“Parlamenti ynë është një tempull i pistë për shkak se është kundër njerëzve të tij. Sot nuk ka demokraci në Shqipëri, ne po e presim, por pyetja është se kur do të vijë”. Kështu tha dje një paraplegjik, i cili kishte dalë për të protestuar përpara parlamentit. Ishin me qindra. Ishin të acaruar ndjeshëm sepse qeveria ka vendosur tu heqë edhe atë kafshatë që merrnin. Kjo qeveri, që druhet nga çdo protestë, bëri ç’mundi të mos lejonte autobusët të vinin në Tiranë për protestë.
U hoqi kafshatën atyre, por nuk nguroi të shpallë se më 22 mars do bëjë koncertin më të madh në histori. “Festa që po bëjmë sot në Elbasan është tregues i zhvillimit ekonomik,” tha Berisha më 14 mars. Ka nisur që ta masë zhvillimin e vendit me koncertet që organizon. Dhe sa e sa të tillë do shohim sivjet. Ndoshta e ka kuptuar se ne duam vetëm festa e koncerte? Apo ndoshta e ka kuptuar se sido që të vijë puna ne nuk reagojmë. As kur jep 10 milion euro për një maket parlamenti. As kur i vriten 26 njerëz dhe gjykata thotë se u dëmtua prona. As kur vret njerëz me duar në xhepa përpara selisë së tij. As kur i kapet zëvendësi i tij në video duke bërë miliona euro. E meritojmë të na bëjë festa. E meritojmë edhe faturën 5 milion euro të Shakirës. Ndoshta i meritojmë të gjitha sa kohë e lëmë të tallet nga tre herë në ditë me ne.
po ne vend qe te ja jape atyre ne nevoje kryeministri jone parapergadite feste te madhe me 22 mars dhe shpenzimet nuk i dihet se sa do te jene por nuk ka faje ai fajin e ka populli qe nuk e bojkoton kete feste dhe kjo tregon se jemi nje popull budalla dhe mire te na behet sepse nuk ka vend ne ballkan apo edhe ne evrope qe qeverija te organizoje feste pas feste ne kurriz te popullit te tij.DURO DURO POPULL KOTI.
Shqiperia eshte ne rregull.Populli merr 8000$ dollar ne vit.ç’far i ka ngelur mangut? Vetem festat. Per festat mendon vrasesi Berisha me kompanine e tij.Ju vetem paguani, ç’do gje eshte ne rregull.Doni Shakiren? Edhe shakiren jua bjen ne Tirane per konsert.