bejne vetem na keshillojne dhe me elekuencen diplomatike thone se kjo eshte bere mire por duhet bere edhe me mire. A mendoni o njerez se ku po shkojme?

    1. keni says:

      o medet kjo eshte e verteta ditore qe thua ti o fatmire po disa media bejne aq zhurme qe te mbulojne kete te vertet qe eshte bere baza per te mbijetua ne shqiperi

  3. KETIJ POPULLI.KU ISHTE VRASESI BERISHA PARA 25 VJETESH,1 XHAKETE DOKU JO ME SHUME,PANTALLONA KADIFE;JO ME SHUME…..PO SOT…..VRAU, U PASURUA, SHATAROI SHQIPERINE. KUSH E DO ME SHUME SHQIPERIN DHE SHQIPTARET; (saliu) APO EUROPA????

  4. Fatmir says:

    Opozita ka vdekur! Edhe pas thirrjes jote o i nderuari Mero, drejtuar Opozitës, asgjë nuk ndryshoi. Rama vazhdon të merret me cicërrima, editoriale, konferenca, libra,……! Nuk i thotë njerri RAMËS,të rrëmbejë armët, por të drejtojë popullin, përballë kësaj qeverie. Nëse nuk e bën dot, të japi dorëheqje, është më e ndershme.

  5. Mike (rruga xh.bush-bathore) says:

    Eshte rreth rrotullimi i katert qe gjithe mediat do t’i kushtojne kesaj hiroshime shqiptare.Te gjthe e dijne qe familja berisha eshte e implikuar
    direkt duke perfshire dhe dy sheiket fatmir mehdiu me fari balliun.
    Po keshtu 15 marsi 2008 do quhet dita e prerjes ne bese e nje populli
    qe kishte besim absolut te shteti amerikan.Cfare ka ndodhur nga kjo date
    deri tani mund te themi:NA ISHTE NJE HERE NJE POPULL QE ISHTE ME PROAMERIKANI NE BOTE DHE E BENE POPULLIN ME TE ZHGENJYER .nuk ke cfare te komentosh me se eshte humbje kohe.

  6. arber says:

    E shkreta Nene qe sot e pashe ne tel duke qare nga urrejtja per kriminelet…por fajin nuk e kane gjygjtare dhe politikane por ne POPULL dembel fakir ma i na e bafshin te gjitheve.
    Boll duruam ti shfarrosim keta kriminela

  7. besa says:

    Nuk e dini më të fundit, berisha do formoje edhe Gjykaten Administrative, sepse ne perberje te saj do jene edhe gjykates aktuale, si keta te gerdecit. Shitesja e bukes tashme gjykatese do na gjykoje edhe administrativisht. Dhe kjo opozita e paafte shkon e voton ligjet e malokut fashist. Mjer Shqiperia dhe shqiptaret.

  8. tomori i beratit says:

    Ne Argjentine para dy javesh u shoqerua ne polici nje plak 93 vjeç sepse dyshohet si nje ish SS i fshehur me identitet te rem plot 67 vjet.Pra si e shikoni -DREJTESIA VONON POR NUK HARON -LIGJI DO TE VENDOSET NE SHQIPERI.Ne mos sot NESER.Mjere ju o vrases dhe ju qe ndihmoni vrasesit.LIGJI DO T’JU SHTYP KOKAT.Kete duhet ta mbajn veth ne vesh keta bastard

  9. aman says:

    aman o TOMORI I BERATIT.beson akoma tek drejtesia.

    1. Epirioti II says:

      Historia e gjithe popujve ne cdo epoke ka vertetuar:
      Po nuk i dashurove drejtesine dhe lirine as nuk i beson, po nuk besove ne to nuk lufton per to dhe po nuk luftove, ato nuk vijne kurre.
      Kaq e thjeshte eshte e gjitha.

      Shqiptaret nuk kane arritur akoma nivel civilizimi qe ta duan me te vertete drejtesine (madje as nivelin me primitiv te civilizimit qe te jene te pergjegjshem per te ardhmen e femijeve te tyre). Te gjitha burojne qe ketu. Nuk jane Berisha, Nano, Meta, Rama etj, shkaktaret e te keqijave tona. Jemi ne te ndare ne parcelat: e hajduteve, krimineleve, injoranteve, indiferenteve qe i ushqejme ata pa fund. E kam thene sa here bima permban helmet qe i ushqejne rrenjet. Nese Berisha eshte vertet maskara, kriminel dhe antishqiptar, cfare jane 45% te Shqiptareve qe e votojne ??!!!

      Dhe ajo pakice e civilizuar qe ekziston, ne vend te luftoje per ndryshimin rri qahet gjithe diten ne kafe apo bloge, duke bere kinse “analiza” se cfare gabimesh ka njeri dhe cfare tjetri.

      Ka shume menyra per te luftuar, por mbreteresha e luftes eshte lufta per voten. Bind sa me shume njerez qe te votojne me mend ne koke dhe bind sa me shume te luftojne per ta mbrojtur voten.

      Leksioni me brilant nga 22 vjetet e demokracise shqiptare eshte “BERISHA NUK MUND TE SHKULET KURRE NGA PUSHTETI DHE POLITIKA ME ASNJE MJET PERVECSE ME VOTE MASIVE”. Ne 1994 ai kishte pushtetin me absolut qe ka patur ndonje shqiptar mbi Shqiperine pervec Enver Hoxhes, dhe vota e popullit ne Referendum e la si te dhjere.

  10. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Sotiri, nje injorant mercenar qe punon ne Entin Kombetar te Banesave dega Berat, eshte i lindur ne vitin 1944. Bejtet e tij kane marre cmime te larta ne kete treve!

    Saliu, brgadieri i kryeministrise, i lindur ne vitin 1944 vetem me bejte e mbane nen sundim kete vend te art!

    Zotrinj, po vesh pampers kohet e fundit, iu drejtua grupit te tij parlamentar, po ciu ciu nuk bej si Edvin Kristaq Rama!! asnjeri nuk i thote:- c’bene keshtu zoti kryeminister!!! Tmerr njerez.

    Te dy nuk punojne, te dy mbajne kembet haper ne forme V kur jane me kembe ne toke, te dy jane komunist, qe kariera komuniste iu nderpre ne vitin 1990.

    Sir Mero, me kete kurajo civile qe keni po derrmoni bejtexhinjte dhe mercenaret injorant te ketij regjimi.
    Koha po punon per njerez te ndershem dhe puntore. Me ne fund te gjithe te burgosurit politik, te gjithe pronaret e ligjshem do vdesin te qete, dhe jo me fjalet e fundit:- Son of a bitch.

  11. durrsaku says:

    more bashkekombasit e mij sikur po i bini shum ne qaf berishes . po a nuk shin ata te gerdecit qe ne 2009 votuan pd ? po kete si ta shpjegojme ? mas trgjedis ju rane te afermit , kusheriret , komshijte , bashkefshataret etyre , dhe mas pak muajsh moren ca para dhe pshurren te vdekurit e tyre . e kuptoni n ca popull maskara jan? te gjith duhet te kisin shkuar ne p.. te semes atje ne gerdec , me burra e gra , qen e mace …………..

    1. Shkodrani says:

      Eshte me se e sakte thenia e Intelektualeve Shqipetare jashte vendit:

      NATYRA DHE MISIONI I SALI BERISHES ESHTE SHKATERRIMI I KOMBIT SHQIPETAR.

  12. gjethi says:

    Gjygji i Fatmira Hajdarit nuk ka ndonje vlere te madhe per Familjen Berisha. Vlere decisive ka nje gjygj qe do behet ne Amerike me 22 mars. Avokati mbrojtes ne gjygjin ne Amerike do paraqese dokumente tronditese, qe lidhin Shkelzenin jo vetem me fisheket qe Diveroli conte nga Rinasi ne Afganistan nder te tjera me avionet e firmesw Ukrainian Cargo Aiways por edhe malli, qe sillnin avionet, kur ktheheshin nga Afganistani. Fatkeqesisht ne Amerike nuk ka gjykates si Tan Broci, qe shet gjakun e vellait,as gjykatese si fatmira Hajdari,qe shet gjakun e te shoqit Azemit. Pas ketij gjygji i biri i burrit te shtetit do te kete me shume propabilitet fatin e Almir Rrapos, pra do perfundoje nen kujdesine US Marshals.

  13. ALBAN DEGA says:

    GRUSHTET I NJE VIKTIME GJASHTEVJECARE MBI FYTYREN E SALI GERDECIT

    -… apo varete popullore mbi drejtesine se shtremberuar shqiptare!?

