OBSH: Shqipëria, në krizë për mjekë

20 Mars 2012, 11:51Sociale TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Shqipëria ka numrin më të pakët të mjekëve për kokë në rajon. Shqipëria ka vetëm 115 mjekë për 100 mijë banorë. Vendi me numrin më të madh të mjekëve në Ballkan është Bullgaria me 369 doktorë, raporton Balkan Insight.

Serbia ka 284 mjekë për 100 mijë banorë, Kroacia 226, Maqedonia 262, Mali i Zi 207 dhe Bosnja 167. Sipas OBSH, mesatarja e BE është 330 mjekë për 100 mijë banorë.

Sipas Universitetit të Kalifornisë, shpenzimet për shëndetësinë dhe numri i mjekëve për 100 mijë banorë janë tregues kyç për gjendjen e sistemit shëndetësor.

Banka Botërore thekson se shpenzimet publike për shëndetin në Shqipëri janë të ulëta në krahasim me standardet rajonale dhe ndërkombëtare. Ato llogariten në 2.5 përqind të GDP-së ose 65 dollarë për person në vit.

10 komente në “OBSH: Shqipëria, në krizë për mjekë”

  1. hahaha says:

    kemi “doktorin: ne…

  2. Dean says:

    Ne s’kemi nevoje per kaq shume mjek per banore.
    Ne kemi nevoje vetem per 1 mjek per 3 milion banore.
    Edhe ky 1 qe kena po na heq trunin,lene mo me pas 200-300 per banor.
    Mire jena keshtu si jena.Jena shqiptar ne,nuk e rrujm hic,as nga bora,as nga shiu,as nga permbytjet dhe as nga semundjet.

  3. landi says:

    keni me lopat plote sudenta te spezializuar neper europ…po kush do i theras ai palyboy vasili gomari plak……..isha ne spitalin e vlores nuk punon taku se nuk ka specialist me than…po normale paguen tangentet nga ecografisti max gega dhe hecen peroare studjoja e tij private…ke lek sek lek ik te maksi…..drejtor i spitalit te vlores nje cop mishi me dy sy miltant.

  4. heu bre says:

    Hopa, hopa! Po pergatitet terreni per te hapur edhe per mjeket universitete private. Prite kur te dale malok shkerdhata dhe te thote prioritet i prioriteteve eshte te rrisim numrin e mjekeve. Hopa Cili i UET dhe Kristali bashke me UFO te fillojne te japin diploma mjekesie. Dhe pastaj njerezia akoma me keq do te vdesin topa topa. Shkaterrojeni kete vend se e meritoka. Me sherbim me te madh per fqinjet armiq nuk do besh dot me o malok. T’i vdesesh shqiptaret ngadale por ne menyre te sigurte. Ish-kolegu i dr. Mortjes nga vicidoli, i nderuari profesor i famshem i farmakologjise, Sezaiu, vdiq nga nje komplikacion post-gripal, teper banal por i neglizhuar nga ish-studentet e tij, sot “mjeke”. Nuk dilte “ndonje lek” nga ai prandaj e moren lehte lehte. Tani o burra, nga nje luge ne brez dhe te gjithe mjeke se u mbushem plot me dentiste dhe farmaciste. Eshte koha te dhjesim edhe mjekesine. Mbase hapet pune per avokatet per te ndjekur gabimet mjekesore.

  5. Andreas says:

    Shqiperise nuk i duhen mjeke por veterinere. Mjeket jane per njerezit.

  6. salistalin says:

    Erdhi koha qe te importojme doktorra nga greqia

  7. ndrea says:

    Kjo tregon se bkemi bere shume perparime.Sot qe krye veqilin e kemi doktor s’ka nevoj per te tjere pasi ai i ka dhene zgjidhje c’do problemi.Sot kemi jurista shume por s’kemi drejtesi,kemi gazeta por s’kemi gazetar,kemi politikan por s’bejme politik,kemi hajdut me shumice qe nuk denohen kurre.Mjer ky popull se c’far po shikon.

  8. historiani says:

    100 vjet paloshtet.
    Shqiperia ka qene eshte dhe mos qofte ne krize,per lidere te vertete.
    Vetem keta lloj lidersh normalizojne ate cope toke dhe ate popull naif.
    Kuptohet c’marka e kane drejtuar deri sot Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje