Rreziku nga ujqërit e vetmuar

21 Mars 2012, 19:33Politika TEMA

Një person si Mohammed Merah është makth për autoritetet e sigurisë në Europë. Ai i përshtatet modelit të ujkut vetmitar. Kështu i quajnë shërbimet sekrete ata persona që veprojnë individualisht, por që thonë se i përkasin rrjetit terrorist Al Kaeda.

Kush është Mohammed Merah, që ka vrarë shtatë persona? Askush nuk di shumë për të, por detajet e para që kanë publikuar autoritetet franceze bëjnë që gjithë Europa të ketë frikë. Një djalë mes të njëzetave, me origjinë algjeriane, tipik i kriminelëve që veprojnë të vetmuar, të cilëve u druhen më shumë autoritetet.

Pas 11 Shtatorit, shërbimet sekrete dhe policia janë përgatitur aq shumë kundër terroristëve të mundshëm dhe janë po kaq të pafuqishëm përballë këtij tip terroristi.

Shembulli fatal i ujkut të vetmuar është i pari sulm i suksesshëm islamik në Gjermani në pranverën e viti 2011. I karikuar pas një videoje që kishte parë në internet ku përdhunoheshin gratë myslimane nga ushtarët amerikanë, një i ri nga Kosova, Arid Uka, u radikalizua dhe brenda pak ditësh arriti të gjejë një armë në tregun e zi. Pak më vonë u gjend pranë një grupi ushtarësh amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. U kërkoi një cigare dhe më pas nxori armën. Vrau dy amerikanë dhe ishte fat që iu bllokua arma se do bënte kërdinë.

Rasti Uka tregon për autoritetet në mënyrë ekzemplare një kriminel që lind nga hiçi. Uka ishte besimtar, por në asnjë mënyrë radikal dhe i gatshëm për dhunë. Radikalizimi i tij përmes internetit ishte aq i shpejtë, sa nuk do kishte asnjë autoritet në botë që do e vinte re.

*Marrë me shkurtime nga Spiegel

12 komente në “Rreziku nga ujqërit e vetmuar”

  1. Maja says:

    Ja dhe ujku yne i vetmuar!
    Foto nga Larg:
    http://imageshack.us/photo/my-images/337/llupoberisha.jpg/
    Foto portret:
    http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

    P.S. Ky ka vrare shume here me teper se vellai i tij,Mohammed Merah, por eshte i djallezuar dhe fut te tjeret ne grope.

  2. ujk marsi says:

    keta jane kafshe jo njerez. vendi i tyre eshte xhehnemi. kush prrek femiejt ka prekur engjejt.

    1. Bekimi says:

      Ishallah e ke ti në dorë që të çosh në xhehnem të gjithë vrasësit e fëmijëve, o ujk marsi!
      Besoj se u ke bërë vend edhe çifutëve që vrasin fëmijë palestinezë përditë.
      Vështirë do e kesh për vend për krejt ushtarët amerikanë në Irak e Afganistan.
      Shpresoj t’ua keshë rregulluar vendin në xhehnem edhe krejt serbëve që vranë e masakruan aq fëmijë shqiptarë, boshnjakë e kroatë.
      Me siguri ua ke siguruar xhehnemin grekëve që u kanë çarë barkun me bajoneta shtatzënave çame më 1923 dhe 1944 (vetëm këta të fundit, se ka edhe më shumë).
      Hapsirë e madhe u dashka në xhehnem!

      1. beno says:

        o beqiro je shume i varfer nga mendja dhe si perket fare shoqeris se civilizuar ti do ishe njeri i zgjuar po te jetoje andej nga ato vendet arabe je shume i prish ne mendje gjynah per ata qe te kane perreth

      2. pisi says:

        ti ke lidh kerthizen me palestinezet apo je pjell e atyre anej

  3. test says:

    ca eshte ky gazetar qe thote :
    sulmi islamik i sukseshem ?!
    ka plas noj lufte kryqezatash dhe islamike se nuk po e marr vesh…
    jemi ne 2012 o shoku….

  4. Bekimi says:

    Sa pa fat fëmijët shqiptarë, palestinezë, afganë, irakenë, boshnjakë, etj…që nuk u bllokohet arma vrasësve të tyre!

    1. Edi Detroit says:

      Bekim, mos pergjitheso femijet shqiptare me, afganet etj,te gjithe femijet jane njesoj ; femije,por per fatin tone femijet shqiptare nuk jane te kercenuar,,,po te dhimbsen keta femijet e tjere( edhe ata nuk po i vret njeri, por po i vret islami),mund te shkosh ti mbrosh atje,,

    2. Gjergji says:

      ik ore bajge!

  5. Cakalli7 says:

    he mer beqim sa pak fat qe kane

  6. ujk marsi says:

    sa idjot qe je o shoku bekim. kush prek femijet shkon ne xhehnem, te gjithe femijet jane engjenj.

  7. pisi says:

    o beke moj beke malit!!!!!!!!!!!!!!
    po ca lidhje kena ne mer beke me palestinezë, afganë, irakenë, boshnjakë,
    o beke ??!!!
    nga na e gjete lidhjen qe i fut robt me 1 kallup??!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje