Kristo Frashëri vë në paqe palët në bashkinë e Tiranës: I japin titullin Qytetar Nderi

21 Mars 2012, 23:09Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Kristo Frashërit. Motivacioni: Për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Historiani i njohur ka lindur atëmot që Tirana u bë kryeqytet, dhe ka kaluar pothuaj gjithë jetën në Tiranë (ka lindur në Stamboll, dhe është banor i Tiranës qysh prej moshës 7 vjeç). Në një intervistë për të përditshmen Mapo në muajin shkurt, ai nënvizonte se Tiranën nuk e bëri kryeqytet historia, bëmat, vlerat arkitekturore, apo rëndësia kulturoro-ekonomike, por “treva ku është”: “Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje. Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti, qyteti bregdetar, vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” e lidhte Malësinë me detin. Qe një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar, po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi e vinte nga Kavaja e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në Rrugën e Dibrës e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni. Po t’i shikosh në hartë këto tre rrugë kryesore, ato takohen në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, prandaj Tirana lindi si qytet, kur u gjallërua krahina, treva.”

Propozimi për dhënien e këtij titulli për akademikun Kristo Frashëri ishte bërë nga grupi i Këshilltarëve të PS-së dhe, me sa duket, është mbështetur edhe nga këshilltarë të djathtë. Frashëri, përveç aktivitetit akademik, ka rënë në sy edhe në debatin publik të kohëve të fundit, sidomos për çështje të natyrës patriotike, dhe në këtë mes e ndihmonte, dhe e cyste, fakti që është historian. Në fakt, Kristo Frashëri është një nga pak autoritetet e pakontestuara, ose të kontestuara pak, të Shqipërisë së sotme në terma moralo-intelektualë. Ai sot është 92 vjeç.

http://respublica.al/artikuj/2012/3/21/kristo-frasheri-ve-ne-paqe-palet-ne-bashkine-e-tiranes-i-japin-titullin-qytetar

13 komente në “Kristo Frashëri vë në paqe palët në bashkinë e Tiranës: I japin titullin Qytetar Nderi”

  1. Kristo Frasheri eshte shembull i historianit objektiv, i padeshirueshem per diktatorin Enver Hoxha, por shembull per te gjithe historinet patriote shqiptare.

  2. raimondi says:

    Kristo Frasheri eshte kristian Kristal Shqiperise

    Eshte pa asnje dyshim Kristo Frasheri legjende e gjalle e Intelektit dhe patriotizmit
    te Rilindjes Shqiptare

    _-Ai eshte Rilindasi i Fundit i Atdheut tone….

    ____Ne keto kohe te trubullta ku tradhetia ndaj Idealeve te shendeteshme patriotike eshte bere e modes , eshte bere si nje liicence
    per te bere kariere ne politken shqiptare , Akademik Kristo Frasheri na meson se Respekti ndaj idelaleve patriotike dhe lufta per t’i mbrojtur ato
    eshte muri ndares
    midis njeirut qe i thote vetes njeri dhe ka respekt per identietin e tij
    dhe njeriut skllav qe eshte sherbetor i te tjereve

    Nese ka njeri me te cilin ne mund te krenohemi sot per Integritetin e tij si Intelektual patirot dhe Akadameik brilant Shqiptar ky eshte Z.Kritsto Frasheri

    I uroj akademik Kristo Frasherit pleqeri te bardhe , dhe edhe 100 vjet te tjera te lumtura dhe plot shendet !

    Zoti e bekofte !

  3. Edi Detroit says:

    Sakte, M.Barleti, Profesor Frasheri ka qene i padeshirueshem per kriminelin Hoxha,po ashtu edhe nje i padeshirueshem per qarqet pro-greke ne Shqiperi.Nje shqiptar patriot i vertet, i uroj nje jete me te gjate, ketij patrioti te vertet shqiptar.

  4. ALBAN-DARDANI says:

    –Historiani Kristo Frasheri, ka qene e mbete figure e deshirushme dhe e respektuar per te gjitha kohrat.Nder dhe respekt ketij burri qe ka dhene nje kontribut te rendesishem ne pasqyrimin e historis tone kmbetare.
    –Urime,shendet e jete me te gjate.!!

    –Urojme paqe e mirkuptim ne vazhdimei ne bashkin e Tiranes, edhe per figura e personalitete te tjera ne kete 100 vjetot te pavarsis,qe i kane dhene emer jo vetem Tirane,por gjith shqiperis dhe kombit shqiptar!
    — pershendetje – ALBAN DARDANI NY.

  5. gezim says:

    Kristoja, si Driteroi, me gjithe madheshtine e tyre, arrin puna dhe degjenerohen ne finish. Si mund te pranosh ti titull nderi nga dikush qe ka arritur te behet kryebashkiak me vota te dyshimta dhe qe ka direkt lidhje me 21 janarin? vetem keta batakçinjte tane i pranojne titujt, ne bote, nje akademik do ta kishte refuzuar me siguri.

  6. ymer elezi says:

    Une qe po shkruaj per te nderuarin Prof. Kristo Frasheri jam nje ish nxenes i tij. Ne vitet 1967-1968 Profesori kishte ardhur ne qytetin e Permetit per te bere Historikun e Rrethit. Kuptohet, ai vinte nga Instituti i Historise dhe kishte nje reputacion te padiskutueshem ne fushen e Historise,prandaj ate e ftuan te jepte disa ore mesimi ne Gjimnazin “Sami Frashri” ne Permet.

    Rasti e solli qe te shpjegonte periudhen e Skenderbeut.Mesimdhenja nga Prof Frasheri ishte nje mrrekulli e vertete.
    E kam te gjalle atmosfere e krijuar,fliste qete,sakte,elokuent dhe me pathos per ushtrite ne luftime, pershkruante me ngjyra te gjalla te gjitha figurat historike te kohes.Per Skenderbeun te tregonte detaje qe veshtire se do te harrohen, aq sa ora e Historise u shendrrua ne lenden me te bukur.

    Per mua,ai mbetet nje kollos i shkences shqiptare,qe kushdo duhet ta cmoje, nderoje dhe respektoje.Njerez te tille cdo komb i vijne rralle, prandaj ata i vendos ne piedestal.

    Ndjehem i nderuar qe kam patur fatin ta ndjek nga afer fuqine e tij.

    Dr. Ymer Elezi,ish nxenes i Prof. Kristo Frasheri

  7. Obergruppenfuhrer says:

    U befsh 160 vjec Kristo!!!

  8. Edi says:

    Une e di se ku e kane te shkruar mendimin dhe vlerat e te madhit Frasheri ata,po car ti bejme…… ata skane as din e as iman,persa nuk kane frike ligjin,vetem ndeshkimi i maskarenjve dhe zevendesimi i tyre me njerez te devotshem,do ti japi vendin qe i takon cdo lloj personaliteti,dhe aq me shume ketyre njerezve qe kane nje kontribut kaq te madh!!

  9. eli-Tiv says:

    ..Urime Prof. Kristo ….gjithmon respekt per ju !!

  10. Djali says:

    I dashur Gezim! ndaj te njejtin mendim me ty,per hajdutin e ruges se kombit,vjedhesin e votave ne mes te dites,njeri nga vrasesit e 4 te pafajshmeve,por ske cti besh faji eshte i joni i popullit,por fakti eshte qe dhe keta tipa kur bien perballe ketyre figurave te medha si Pr.Kristo Frasheri nuk kane se nga te luajne e duan apo nuk e duan,e pelqejne a jo Pr.Frasherin,madheshtia e ketije kollozi te Historise Shqipetare i mposht me lehtesi,prandaj dhe nuk mund te kundershtonte propozimin e ardhur nga Deputetet e Opozites per Pr.Frasherin i cili meriton me shume edhe se sa Qytetar nderi i Tiranes.Kam pasur kenaqesine ta takoj profesorin dhe i uroje nga zemra shendet e jete te gjate.

  11. Horri i bulevardit says:

    Hera e pare qe saliste dhe te tjeret, jane dakort, Kristo Frasheri, sic thote njeri me siper, eshte rilindasi i fundit dhe se e meriton qe te jete nje qytetar nderi i kryeqytetit, por edhe me shume, se me punen e tij, ka dhene kontribut te cmuar, ne historine shqiptare.

  12. hajriu says:

    Respekte dhe Perulje te madhit Kristo Frasheri

  13. qytetar says:

    Zoti Kristo Frashëri titullin Qytetar Nderi i Tiranës dhe i gjith shqiperise defakto e ka pasur, ky eshte vetem konfirmimi juridik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje