Kur skocezi Sammy o’Gorman mësoi se do dërgohej si ushtar në Irak, menjëherë mendoi për rreziqet që e prisnin. Por nuk ishte shpërthimi i papritur i një bombe nga rebelët që i rrezikoi jetën 28 vjeçarit.
Ai kaloi tre muaj në trajtim intensiv dhe iu nënshtrua 17 operacioneve për shkak se ishte kafshuar nga një merimangë gjigande.
“Kur je në luftë, nuk e ke mendjen të shqetësohesh për merimangat. As nuk e pashë merimangën dhe as nuk e ndjeva kafshimin. Më kishte hapur dy vrima në kofshë”, tregon ai.
Kur u kthye në bazë, vuri re se kofsha i ishte skuqur dhe ënjtur. Një doktor ia hapi plagën dhe i futi një lëng brenda. Askush nuk e dinte se cili ishte problemi real.
Merimanga, që rritet deri në 20 centimetër, nuk është helmuese, por përmban baktere vdekjeprurëse të cilat i merr duke ngrënë kafshë të ngordhura në shkretëtirë. Duke mos e ditur këtë rreziku, ushtari për pak nuk humbi jetën. Gjaku iu infektua dhe ai ishte disa orë larg vdekjes. Doktorët e alarmuar e çuan në një qendër të specializuar. Gruas së tij i thanë se mund të mos ia dilte. Por pas shumë mundimesh, mjekët gjetën shkakun, pasi fillimisht mendonin se kishte kancer.
Tani ushtari e ka marrë veten dhe trajnon ushtarët që shkojnë në Afganistan.
Ç’është ky fjalor: “rebelët”?
Kurse ky qenka ushtar!!!!!!Ku? Në Irak? Ç’i kishte humbur atje?
ketyre po u dhimsej populli qe vuante nga diktatori prandaj e dogjen bombarduan keta qe ngelen do i vrasin se jane dhe te stresuar.shkurt bekimo ky quhet paqruajtes qe u solli lirine dhe demokracine. sa te sherohet dhe ky do vras nja 16 e ti djeg se e ka kap stresi merimanges.