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    12 Mars 2012… Pamje tronditese… Vajtime mortore… Klithma te nje zemre nene te cfilitur tash e gati 4 vjet nga dhimbja per vrasjen makaber e djalit te saj njomzak vetem 6 vjecar.
    … Grushtet i nje nene perplasen me gjithe fuqine mbi muret, mbi dritaret dhe peshoren e cakorduar plotesisht te drejtesise se sotme shqiptare. Jane grushte nene qe merr fuqi nga trupi njomezak e shpirti engjellor i nje viktime gjashte vjecare krejt te pafajshme, Edison Durdes.
    Eshte shpirti dhe fantazma engjellore e Edison Durdes qe sillet e do te sillet mbi kokat e cartuna te korrupsionit dhe kusarise qeveritare shqiptare derisa te jepet drejtesia per Padrinon dhe regjizoret e vertete te tragjedise se tij me emrat e Sali Berishes, Fatmir Mediut, Shkelzen Berishes, Enkeljed Alibeajt, Aldo Bumcit, Selman Selmalllarit, Fahri Balliut, … . Jo vetem te tij por edhe 26 viktimave te tjera dhe qindra sklleverve qe shfrytezoheshin per nje krodhe buke nga ” Kjo mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
    Eshte e njejta Mafia qe tund para shqiptareve vellon e bukur te demokracise qe e kane perdhunuar, felliqur , sakatuar e ekzekutuar qysh nga getot e vdekjes se Gerdecit e deri nga bunkeret e shpelles se vdekjes me emrin “Keshilli i Ministrave” te Shqiperise.
    Eshte e njejta Mafia qe vjedh voten e shqiptareve per te plackitur pasurite e tyre, qe ka privatizuar me hajni elektorale pushtetin per te akaparuar e kthyer ne ciflik te saj krejt Shqiperine.
    Eshte e njejta Mafia qe vret demokracine duke i plackitur shpirtin e saj voten e lire per te vrare vocerraket 4 e 6 vjecare te Gerdecit e per te ekzekutuar pa gjyq prinderit e tyre para selise se qeverise, qe ka si detyre mbi detyrat, si kryedetyre ligjore e kushttuese mbrojtjen e jetes se qetetareve e taksapaguesve qe e mbajne ne kembe shtetin e vet qe ne vend ti mbroje i vret.
    Eshte e njejta Mafia qe me nje mije e nje kurthe e sterkembesha u hoqi autoreve te Gerdecit sot per ti liruar regjizoret e tij neser nga akuza e vrasjes masive duke marre peng e shtremberuar drejtesine e privatizuar nga e njejta Mafia shqiptare.
    Me vendimin e saj te diktuar e imponuar Sashenkave e Tom Ndrecave te drejtesises shqiptare, Mafia berishiane e 97-es, e Otrantos, e 14 shtatorit te zi 98, e Gerdecit … e 21 Janarit te zi 2011, rivrau edhe nje here Edisonin gjashtevjecar e 25 bashkevendasit e tij prej 2 e deri ne 70 vjec…
    Eshte fatkeqesi qe vendimi i diktuar i drejtsise krejt te shtremberuar shqiptare mban edhe emrat e e nenshkrimet e dy nenave shqiptare. Midis tyre eshte edhe nena e Azemit 13 vjecar dhe bashkeshortja e heroit te demokracise shqiptare! Duke nenshkruar ate vendim turpi ato rivrane jo vetem 26 viktimat e Gerdecit dhe Edisonin 6 vjecar, por edhe babain e Azemit te saj dhe bashkeshortin e vet, qe kerkon drejtesine e munguar edhe ndaj tij nga e njejta Mafia qe e nxorri ne prite dhe bashke- ekzekutoi ne mes te Tiranes me 12 shtator 1998.
    Nuk e di cfare ndjene ato kur pane me syte e tyre grushtet e motres se tyre Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, te perplaseshin ne muret, ne dyert, ne dritaret e gjykates se Tiranes.
    Ato nuk ishin as grushte as klithma, as vajtime as trisht morti!
    Ato grushte nene zemerprishur e shpirtethyer perjete nuk ishin vetem te saj. Se pari e mbigjithcka ato ishin grushtet njomzake te Edisonit 6 vjecar mbi fytyren e cartun e shpirtin e percudnuar te Sali Berishes… Ato ishin grushtet e Edisonit gjashtevjecar mbi kusarine dhe vrastarine shqiptare.
    Ato ishin kushtrim… sirene alarmi… Ato ishin varet e nje populli te tere mbi peshoren e Hyjneshes se drejtesise se perdhunuar e poshteruar shqiptare.
    Ato grushte do ta ndjekin Sali Berishen dhe ceten e tij te kusareve e vrastareve edhe pertej varrit.
    Ato grushte do te godasin gjithnje me fuqishem kete bande gansgteresh e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” derisa te vihet ne vend drejtesia!
    Ajo mund te tredhet, por nuk mund te tretet!
    Varete e shpirtit te plasur te nenes dhe grushtet e Edisonit 6 vjecar jane kambana drejtesie! Ato bien e do te bien pa pushim e gjithnje e me fort derisa regjizoret e tragjedise se Gerdecit dhe te te gjithe tragjedive shqiptare te vihen ne banken e te akuzuarit e te japin llogari para Hyjneshes symbyllur te Drejtesise!
    Drejtesia edhe vonon, por asnjehere …. kurre nuk harron! Never ever !

  14. julian says:

    hyni ne erepublik albania ndihmoni shqiperine kunder serbis dhe fyromit qe jan me sh ne numer ja dhe linku dhe sa hyni kerkoni dhe chatin qe te viheni ne kontakt me lojtaret me me experience per ndihme http://www.erepublik.com/en/referrer/Rorschach+C

  15. julian says:

    hyni ne erepublik albania ndihmoni shqiperine kunder serbis dhe fyromit qe jan me sh ne numer ja dhe linku dhe sa hyni kerkoni dhe chatin qe te viheni ne kontakt me lojtaret me me experience per ndihme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje